web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kristaq Rama i Vjetri, stërgjyshi i Kryeministrit të sotëm, ishte një antishqiptar i tërbuar

27 Nëntor 2014, 23:00, Aktualitet CNA

Nga Kastriot Myftaraj

Në tetor 1913, rreth një vit pasi e kishte shpallur pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë, Ismail Qemal Vlora, në një fjalim që mbajti në një tubim popullor në Vlorë, tha, duke kujtuar ardhjen e tij në Shqipëri, nëntorin e kaluar:
?Unë, pa fuqi, me një tok shokë të lidhur të gjithë me një mendje, erdhëm këtu në Vlorë, jo si në vendin tim, por si në një qendrë ku mund të mbarohej puna e qëllimit për të cilët ishim duke u përpjekur. Kishim ndërmend ta bënim në Durrës punën që bëmë këtu, po me të vënë këmbën n? atë qytet, pakuptimi i durrsakëvet na dha të marrim vesh se një punë e tillë nuk mund të mbarohej atje. E mjerisht nuk u ndamë vetëm me kaq, po neve u thoshim ejani të përpiqemi së bashku për shpëtimin e Atdheut tënë, na përgjigjeshin: Ju jeni tradhëtorë, ju kërkoni humbjen e vatanit, prishjen e mbretërisë; ju gënjeni se Turqia nuk humbi e nuk humbet, ushtria e Turqisë ka zënë shumë qytete të Bullgarisë dhe tani po i kthehet Serbisë. Qysh mundnim na t? ua mbushnim kokën këtyre njerëzve. Kështu u shtrënguam t? u themi të mirëmbetshi, Zoti u dhëntë mend, edhe u nisëm për në Vlorë.?(?Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj: 28 nëntor 1912-22 janar 1914?, përmbledhje dokumentash, Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore, Tiranë 1963, dok. nr. 330, f. 234-235)

Ironikisht, si më të më të përkushtuarit ndaj Imperisë Otomane dhe Sulltanit, shtireshin të krishterët ortodoksë të Durrësit, të cilët qenë nën ndikimin e peshkopit grek, të quajtur Jakovis. Kuptohet se këta nuk e dëshironin sundimin otoman, por nuk donin që të krijohej shteti shqiptar. Nga ato që thotë Ismail Qemali më lart, del se ai i ka ftuar në Vlorë përfaqësuesit e Durrësit, që të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar për Shpalljen e Pavarësisë. Muslimanët e Durrësit qenë të përçarë sa i përket përgjigjes që duhet t? i jepnin Ismail Qemalit. Katolikët e Durrësit qenë të gjithë pro Ismail Qemalit. Nga ortodoksët e Durrësit fatkeqësisht asnjë nuk ishte pro Ismail Qemalit. Në fund, kur Ismail Qemali u largua nga Durrësi, muslimanët e Durrësit i dhanë tre delegatë për në Kuvendin e Vlorës: Abaz Çelkupa, Mustafa Hanxhiu, Jahja Ballhysa. Katolikët e Durrësit dërguan si përfaqësues të tyre Dom Nikollë Kaçorrin. Ortodoksët e Durrësit nuk dërguan asnjë përfaqësues. Durrësi ishte i vetmi qytet dhe krahinë e Shqipërisë, me popullsi ortodokse, që nuk dërrgoi përfaqësues ortodoksë në Kuvendin e Vlorës.

Një nga kundërshtarët më të ashpër të Ismail Qemalit në Durrës, në nëntor 1912, ishte Kristaq Rama, stërgjyshi në letër i Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Edi Ramës dhe gjyshi i Kristaq Ramës, skulptorit të Enver Hoxhës dhe babait të Edi Ramës. Kristaq Rama i vjetër, ishte, siç thuhej në atë kohë, njeriu i Tarafit (?partisë?) i Esat Pashë Toptanit në Durrës.

Një shekull më pas, stërnipi në letër i Kristaq Ramës të vjetër, Edi Rama, pagoi një sharlatan nga Kosova, njëfarë Eqrem Zenelaj, i cili paraqiti një dokument që kinse provonte se pavarësia e Shqipërisë ishte shpallur në Durrës, para 28 nëntorit, në 26-27 nëntor, me nënshkrimet e Ismail Qemalit dhe të Kristaq Ramës së Vjetër. Që ky dokument është i rremë, kjo gjë provohet nga fjalët që ka thënë Ismail Qemali rreth një vit më pas. As në këtë fjalim të tetorit 1913, as në kujtimet e tij, Ismail Qemali nuk thotë se ka bërë një deklaratë të shpalljes së pavarësisë së Shqipërinë në Durrës, dy ditë para se këtë ta bënte në Vlorë. Vetë Kristaq Rama i Vjetri, ndonëse jetoi edhe për shumë kohë pas vitit 1912, madje shkruante shpesh në shtyp, nuk shkroi kurrë asgjë për pjesëmarrjen e tij në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Durrës. Ndonëse ishte i pasur, dhe kishte kohë e para, Kristaqi nuk shkroi kujtime ku të përshkruante këtë bëmë të tij. Duket se as vetë Kristaq Rama i Vjetri nuk ishte në dijeni për këtë bëmë që i atribuohej atij në dokumentin e zbuluar nga sharlatani Eqrem Zenelaj.
Ky i ashtuquajtur dokument është pa asnjë dyshim një sajesë e shërbimeve të fshehta armiqësore ndaj Shqipërisë, atyre serbe, greke, apo ruse, që donin të krijonin përçarje mes Ismail Qemalit dhe njerëzve të tjerë pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës. Këto shërbime të fshehta e kanë infiltruar dokumentin në zyrat austro-hungareze, ku në fakt dokumenti është pritur me skepticizëm. Dokumenti gjendet në arkivin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Austro-Hungareze, çka tregon se ai ka shkuar në Vienë me anë të spiunazhit ushtarak. Nëse do të kishte shkuar në Vienë me anë të kanaleve diplomatike, pra konsullatës austro-hungareze në Durrës, do të ishte në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Një analizë e thjeshtë zbulon se dokumenti është madje i falsifikuar keq. Prof. dr. Kristaq Prifti, një njohës i osmanishtes, gjuhës në të cilën është shkruar ky dokument me dy rreshta, thotë se Ismail Qemali nuk ka nënshkruar kurrë vetëm me emrin ?Ismail?, siç është në këtë dokument, por gjithmonë si Ismail Qemali.
Por mund të sillen edhe shumë argumente të tjerë, veç këtij që thotë prof. dr. Kristo Frashëri, për të vërtetuar se dokumenti i 26-27 nëntorit është i rremë. Së pari, data e tij. Në një dokument historik shënohet data e saktë. Përse duheshin shënuar këtu dy data? Së dyti, një dokument i shpalljes së pavarësisë, nuk mund të shkruhej vetëm në osmanisht, si ai i 26-27 nëntorit, por duhej shkruar edhe në shqip, siç bëri Kuvendi i Vlorës. Natyrisht se dokumenti i shpalljes së pavarësisë duhej shkruar në gjuhën e shtetit nga i cili po shkëputej Shqipëria, pra në osmanisht, por duhej shkruar edhe në shqip, në gjuhën e vendit që po shpallej i pavarur.

Kristaq Rama i Vjetër ka qenë një antishqiptar, i cili u largua nga Berati dhe u vendos në Durrës, i ngarkuar me detyra spiunazhi, për të siguruar mbështetjen e komunitetit ortodoks të Durrësit për Esat Pashë Toptanin. Kristaq Rama u bë i pasur se autoritetet otomane të Durrësit i dhanë një leje (koncesion) për të nxjerrë gurë të gdhendur nga ndërtimet antike të Durrësit (duke përfshirë dhe amfiteatrin) dhe për t? ua shitur ato atyre që ndërtonin shtëpi. Merret vesh, autoritetet otomane nuk shqetësoheshin aspak për ndërtimet antike në Durrës apo në ndonjë vend tjetër në Shqipëri, por duke parë se gurët e gdhendur të tyre kërkoheshin shumë për ndërtim, e ndaluan marrjen e tyre përveçse me leje të posaçme, që të siguronin të ardhura nga kjo veprimtari fitimprurëse. Duke qenë se Kristaq Rama kishte këtë licencë nga shteti otoman, ai u bë njeri me autoritet në bashkësinë ortodokse të Durrësit. Kristaqi ndërtoi një shtëpi në Lagjen Kala të Durrësit, për të cilën Edi Rama nuk flet kurrë sot dhe as e ka shkelur kurrë, ndonëse origjinën familjare e ka atje. Kristaq Rama ishte një antishqiptar i tërbuar.





Lajmet e fundit nga