Media ndërkombëtare vëmendje të veçantë vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri
Media ndërkombëtare i ka kushtuar një vëmendje të veçantë vi...
Fort i nderuar At i Shenjtë,
Të nderuar autoritete të shtetit shqiptar,
Shkëlqesi Ambasadorë,
Përfaqësues të komuniteteve fetare,
Miq dhe të ftuar!
Është nder, është privilegj, është emocion i madh për mua t?ju kem si më të shquarin e miqve në Institucionin e Presidentit të Republikës! Kjo është një ngjarje e madhe historike për kombin, për vendin, për të gjithë shqiptarët kudo që janë, të cilët njëzëri ju thonë:
Mirëserdhët në Shqipëri!
Faleminderit nga zemra që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin Tuaj në Evropë. Te çdo bashkëkombës i imi unë identifikoj veç mirënjohje për Ju, Shenjtëri.
At i Shenjtë,
Ne shqiptarët jemi një popull i vjetër, me vetëdije të fortë kombëtare, kemi një gjuhë po aq të rrënjosur e përbashkuese, tradita e zakone të njëjta, por i falemi Zotit në mënyra të ndryshme. Këtë akt themelor të jetës sonë e kemi bërë gjithmonë në paqe e harmoni me njëri-tjetrin. Ngrehinën tonë shpirtërore e përbëjnë Krishterimi me Islamin, këto dy besime të mëdha të botës, përkatësisht me Katolicizmin, Ortodoksinë, Muhamedanizmin sunit dhe atë bektashi, të cilat në gjirin e këtij populli të lashtë, bashkautor në ngjizjen e qytetërimeve mesdhetare, dinë veç të dialogojnë.
Shqiptarët bashkë i kanë kaluar të gjitha proceset historike si njësi unike etnike mbi të gjitha, Rilindjen Kombëtare, duke respektuar përkatësitë fetare të njëri-tjetrit, në evokim të të njëjtit identitet kombëtar. Si të tillë kemi mbërritur te Pavarësia më 28 Nëntor 1912 deri sot në vitin e 102 ?të të shtetit shqiptar. Jemi krenarë për këtë! Mes nesh nuk ka diskriminim, nuk ka intolerancë, nuk ka ekstremizëm, por respekt reciprok të trashëguar brez pas brezi, harmoni e barazi të plotë të komuniteteve fetare të garantuara nga Kushtetuta e shtetit tonë laik.
Siç ju e dini Shenjtëri, ne përjetuam për gati 50 vjet një diktaturë të egër ku komunizmi tentoi të ndryshojë antropologjinë humane, të krijojë njeriun e ri pa Zot, pa liri, pa objekte kulti, pa kler duke u vetëshpallur si i vetmi vend ateist në botë. Unë dhe bashkëkombësit e mi mendojmë që Kisha Katolike Shqiptare dhe klerikët e saj, si dhe komunitetet e tjera fetare i kanë rezistuar në mënyrë heroike diktaturës komuniste duke i dhënë kombit, Kishës, botës së qytetëruar martirë të denjë në jetë të jetëve për këtë status.
Fjalët e fundit të shumë prej priftërinjve katolike para skuadrave të pushkatimit ishin ?Rroftë Shqipëria! Rroftë Papa!?
Në emër të binomit Atdhe e Fe ishin me dhjetëra klerikët që dhanë jetën e tyre. Ky eksperiment famëkeq kundër natyrës së njeriut na rezulton pa etalon krahasimi në epokën e modernitetit. Falë Zotit, falë qëndresës së shqiptarëve, dështoi. Ishte edhe kjo një sfidë që shqiptarët e përballuan të gjithë së bashku si vëllezër, si bij të të njëjtit Zot, myslimanë e të krishterë u ringritën nga hiri në kërkim të lirisë, demokracisë dhe besimit në Dhjetorin e vitit 1990.
At i Shenjtë,
Krishterimi zu fill herët në Shqipëri, me gjasë që në kohën e Apostullit Pal dhe pa dilema mund të thuhet që historia e katolicizmit shqiptar është një pjesë e rëndësishme e historisë së katolicizmit botëror. Vendi im i ka dhuruar martirë e shenjtorë Kishës Katolike ndër shekuj, ndërsa brenda historisë sonë kombëtare komuniteti katolik, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe kleri i saj zënë një vend nderi.
Ne të gjithë jemi krenarë që gjuha shqipe e shkruar ngjizet me një formulë të shenjtë ?Unë të pagëzoj në emër të atit e të birit e shpirtit shenjt? në vitin 1462. Ky bekim hyjnor e ruajti atë nga zhdukja që i kanosej. Jo rastësisht libri i parë i gjuhës shqipe është një ?Meshar? i vitit 1555, i murgut Gjon Buzuku, për të vijuar me të tjerë shkrimtarë e prelatë katolikë si Budi, Bogdani, Bardhi deri tek poeti kombëtar Gjergj Fishta e shumë të tjerë, të cilët ushqyen limfën e identitetit kombëtar në një periudhë të rëndë të historisë së kombit.
Po ashtu, nga tradita e kësaj Kishe dhe këtij vendi doli modeli madhështor i besimit, sakrificës, mirësisë, dashurisë e humanizmit që modifikoi fytyrën e një shekulli të mbarsur me luftë të nxehtë e të ftohtë, ajo është bija e madhe e një kombi të vogël , është e lumja Nënë Terezë.
Ne jemi populli i Nënë Terezës!
Shenjtëri,
Nga historia me rezulton që Selia e Shenjtë i ka ofruar ndihmë dhe mbështetje të pakushtëzuar gjithmonë kombit tim. Heroi ynë kombëtar, prijësi, simboli i lirisë kundër robërisë, një nga kolonat e civilizimit evropian, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ishte aleati i zgjedhur i Shtetit të Vatikanit, mik i etërve të shenjtë, e në veçanti i humanistit të madh Enea Silvio Pikolomini, i cili do të nisej drejt brigjeve arbërore, por ?jeta e përtejme? e ndali në Ankona. Historisë sonë i ka munguar pazëvendësueshëm zbritja e tij në Durrës për të kurorëzuar Mbret Skënderbeun dhe Kardinal Pal Engjëllin.
Fort i nderuar Papa Françesku,
Ne jemi një popull me histori tragjike, por kemi mbijetuar, jemi ringritur dhe me besim ecim drejt së ardhmes, virtytet nuk na kanë braktisur asnjëherë e një prej tyre është mirënjohja te cilën distanca historike nuk e zbeh, por e bën më të vyer. Ne e kemi ndier dorën e Vatikanit kur miqtë nuk i kishim të shumtë. Dua të kujtoj se me nxitjen e Papa Klementit ose Albanit, origjina shqiptare e të cilit është motiv frymëzimi për ne, zë fill ?Kuvendi i Arbërit?, djepi i Rilindjes shqiptare.
Ndiej kënaqësi të thellë tek ju falënderoj për mbështetjen që na dhatë gjatë procesit të pavarësisë kombëtare e po me kaq mirënjohje kujtojmë aktin e një shekulli më parë, të Benediktit XV, i cili ngriti zërin kundër copëtimit të tokave shqiptare menjëherë pas Luftës së Parë Botërore.
Po kaq e rëndësishme ka qenë mbështetja dhe zëri i Selisë së Shenjtë kundër tiranisë, kundër persekutimit gjatë stinës së vetmisë së madhe nën komunizëm! Mbështetja vinte në emër të Zotit, në emër të lirisë. Po, At i Shenjtë, kemi marrë prej jush një zë shprese, një horizont lirie nga valët e Radio Vatikanit!
Në memorien e vendit tim është skalitur përjetësisht kujtimi i Papa Gjon Palit II, kur në vitin 1984 nga Pulja thirri fuqishëm kundër persekutimit të Kishës Katolike dhe besimeve në vendin tonë, kundër dhunës ateiste, kundër totalitarizmit. Ishte pikërisht ky burrë i ndritur dhe i shenjtë që në prillin e vitit 1993, erdhi në Shqipëri për të bekuar e frymëzuar një popull të vuajtur, një demokraci të re, për të ringritur Kishën Katolike dhe nxitur edhe më tej harmoninë ndërmjet besimeve shekullore këtë vlerë shqiptare.
I dashur Atë,
Kam ndjekur me vëmendje të madhe predikimet, ligjëratat dhe fjalën Tuaj nga Sheshi i Shën Pjetrit. Mund të pohoj me bindje se ato janë një leksion i ndritur, besimi e humanizmi, kuraje e kulture, një doktrinë e mirëfilltë për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në botë. Ato janë një reflektim i madh shpirtëror e etik mbi fatet e njeriut dhe perspektivën e tij, mbi respektin që çdo qenie humane meriton.
Individi dhe shoqëria, pasuria dhe skamja, shoqëria dhe institucionet, besimi dhe e drejta për ta ruajtur atë, korrupsioni dhe egocentrizmi, religjioni dhe shteti, shteti dhe demokracia , bashkëjetesa ndërmjet religjioneve tema të mëdha të trajtuara nga ju janë tepër frymëzuese, tepër të dobishme për demokracinë 24-vjeçare shqiptare dhe për botën mbarë. Shqipëria sheh tek ju një personalitet të madh të njerëzimit, një mik të shtrenjtë, të cilit sot i ka hapur zemrën dhe derën sipas kodit zakonor të shqiptarëve në të cilin thuhet ?Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut?.
Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja.
At i Shenjtë,
Shqipëria në 24 vjet liri ka bërë progres të madh. Nga vendi më i izoluar në Evropë, sapo kemi marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, falë edhe mbështetjes Suaj të cilën dimë ta çmojmë. Nga një vend ateist, jemi vend i lirive fetare dhe konsolidimit të komuniteteve fetare në harmoni të plotë mes tyre. Pak vite më parë, jemi bërë anëtarë të NATO-s dhe kemi fituar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Nga vendi më i varfër në kontinent, sot kemi një ekonomi dinamike që nuk i është dorëzuar krizës dhe një demokraci te re funksionale, e cila çdo ditë e më tepër është në kërkim dhe aplikim të standardeve evropiane. Kemi pasur vështirësi dhe jemi përballur me sfida në rrugëtimin tonë, e jemi të vetëdijshëm që të tjera na presin, po kemi vullnet dhe energji për t?u përballur në emër të së ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Integrimi evropian është kryefjala e politikës shqiptare, e qeverisë dhe opozitës, fakt ky që e ridëshmon vokacionin evropian të shqiptarëve. Në këtë kontekst, Shqipëria marrëdhëniet me Shtetin e Vatikanit në vijim të historisë, të së tashmes dhe të së ardhmes i ka strategjike, jo vetëm në emër të komunitetit katolik dhe Kishës Katolike Shqiptare, por të krejt kombit, ndaj i dëshirojmë ato intensive, në nivelin më të lartë dhe të përjetshme.
At i Shenjtë,
Duke përfunduar, më lejoni edhe një herë t?ju falënderoj në emër të vendit tim për këtë nder që na bëtë sot, duke ju siguruar që Shqipëria e ndien thellë këtë privilegj dhe fat historik.
Ju faleminderit!
Media ndërkombëtare i ka kushtuar një vëmendje të veçantë vi...
Një atmosferë festive si asnjëherë tjetër në sheshet dhe rru...
Fotoja eshte mare pak caste me pare tek kryeqezimi i Bankes ...
Kryetari i Bashkisë të Tiranës dhe kryetari i Partisë Demokr...
Papa Francesku mbrin ne aeroportin e Rinasit. Ai po pritet n...
Shtatë historianë, dy prej të cilëve të huaj, do të rishkrua...
Policia e Tiranës ka nisur në orët e para të së shtunës zbat...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Rekord: 2,7 mili...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Burri më i vjetë...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Sabine Lisicki k...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Në fillim duhet ...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Këngëtarja ameri...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Më shumë se pesë...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 2015Ata ia kanë dalë...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 20154,39 metera ësht...
Publikohet libri i Guinness me rekordet 20155 metra vrap për...
Udhëtimi i katërt i Papa Françeskut do të jetë në Ballkan, k...
Intervistë me prof. Erich Leitenberger nga fondacioni Pro Or...
Një vajzë e mitur është përdhunuar nga një 43-vjeçar në Mird...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar nj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...