Ristani, Selami dhe Alibeaj ne gare per Sekretarin e Pergjithshem te PD-se
Drejt perfundimit procesi i plotesismit dhe zgjedhjeve te st...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati
Intervista e plotë e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në Euractiv:
Ditmir Bushati është Ministri i Jashtëm i Shqipërisë që nga viti 2013. Më parë, ai ishte deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian. Bushati është diplomuar si jurist dhe ka studiuar në Tiranë, Leiden, Dallas dhe Harvard.
EurActiv.de: Kryeministri juaj Edi Rama duhej të takohej me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç javën e kaluar. Pse e keni shtyrë këtë takim?
Bushati: Të dy Kryeministrat patën një mosrakordim për shkak të incidenteve të dhunshme rreth ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd. Pas një telefonate ata kanë arritur një marrëveshje mbi një datë të re, 10 nëntor. Ne jemi të vendosur për të përmbushur këtë afat. Ne duam të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet tona.
EurActiv.de: A mendoni se pas incidenteve në ndeshjen e futbollit një fillim i tillë do të jetë i vështirë?
Bushati: Incidenti ishte për të ardhur keq. Ne dënojmë sulmet e dhunshme ndaj ekipit tonë kombëtar. Dhe qartazi, marrëdhënia jonë nuk ka qenë gjithmonë e lehtë në të kaluarën. Por tani ne duhet të shikojmë përpara dhe të mendojmë për të ardhmen tonë të përbashkët: perspektivën e anëtarësimit në BE. Bisedimet e pranimit do ta bëjnë më të lehtë sigurinë për të eliminuar dallimet ekzistuese midis dy vendeve tona.
EurActiv.de: Në fushën e lojës lojtarët shqiptarë mbrojtën flamurin e ?Shqipërisë së Madhe?, një gogol për Serbinë dhe vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Sa të rrezikshme janë tendencat nacionaliste në vendin e tuaj?
Bushati: Fillimisht do të doja të theksoja se: Sipas rregullave të UEFA-s ishte detyrë e Serbisë, si vend pritës i ndeshjes ndërkombëtare, për të parandaluar dukuritë e tilla, siç rasti i flamurit të telekomanduar dhe i dhunës fizike ndaj lojtarëve tanë. Këtu Beogradi dështoi. Mbi këtë incident unë nuk do të bëja asnjë lidhje me tendenca nacionaliste në Shqipëri. I vetmi projekt kombëtar që vendi ynë po ndjek është pranimi në BE.
EurActiv.de: Megjithatë Komisioneri Evropian, Jean-Claude Juncker, ka siguruar në mënyrë të përsëritur se asnjë vend nuk do t?i bashkohet BE-së në pesë vitet e ardhshme. A është një deklaratë e tillë dekurajuese?
Bushati: Deklarata të tilla nuk kanë të bëjnë me të vërtetë me dekurajimin. Por unë do të jem i sinqertë: Ne ? dhe asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor ? nuk është në gjendje të bashkohet me BE në pesë vitet e ardhshme. Pyetja qendrore është, çfarë do të ndodhë pas këtyre pesë viteve, dhe si bashkëpunimi midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mund të projektohet në mënyrë që ne mund të afrohemi më pranë me BE ekonomikisht dhe politikisht. Bisedimet e pranimit do të vazhdojnë. Procesi që Angela Merkel ka nisur në gusht në Konferencën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Berlin, është një mundësi e madhe. Ai na bën thirrje të gjithëve që të punojnë më shumë për vete.
EurActiv.de: Por, Komisioni Evropian thotë nga viti në vit, se Shqipëria duhet të luftojë më fort korrupsionin.
Bushati: Korrupsioni mbetet një problem në vendin tonë, sikundër dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Por, ne jemi të vendosur për ta luftuar atë. Jo vetëm për t?u përafruar me BE, por edhe për ndërtimin e një shoqërie demokratike. BE-ja është një model në luftën kundër korrupsionit. Reforma e sistemit tonë ligjor është akoma më vendimtare. Kjo është një detyrë gjigande për ne. Në këtë pikë ne punojmë ngushtë me Komisionin Evropian dhe aktorët e tjerë.
EurActiv.de: Zgjerimi nuk është saktësisht një temë popullore mes qytetarëve të BE-së. Ndër disavantazhet e tjera të frikës ekonomike të perëndimorëve, ekziston dhe ?emigrimi nga varfëria ?nga vendet e Evropës Juglindore. Si mund ta largoni ju këtë skepticizëm?
Bushati: E pra, para së gjithash, ? sikundër tha dhe Juncker ? ne nuk do t? i bashkohemi BE-së në pesë vitet e ardhshme. Dhe nëse shkojmë kaq larg, atëherë ne nuk përfaqësojmë kërcënim ekonomik për BE. Unë mendoj se BE-ja ka mësuar nga gabimi i saj. Përmes procesit të Berlinit, ne do të punojmë që në vitet e ardhshme të zvogëlojmë hendekun ekonomik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo na përgatit paraprakisht për pranimin në BE. Për ne nuk ka asnjë alternativë ndaj BE-së, dhe këtu unë flas në emër të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka nevojë për BE. Dhe BE-ja ka nevojë për Shqipërinë. Kjo vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
EurActiv.de: Dhe kur e shihni Shqipërinë në BE?
Bushati: Në dhjetë vjet, ne do të jemi gati për t?u bashkuar. Por, nuk është koha ajo që ka rëndësi. I rëndësishëm është dizenjimi i procesit të përafrimit, si për shembull procesi i Berlinit.
EurActiv.de: Anembanë Evropës, shteti islam ka rekrutuar luftëtarë të rinj për luftën në Siri dhe Irak. Sa lidhet/ e prek kjo Shqipërinë?
Bushati: Ne jemi pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS dhe kemi bashkësponsorizuar mjaft rezoluta. Në planin kombëtar kemi forcuar legjislacionin që trajton fenomenin e terrorizmit. Ndonëse ne nuk jemi direkt te përfshirë në luftën kundër ISIS, mund te jemi nën nje risk të përgjithshëm për shkak të pozicionit gjeografik. Ne jemi praktikisht portambajtese/gatekeeper e Evropës kur është fjala për t?u mbrojtur nga kërcënimet e terrorizmit. Në të njëjtën kohë besojmë se dialogu ndërfetar ështe mjaft i rëndësishëm. Vizita e Papa Franceskut, në shtator, në Tirane na ka inkurajuar më shumë në këtë drejtim.
Drejt perfundimit procesi i plotesismit dhe zgjedhjeve te st...
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionet Parlamentare t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot 2...
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin socia...
Nga Sali BERISHASot PD organizoi nje tryeze te gjere dialogu...
Kryetari i Partisë Demokratike mbledh në tryezë përfaqësuesi...
Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës ku pritet t...
Nuk harrohet z.Rama skandali që i parapriu vrasjes së katërf...
Kuvendi po diskuton sot projektligjin “Për pensionet e puno...
Do respektojmë të drejtën Kushtetuese të Presidentit për Guv...
Vizita e kryeministrit Rama në Beograd, sinjal i qartë që Sh...
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionet Parlamentare t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ne mbremje kryemini...
Kreu i PD Gjirokaster,Roland Bejko, i cili se fundi eshte pe...
Konferenca për shtyp e Kryeministrit Edi Rama, pas vrasjes s...
Edi Paloka publikon faktin se autori i vrasjes së katërfisht...
Dua ta nis me një urim nga zemra për të gjithë besimtarët be...
Pas masakrës tragjike në Tiranë, Deputeti Gent Strazimiri de...
Ministria e Arsimit pritet të fillojë një furtunë në struktu...
Deklaratë e Grida Dumës mbi shkeljet ligjore dhe skemën e ng...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...