Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Policia në vendet e Bashkimit Europian po përpiqet që nga e hëna të kapë emigrantët ilegalë dhe ndihmësit e tyre përmes kontrolleve të caktuara. Karl Kopp nga organizata Pro Asyl e kritikon këtë aksion dyjavor..
“Mos Maiorum” – Aksion policor në Europë kundër emigrantëve ilegalë
Policia në vendet e Bashkimit Europian po përpiqet që nga e hëna të kapë emigrantë ilegalë dhe ndihmësit e tyre përmes kontrolleve të caktuara. Karl Kopp nga organizata Pro Asyl e kritikon këtë aksion dyjavor.
DW: Zoti Kopp çfarë mendoni ju për këtë aksion?
Karl Kopp: Ne mendojmë se ky është një sinjal fatal. Në një situatë kur Europa përkujton të mbyturit në Mesdhe, kur shtetet anëtare grinden për pranimin e refugjatëve nën parimin e solidaritetit, nëse do të ketë një shërbim për shpëtimin në raste emergjencë apo jo, arrihet një ujdi. Një ujdi në sektorin e policisë, pra që në gjithë Europën të ketë kontrolle kundër refugjatëve. Ky është një sinjal i trishtueshëm dhe i shëmtuar.
DW: Në BE ka të drejtë gjithkush të kërkojë azil, sipas rregulloreve ende në fuqi të Dublinit, por aty ku ai shkel tokën europiane. Nëse e bën këtë, atëherë asnjë refugjat nuk ka pse të ketë frikë. Në rast se nuk e bën këtë, siç po ndodh masivisht tani, atëherë policia duhet të ketë instrumenta kundër kësaj, apo jo?
Karl Kopp: Këta refugjatë që mbërrijnë fillimisht në Itali, sapo kanë lënë pas vetes një udhëtim ferri, kanë parë ndoshta njerëz të humbin jetën, dhe vijnë brenda një sistemi që nuk është në gjendje t’i trajtojë ata për një kohë të shkurtër. Shumë prej tyre mbeten të pastrehë, apo e dinë se në Itali nuk kanë asnjë shans për një jetë me dinjitet. Kështu ata marrin rrugën drejt të afërmve apo komuniteteve të tyre në Gjermani, Suedi, Holandë apo Britaninë e Madhe. Por këtë nuk e parasheh rregullorja europiane. Ajo ka dështuar. Sistemi i Dublinit, i rastësisë gjeografike po ashtu ka dështuar, këtë e pranojnë tani edhe ministrat e brendshëm. Por ende mbahemi tek ai, megjithëse ai është shkak për shumë dhimbje. Do të ishte më e e thjeshtë të krijohej një sistem, i cili lejon legalisht ardhjen në Europë, kjo do t’i jepte fund humbjes së jetëve në masë, dhe njerëzit do të udhëtonin legalisht tek familjet e tyre. Ata nuk do të kishin nevojë për trafikantë dhe nuk do t’i trembeshin kontrolleve policore. Ky do të ishte një akt human.
Karl Kopp
DW: Kjo iniciativë është startuar nga Italia, aty ku vijnë shumë refugjatë, e ku me sa duket autoritetet i nisin vetë këta me biletë treni në drejtim të veriut. Nuk i duhen kujtuar Italisë detyrimet që ka?
Karl Kopp: Në Europë të gjithë tregojnë me gisht njëri-tjetrin. Italia ndjehet me të drejtë e lënë në baltë në operacionet e shpëtimit. Vërtet tani Italia ka bërë të mundur që shumë refugjatë të vazhdojnë udhëtimin drejt Europës. Kjo nxit të tjerët. Por që më parë mungonte solidariteti. Tani bëhet fjalë për ndjenjën e përbashkët të përgjegjësisë në Europë. Shtetet qendrore të Europës menduan se me sistemin e Dublinit do të zgjidhej problemi, por kjo nuk funksionoi, ndërkohë që shtetet jugore ndjehen gjithnjë e më shumë të braktisura. Të mbyturit në Mesdhe janë viktimat tona. Ne jemi përgjegjës për një politikë tjetër për refugjatët.
DW: Cila është baza ligjore e këtij aksioni policor? Të mos harrojmë që ne e kemi lirinë e lëvizjes në hapësirën Shengen.
Karl Kopp: Kjo është një çështje, së cilës duhet t’i japë përgjigjen Parlamenti Europian. Në të vërtetë ky aksion vë në pikëpyetje lirinë e lëvizjes në hapësirën Shengen. Një situatë të tillë e kemi pasur gjithmonë sa herë ka pasur kriza refugjatësh, e disa shtete e kanë shumë shpejt në pikëpyetje një arritje të tillë. Për refugjatët nuk ekziston liria e lëvizjes, as për azilkërkuesit, as për ata që u është njohur azili.
DW: Në bazë të cilave kritere pranuese do t’i vlerësonit ju azilkërkuesit? Apo do t’i pranonit të gjithë pa përjashtim?
Karl Kopp: Njerëzit që vijnë me varka janë si rregull refugjatë që kanë shanse të mëdha për të marrë statusin me një procedurë të drejtë. 50% e refugjatëve të anijeve në Itali vijnë nga Eritrea e Siria. Këto janë shtete, ku askush nuk e vë në dyshim se kërkesa e tyre për azil është e drejtë. Ne flasim për krizë para derës sonë. Por duhet të mendojmë: Duam të ndërmarrim në mënyrë aktive diçka, apo do të vazhdojmë të vështrojmë para syve tanë vdekjen?
As shtimi i sulmeve ajrore të SHBA nuk e ka ndalur përparimi...
Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi ministrin e Mbrojtje...
Nëpërmjet rritjes së kontrolleve në kufijtë e jashtëm të BE-...
Sot u intensifikuan spekulimet lidhur me shëndetin dhe statu...
9 tetori ishte moment i parë historik në historinë e lirisë ...
Gjatë sulmeve ndaj jezidëve në veri të Irakut milicët terror...
Milicët xhihadistë të IS, sipas një informacioni të gazetave...
Klouni më popullor brazilian, Tiririca, i cili u bë në vitin...
Dita e bashkimit të Gjermanisë është festa kombëtare gjerman...
LE MONDEKjo është shakaja në hyrje të librit të Marcel Fratz...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Ju...
Qeveria turke kërkon të paraqesë këtë javë në parlament një ...
Ndryshim në drejtimin e NATO-s. Toni mund të ndryshojë, por ...
Partneriteti tradicional i Gjermanisë me Francën është lëkun...
Turqia duhet të marrë pjesë në luftën ushtarake kundër IS. A...
Shefja e Shërbimit Sekret amerikan tha se shkeja e fundit e ...
Në vorbullën e konflikteve ndërkombëtare Asambleja e Përgjit...
Kjo “bionde” ka rrëzuar një ministër.Në fakt është një foto,...
Siçilianët që nuk i shpëtojnë dot krahut të zgjatur të mafia...
Në sulmet ajrore kundër milicisë së IS marrin pjesë edhe pes...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...