web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqi, aksident i rëndë në autostradë. Një i vdekur, shtatë të plagosur

13 Dhjetor 2014, 10:47, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Athinë ? Lamia, km 61, në Greqi, ku u përfshinë rreth 30 makina, 2 maune dhe një autobus që transportonte student.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një vajzë 28-vjeçare si dhe 7 persona janë plagosur.

 

Sipas mediave greke nga të plagosurit, 2 janë burra dhe 5 gra, të së njëjtës familje. Ndërkohë policia po kryen procedurat për zbardhjen e shkaqeve të  aksidentit.





Lajmet e fundit nga