Fjala e plotë e Presidentit Bujar Nishani në ceromoninë e pritjes së Papa Franceskut
Fort i nderuar At i Shenjtë,Të nderuar autoritete të shtetit...
Nga Mero Baze
Ka shumë gjëra që këto 24 vite të lirisë i kemi fituar e humbur gjatë rrugës, pa ua ditur vlerën. Si një shoqëri që shquhemi për mungesë të kujtesës kolektive, ne jemi sot në pikun e një krize vlerash, ku dështimet na bëjnë nostalgjikë për errësirën dhe sukseset na bëjnë indiferentë për dritën që vjen nga historia, duke ëndërruar që ajo të fillojë me ne.
Ardhja e Atit të Shenjtë në Tiranë është një rikapitulim i bilancit të historisë sonë. Si dikush që vjen nga lart dhe nuk hutohet nga rrugicat dhe shtigjet ku ecim ne, Ati i Shenjtë me vizitën e tij, na mundëson Ne dhe Botës, të kthejmë kokën nga disa gjëra tonat thelbësore.
Ati i Shenjtë do të ulet në aeroportin ?Nënë Tereza? dhe do të mbajë meshën në sheshin ?Nënë Tereza?. Të dyja këto janë toponimet tona dhe nuk i kemi vënë me rastin e vizitës së Atit të Shenjtë. Me rastin e ardhjes së Tij kemi zbukuruar aeroportin dhe sheshin, por jo historinë. Miliarda njerëz në botë kanë mundësi të mësojnë ose rimësojnë se nobelistja e Paqes dhe shenjtorja e Vatikanit është një shqiptare. Në asnjë rrethanë tjetër kjo gjë nuk do të mund të ngulej në memorien e botës kaq shpejt dhe thjeshtë se sa nga ulja e Atit të Shenjtë të dielën në aeroport dhe udhëtimi drejt këtij sheshi për të mbajtur një meshë. Vetëm dikush që vjen nga lart, ta zbulon kaq thjeshtë dhe ta ndriçon kaq mirë historinë tënde.
Rruga kryesore drejt sheshit është dekoruar me fotot e 40 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, të përballur me regjimet politike në këtë vend, kryesisht diktaturën komuniste, por dhe monarkinë. Në këtë kohë të mbushur me streset e tranzicionit dhe dallaverxhinjtë e politikës, shumë shqiptarë ndjejnë bezdi nga e kaluara e tyre dhe janë gati të thërrasin në ndihmë Enver Hoxhën si një shenjë hakmarrje ndaj pafuqisë së tyre ndaj dështimeve të sotme. Është një nga ato periudhat e errëta të historisë, kur regresi mund shpresën dhe krimet zbukurohen nga nostalgjikët si statistikë. Vetëm dikush i ardhur nga lart si Ati i Shenjtë, na bën sot të përgjegjshëm për përgjegjësitë tona, për krimet që kemi bërë dhe batakun ku e kemi zhytur këtë vend me duart tona. Është mirë që nderimin e atyre martirëve e bën një qeveri, partia e së cilës ka një trashëgimi staliniste në historinë e këtij vendi. Kjo është shenjë e fortë e ndryshimit dhe jo qaravitjet e disa enveristëve që mendojnë se duke varur shalla të kuq në qafë duan të na fshijnë nga kujtesa diktaturën që mbajti këtë vend larg Perëndimit duke qenë pjesë gjeografike e tij.
Vetëm dikush që ka qetësinë ta shikojë nga larg dhe ftohtë historinë e këtij vendi, mund të fokusohet tek gjërat që e kanë tronditur këtë vend, ku sot vrasja e një martiri të Kishës nga diktatura, për median shqiptare është më pak interesante se tregimet e sekretarit të Enver Hoxhës.
Ati i Shenjtë do të sjellë dhuratë një kopje të klonuar të Mesharit të Gjon Buzukut, librit tonë të parë në shqip, që ruhet në Vatikan, për të na kujtuar si e kemi nsiur rrugëtimin tonë si komb dhe çfarë peshe ka mbajtur katolicizmi për ta ndriçuar në rrugën e dijes. Jo vetëm shkruesi i librit tonë të parë, por dhe shkrimtarët tanë të parë janë priftërinj katolikë, që në errësirën e kullave të Veriut, në kushtet e një vendi thuajse të egër dhe primitiv, Bardhi, Bogdani, Budi e të tjerë, krijuan letërsi dhe vepra historike të botueshme në Vatikan.
Në kushtet kur Shqipëria jonë ka debat të ditës licencimin e analfabetizmit, përmes fabrikave universitare, rikthimi tek një vlerë themelore historike si libri i parë shqip, na ndriçon si një shoqëri që kemi bërë përpjekje drejt Perëndimit qysh në Mesjetën e hershme dhe na i ka njohur dhe ruajtur këto përpjekje Vatikani.
Ardhja e Atit të Shenjtë ndriçon me këtë rast vlerat kyçe të historisë sonë, përkushtimin ndaj paqes, ndaj dijes dhe ndaj lirisë.
Të zhytur në batakun e dështimeve të ditës dhe përpjekjeve për t?u ringritur si një vend që synon Evropën, shqiptarët duhet ta shikojnë këtë vizitë si një vlerë themelore të historisë së tyre, si një moment për t?u qetësuar, për të marrë frymë lirisht dhe për të besuar se ia kemi dalë së paku të mos e humbasim rrugën drejt Perëndimit. Sot, kur disa bij bastardë të këtij kombi kanë veshur këmishat e zeza të terrorizmit ndërkombëtar dhe ekspozojnë shqiptarët si një komb muxhahedinësh, ardhja e Atit të Shenjtë, është një dritë e fortë që ndriçon historinë tonë krenare dhe bën të padukshme hijet e zeza që i vijnë vërdallë këtij vendi. Ati i Shenjtë na fton sot të mendojmë për vlerat tona themelore, për ato çfarë s?duhet të harrojmë dhe ato çfarë duhet të bëjmë për të mos humbur rrugën drejt Perëndimit. Dhe për këtë duhet të lutemi 7 milionë shqiptarë kudo që janë duke ndjekur meshën e tij. Sot nuk ka rëndësi të jemi të gjithë katolikë. Sot ka rëndësi t?i jemi të gjithë mirënjohës Atit të Shenjtë që po na bën të ndihemi një vend evropian.
Fort i nderuar At i Shenjtë,Të nderuar autoritete të shtetit...
Media ndërkombëtare i ka kushtuar një vëmendje të veçantë vi...
Një atmosferë festive si asnjëherë tjetër në sheshet dhe rru...
Fotoja eshte mare pak caste me pare tek kryeqezimi i Bankes ...
Kryetari i Bashkisë të Tiranës dhe kryetari i Partisë Demokr...
Papa Francesku mbrin ne aeroportin e Rinasit. Ai po pritet n...
Shtatë historianë, dy prej të cilëve të huaj, do të rishkrua...
Policia e Tiranës ka nisur në orët e para të së shtunës zbat...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Rekord: 2,7 mili...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Burri më i vjetë...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Sabine Lisicki k...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Në fillim duhet ...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Këngëtarja ameri...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Më shumë se pesë...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Ata ia kanë dalë...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 20154,39 metera ësht...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 20155 metra vrap për...
Udhëtimi i katërt i Papa Françeskut do të jetë në Ballkan, k...
Intervistë me prof. Erich Leitenberger nga fondacioni Pro Or...
Një vajzë e mitur është përdhunuar nga një 43-vjeçar në Mird...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...