Ekonomia gjermane para recesionit ?
Qeveria gjermane ka korrigjuar prognozat ekonomike. Berlini ...
Në Barcelonë demonstrojnë sërish dhjetëra mijëra vetë për pavarësinë e Katalonjës. Ata kërkojnë afrimin e zgjedhjeve për parlamentin rajonal. Këto zgjedhje pritet të avancojnë procesin e shkëputjes.
“Koha është pjekur” dhe “ne jemi gati” shkruhet në banderolat e demonstruesve. Shumë mbanin t-shirte të verdha dhe tundnin flamuj katalanas. Rreth 100.000 vetë, sipas informacioneve të medieve morën pjesë në manifestimin e protestës në kryeqytetin rajonal katalonjas. Për demonstratën pati bërë thirrje Asambleja Nacionale Katalanase (ANC) dhe shoqata kulturore Omnium, të cilët patën organizuar në të kaluarën disa manifestime masive për shkëputje të rajonit nga Spanja.
Votim në vend të refendumit
Në Katalonjë pritet të ketë vetëm një votim me rezultat jodetyrues për shkëputjen e rajonit nga Spanja. Referendumi i planifikuar më parë nuk është më në tryezë, të paktën tani për tani. Sfondi është një krizë kushtetuese që e kërcënon vendin.
Kërkesë për zgjedhje të reja
Zgjedhje të parakohshme për parlamentin rajonal brenda tri muajve të ardhshëm – kjo është kërkesa e fuqishme e demonstruesve. Sipas vullnetit të tyre, partitë që mbështesin pavarësinë e Katalonjës duhet të krijojnë një listë të përbashkët kandidatësh, në mënyrë që zgjedhja të marrë një karakter plebiscitar.
Pamje nga demonstrata
Kryeministri i qeverisë rajonale të Katalonjës, Artur Mas bëri të ditur të enjten se do të pyesë në 9 nëntor qytetarët për pavarësinë e rajonit, pa qenë i detyruar nga përfundimi i votimit. Më parë, qeveria katalanase donte të mbante një referendum të pavarësisë. Por në fund të shtatorit atë e ndaloi Gjykata Kushtetuese e Spanjës.
Madridit nuk i pëlqen votimi i qytetarëve
Qeveria e Madridit i pajti quajtur gjithmonë antikushtetuese planet për referendum dhe pati argumentuar se për pavarësinë e Katalonjës mund të vendosë vetëm i gjithë populli spanjoll. Ka mundësi që qeveria spanjolle ta kontestojë edhe votimin alternativ para Gjykatës Kushtetuese. “Rajonet lejohet të mbajnë referendume për tema, që janë në kompetencat e tyre”, pati argumentuar ministri i Drejtësisë, Rafael Catala. Çështja e pavarësisë i tejkalon kompetencat e një qeverie rajonale.
Katalonja, me Barcelonën e preferuar nga turistët është një rajon relativisht i pasur në Spanjën e përfshirë nga kriza. Katalanët, që kanë një gjuhë të ndryshme nga spanjishtja dhe që janë krenarë për natyrën e tyre kulturore, përfaqësojnë 16 përqind të spanjollëve. Veçanërisht të nxitur nga kriza e rëndë ekonomike, vitet e fundit është shtuar dëshira e shumë njerëzve për pavarësi. Mbështetësit e pavarësisë argumentojnë se rajoni do të jetonte më mirë ekonomikisht po të shkëputej.
Një rajon i ndarë
Megjithatë, katalanët janë të ndarë për çështjen e pavarësisë. Gati gjysma e popullatës së rajonit është pro pavarësisë, gjysma tjetër e kundërshton pavarësinë. Së fundi, rreth 40.000 vetë protestuan kundër një shkëputjeje nga Spanja dhe patën kërkuar dorëheqjen e presidentit rajonal Mas.
Qeveria gjermane ka korrigjuar prognozat ekonomike. Berlini ...
Policia në vendet e Bashkimit Europian po përpiqet që nga e ...
As shtimi i sulmeve ajrore të SHBA nuk e ka ndalur përparimi...
Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi ministrin e Mbrojtje...
Nëpërmjet rritjes së kontrolleve në kufijtë e jashtëm të BE-...
Sot u intensifikuan spekulimet lidhur me shëndetin dhe statu...
9 tetori ishte moment i parë historik në historinë e lirisë ...
Gjatë sulmeve ndaj jezidëve në veri të Irakut milicët terror...
Milicët xhihadistë të IS, sipas një informacioni të gazetave...
Klouni më popullor brazilian, Tiririca, i cili u bë në vitin...
Dita e bashkimit të Gjermanisë është festa kombëtare gjerman...
LE MONDEKjo është shakaja në hyrje të librit të Marcel Fratz...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Ju...
Qeveria turke kërkon të paraqesë këtë javë në parlament një ...
Ndryshim në drejtimin e NATO-s. Toni mund të ndryshojë, por ...
Partneriteti tradicional i Gjermanisë me Francën është lëkun...
Turqia duhet të marrë pjesë në luftën ushtarake kundër IS. A...
Shefja e Shërbimit Sekret amerikan tha se shkeja e fundit e ...
Në vorbullën e konflikteve ndërkombëtare Asambleja e Përgjit...
Kjo “bionde” ka rrëzuar një ministër.Në fakt është një foto,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...