web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mustafaj: Basha s’ka prirje lideri

30 Nëntor 2014, 23:00, Politikë CNA

Ish-deputeti demokrat analizon situatën politike në PD

besnik mustafaj_1Për ish-deputetin dhe ish-anëtarin e Kryesisë së Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj komenton zhvillimet më të fundit të ish-partisë së tij, e cila pas 16 muajsh përmbylli dje edhe procesin e saj të ristrukturimit, proces i cili u çel pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit të vitit të kaluar. Në një intervistë dhënë dje për emisionin ?E Diell? në ?Top Channel?, Mustafaj theksoi se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka stofin e një lidershpi që të frymëzojë lëvizje politike në vend. Ndërsa për modelin e Berishës në politikë ai e cilësoi të mbyllur që para 8 vitesh. ?Modeli Berisha e ka mbyllur ciklin që në vitet 2005-2006. Ndërsa Basha nuk është shabllon i ndonjë modeli, por as nuk ka një model lideri. Nuk përbën lidership ajo që bën Basha?, u shpreh Mustafaj. Duke vijuar më tej, ish-ministri i Jashtëm në qeverinë ?Berisha 1?, shprehet se për këtë arsye demokratët i humbën zgjedhjet, dhe jo sepse Rama është një model më i mirë se Berisha dhe Basha. Dhe pikërisht sipas tij, një analizë e tillë duhej bërë nga kryedemokrati Basha gjatë këtij procesi të ristrukturimit të PD-së. ?Nga viti ?97 PD-ja doli si një viktimë. Dhe deri në vitin 2000 në duelin Rama-Berisha, as Rama nuk përbën model. Rama është reaktiv dhe repetitiv i praktikave të të tjerëve. Dhe duhet të sqarojmë diçka: në zgjedhjet e fundit humbi Berisha, nuk fitoi Rama. Berisha ishte bërë i padurueshëm për popullin. Basha duhet ta kishte bërë këtë analizë, por ai nuk e ka bërë këtë analizë që të drejtojë si duhet, të ofrojë një model lidershipi. Kurse Rama të jep rast të nervozohesh?, u shpreh Mustafaj. Për ish-deputetin, PD-ja mbetet një makineri e madhe, e cila nuk duhet që të mblidhet në selinë e saj për të bërë diskutime që duhej të zhvilloheshin brenda Parlamentit real. ?Partia Demokratike është një makinë shumë e madhe, nuk ka nevojë që të mbledhësh Parlamentin në selinë e PD-së për t?i dhënë shpresë popullit?, u shpreh Besnik Mustafaj. Edhe pse tashmë jashtë saj, politika mbetet hapësirë e lirisë, e cila në rastin e tij, del përtej normave të ekipit politik që përfaqëson. ?Brenda politikës je komplet i lirë. Por je brenda një ekipi dhe duhet t?u përgjigjesh disa normave të ekipit. Por ndërkohë ti shkon më larg se kërkon të të çojë politika. Unë jam përpjekur në mënyrë skizofrenike për të ndarë punët e politikës me ato të letërsisë. Kam pasur një frikë se mos joshem, se shumë kollaj të merr erë koka, se ka roje, ka privilegje shumë, ka verë të mirë, që mua më pëlqen aq shumë?, u shpreh ndër të tjera Besnik Mustafaj në intervistën e tij. 

Gazeta Shqip





23:00 Politikë

Demokrati

Nga Edison YPIDemokrati është edhe sjellësi edhe shpërdorues...

23:00 Politikë

Komunisti

Nga Edison YPIKomunisti është gjallesa më e fëlliqur më e nd...

Lajmet e fundit nga