Protestat para Kryeministrisë/ Ambasada e SHBA-së, me thirrje për qytetarët amerikanë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ...
Nëse kemi parasysh që njeriu mesatar kalon 25 vjet të jetës duke fjetur dhe e kap lemza mesatarisht 1 243 herë gjatë jetës, a nuk janë këto arsye të mira të mësojmë diçka më shumë rreth tyre? Shumë gjëra dhe dukuri të lidhura me trupin tonë i marrim si të mirëqena. Disa na argëtojnë, disa na nervozojnë, ndërsa disa as që i vërejmë derisa sa nuk përshkallëzojnë. Megjithatë, nëse marrim parasysh që personi mesatar kalon 25 vjet të jetës duke fjetur, e kap lemza mesatarisht 1.243 gjatë jetës së vet dhe rregullisht pastron kanalet e lotit duke qarë , gjithsesi është e vlefshme të dihet diçka për këto dukuri. Ju sjellim më interesantet nga të gjitha.
Në mesin e qenieve të shumta që popullojnë planetin tonë, njerëzit janë të vetmit që lëshojnë lot për shkak të arsyeve emocionale, derisa një numër i vogël, si elefantët ose frajerat macho, këtë gjë e bëjnë për të pastruar pluhurin e mbledhur në sy. Njerëzit nuk qajnë vetëm për të përcjellë ndjenjat rreth ndonjë problemi në mjedisin e vet, tashmë shkencëtarët besojnë se si lotët në vete përmbajnë dhe hormone të caktuara të padëshirueshme dhe proteina të tjera që trupi ynë i prodhon gjatë kohës së periudhave stresuese, të cilat në këtë mënyrë dalin nga trupi. Në fund të fundit, edhe ju vetë me siguri të paktën njëherë në jetë keni pasur atë ?qarjen e mirë? (shfryrjen), e cila në atë moment ju ka ndihmuar me të vërtetë.
Lemza
Lemza në fakt paraqet ngërçet e pavetëdijshme të diafragmës , membranat muskulore në gjoksin tonë, të cilat kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm te frymëmarrja. Shkaku më i shpeshtë i lemzës është irritimi i diafragmës, kryesisht për shkak të ushqimit të tepërt ose të paktë në stomakun tonë. Ajo çka më së shumti huton shkencëtarët është qëllimi i lemzës, pasi që lemza nuk shërben për asnjë qëllim fiziologjik. Një teori pohon se si lemza është mbetje e refleksit të lashtë të gëlltitjes. Pavarësisht asaj se për çka ka shërbyer dikur, një gjë është sigurt , lemza mund të jetë shumë e lodhshme nëse zgjat shumë, prandaj është e rëndësishme që sa më parë të merrni ndonjë nga ilaçet e shumta shtëpiake dhe ta largoni këtë pengesë.
Gjumi
Njeriu mesatar kalon një të tretën e jetës duke fjetur. Përveç disa përjashtimeve të njohura, shumica e njerëzve nuk munden pa gjumë më shumë se disa ditë. Megjithatë, gjumi është një nga aktivitetet tona për të cilin në anën tjetër dimë dhe kuptojmë fare pak. Shkencëtarët pajtohen për atë që funksioni primar i gjumit është mbajtja e trupit nga prodhimi i kimikateve të nevojshme për funksionim të mirë në gjendje të zgjuar, e deri te vetorganizimi i neuroneve. Nga të gjitha fazat e gjumit, më e rëndësishmja është e ashtuquajtura faza REM (rapid eye movemement ? lëvizja e shpejtë e syve), të cilën e karakterizon aktiviteti i lartë i neuroneve. Shumë teori flasin për rëndësinë e gjumit për kujtesë dhe mësim, respektivisht që pikërisht gjumi është mënyra më e mirë që ndonjë kujtim yni të kalojë nga memoria afatshkurtër në atë afatgjatë.
Vdekja
Duke pare në aspektin teknik, vdekja nuk hyn në kategorinë e aktiviteteve të përditshme, po meqenëse fascinon njerëzit që nga koha e krijimit të botës kemi vendosur të shkruajmë diçka për të. Me kushtin që vdekja nuk ka ndodhur në ndonjë mënyrë të dhunshme ose si pasojë e sëmundjes, ajo çka quajmë ?vdekje natyrale? në fakt është pasojë e vdekjes së qelizave. Edhe pse qelizat gjatë jetës vazhdimisht ripërtërihen, kur arrijmë në vitet e pleqërisë kjo gjë bëhet gjithnjë e më shumë e vështirë për to. Në mbaresat e kromozomeve tona gjenden telomeret, të cilat mbajnë informacione gjenetike dhe të cilat shkurtohen me çdo ndarje të asaj qelize. Pas një kohe të caktuar, telomeret thjesht mbesin pa gjatësi për ndarje për ç?arsye qelizat nuk janë më në gjendje që të ndahen. Pikërisht telomeret janë objekt i studimeve intensive të shkencëtarëve në dekadat e fundit, ndërsa shumë konsiderojnë se deri në fund të shekullit jetëgjatësia mund të zgjatet edhe dyfish.
Skuqja
Skuqja në faqe është reaksion universal njerëzor si pasojë e ndonjë vëmendjeje shoqërore. Të gjithë ne skuqemi, por te disa njerëz është më e dukshme se tek të tjerët. Më së shpeshti skuqemi kur njoftojmë dikë të famshëm, marrim kompliment ose përjetojmë emocione të forta në ndonjë situatë shoqërore. Venat në fytyrë zgjerohen, çka mundëson qarkullim më të mirë të gjakut në fytyrë dhe faqe. Megjithatë, shkencëtarët ende nuk e kanë tërësisht të qartë pse ndodh kjo dhe shërben saktë në aspektin biologjik.
Krishtlindjet dhe me pas Viti i Ri është ne prag dhe shume n...
Janë kryer një sërë studimesh nga universitete botërore lidh...
“Vërtet ishte një jetë e keqe. Kurrë nuk kisha menduar se do...
Të gjithë ne pëlqejmë të dërgojmë mesazhe të shkurta e të sh...
Nje femije vete ne pazar, aty shikon nje polic edhe e pyet x...
Hani ushqimet e mëposhtme dhe do të jeni “të fortë” në shtra...
Për 3-4 muaj të konsumit të rregullt të çajit do të zhduken ...
Kur ju hani është shumë e rëndësishme kontrollimin e peshës....
Vitamina A në lëngun e karrotës nxit ripërtëritjen e shëndet...
Nëse kërpudhat i përkasin ushqimit që është shpesh në menynë...
Ju fleni, pesha zhduket – një gjë e përsosur apo jo?. Shikon...
Këtu ju keni të gjitha përfitimet nëse konsumoni limonadë të...
Më poshtë keni 5 sende të cilat kanë nevojë të pastohen më s...
Dihet që vera është edhe stina më delikate për lëkurën, ndaj...
Si t’i mbajmë flokët në një ditë pune… Kujdesi për veten ësh...
Një mesazh i cili është riaktualizuar kohës së fundit dhe po...
Besojmë se si deri tani keni dëgjuar që pijet e gazuara nuk ...
Sigurisht për të mos u prekur nga mbipesha ju duhet të trego...
Shkencëtarët zviceranë konstatojnë që shkaku i shëndoshjes n...
Optimizmi zgjat jetën, të paktën atë të individëve me proble...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...