Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Artan HOXHA
Sapo dola nga shtepia sot ne mengjes u hodha nje sy kalimthi gjithe faqeve te para te shtypit shqiptar. Fullani, fullanistet dhe antifullanistet, ishin kryelajmi gjitheandej. Me tej faqet roze vazhdojne te merren me dasmat e qeveritareve, ministra dhe zv-ministra “hallexhinj” qe bejne darka me nga 400-500 te ftuar, te cilet ankohen se piruni mezi u kapi ndonje qofte te ftohte a ndonje ulli te fishkur Berati. Dasmore, qe rreken te na mbushin mendjen se kane sakrifikuar pafundesisht, madje edhe nje ceremoni kaq te shenjte per njeriun sic eshte martesa, per te promovuar vlerat turistike te vendit tone te bukur, dhe per te rritur sadopak, xhiron ditore ne lokalet e provincave ku vendosen te zhvillojne ceremonite. Me tej, ne faqen e pare te nje gazete, per te treten dite me radhe, shfaqet nje personazh shume i njohur dhe mjaft enigmatik njekohesisht. Izet Haxhia, per here te fundit e kam pare nje shekull me pare. Ne pranveren e vitit 1999, gjate luftes se Kosoves. E kujtoj si tani imazhin e tij ne hollin e hotel-turizmit te Bajram Currit. Me eshte dashur te shkruaj shume dhe per vite me radhe per bemat e tij, gati te gjitha ato te cilat ai eshte duke i numeruar nje nga nje ne intervisten e dhene nga Turqia. Imazhi i tij me kallashnikov ne dore para kryeministrise apo ne ambjentet e TVSH-se eshte fiksuar ne memorjen e gjithe shqiptareve qe e kane perjetuar ate dite. Por edhe Izeti mesa duket kerkon ta harroje, apo anashkaloje ate ngjarje. Ai lodhet te tregoje me detaje ate cfare ka ndodhur ne 12 shtator 1998, por per 14 shtatorin as qe e merr mundimin ta thote nje fjale. Izeti kembengul se ne 12 shtator emri i tij eshte perfshire fare rastesisht ne vrasjen e deputetit Hajdari, por ne funeralin e tij, me 14 shtator, Izeti jo vetem qe shfaqet gjitheandej, por ka qene nje nga protagonistet kryesor te asaj qe ka ndodhur. Meqenese jam marre shume me dosjen Tropoja, dhe sidomos me vrasjen e deputetit Hajdari, mund te them se Izeti eshte shume afer te vertetes. Por me cudit anashkalimi qe i ben 14 shtatorit, kryengritjes se armatosur qe kulmoi me rrezimin e qeverise Nano, djegjen e selise kryesore te qeverise, parlamentit, kryesise se parlamentit, TVSH-se etj. Ndoshta gazetarja qe e ka marre ne interviste, ka qene e re ne ate kohe dhe nuk eshte kujtuar ta pyes per ate ngjarje. 14 Shtatori 1998 eshte hera e fundit kur nje qeveri shqiptare eshte rrezuar me forcen e armeve. Dhe te mendosh se pas atij sulmi te pashembullt ndaj institucioneve shteterore, ku persona te armatosur me kallashnikove, mitroloze te lehte, arme kundertanke, madje deri dhe tre tanket qe iu moren Gardes, qendronte as me shume dhe as me pak, por vet ai, Sali Berisha. Ish-presidenti i vendit, i rrezuar nga pushteti vetem nje vit me pare, pas nje revolte popullore, tentoi te bente te njejten gje, duke shfrytezuar zemerimin e mbeshtetesve te opozites pas vrasjes te deputetit Hajdari, qe ish-truproja i tij, Izeti, thote se vet ai(Berisha) e nxori ne prite(faktet deshmojne se pikerisht keshtu eshte e verteta). Garda dhe policia edhe pse u sulmuan brenda ambjenteve shteterore nga dhjetra persona te armatosur, nuk shkaktuan viktima ne njerez, por vendosen te lene godinat per te shmangur gjakderdhjen. Cuditerisht i njejti, Sali Berisha, me 21 janar 2011, kete radhe kryeminister i vendit, i armatosur deri ne dhemb, urdheroi Garden e Republikes te ekzekutonte ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” 4 mbeshtetes te opozites qe protestonin me duar ne xhepa para zyrave te tij. Kur kane kaluar 16 vite nga kjo ngjarje e rende per historine 102 vjecare te shtetit shqiptar, askush nuk foli nga klasa politike, mazhoranca dhe opozita, apo nga media(elita e kesaj te fundit eshte shume e zene me mbrojtjen stoike te guvernatorit Fullani), e cila ben emision edhe per moden e syzeve, por jo per nje ngjarje kaq te rende.
Nuk foli as ai qe i braktisi nga syte kembet shqiptaret, ate 14 shtator, per te shpetuar koken e vet matane kufirit maqedonas, ish-kryeministri Fatos Nano. Ndoshta ngaqe disa vite me vone u be mik, madje goxha mik me ate qe urdheronte turmat e egersuara dhe te armatosura nga ballkoni i katit te dyte te ish-selise se PD-se, se:”Azemin e ka vra Fatos Nano”. Heshten te gjithe, duke u perpjekur te na vene ne gjume dhe te na detyrojne ta harrojme ate qe ka ndodhur. I pari i vendit, presidenti Nishani edhe sikur te donte te thoshte nje fjale nuk e le AI te flase. Por e ka justifikimin per sot. Ishte i zene ne nje takim koke me koke me kryeministrin e vendit Edi Rama, per pune te belase qe u ka hapur Fullani. Sa per kryeministrin, ai nuk ka ndonje detyrim te thote gje. Ai ne ate kohe nuk ka qene as socialist, madje kishte vetem pak muaj qe ishte kthyer nga emigracioni ne France per tu bere minister kulture. Nuk u kujtua te thote nje fjale as Kryeparlamentari Ilir Meta, qe ate dite u largua me autoblind(transportues i blinduar) nga zyra e tij. Pune per te. Nuk foli as ai qe nuk le gje pa thene ne kete vend, Sali Berisha. Pse e urdheroi komandon e vet te armatosur deri ne dhemb te kerkonte koken e Nanos? As ish-truproja i tij, Izet Haxhia, qe ia numeroi te tera bemat ish-ustait, nuk e tha nje fjale. Nga e mori urdherin per sulm paraditen e 14 shtatorit 1998, dhe kush i tha te dorezonte tanket qe qendronin para PD-se mesditen e 15 shtatorit 1998. ATA, paria e vendit, heshten dhe na lane te gjithe shurdhmemece ne kete dite qe vet vendosen ta fusnin ne historine e Shqiperise. Edhe pse kane kaluar 16 vite, askush nga ATA qe i vune zjarrin Tiranes me 14 shtator 1998 nuk u ndeshkua per ate qe beri. Dhe meqe i kane shpetuar ndeshkimit per paudhesine qe i bene vendit, duan qe NE ta harrojme cfare kane bere. Kam qene thjeshte nje reporter i ri ate dite, dhe kam pare plumbat te me vershellejne mbi koke. Kam pare Sali Berishen “te perlotej” te arkivoli i Azemit para pallatit te kultures. Kam pare komandon e armatosur te Berishes “te tretej” mes turmes se irrituar. Kam pare, liderin e opozites(Berisha), te largohej “tinez” nga mbeshtetesit e tij, te ura mbi Lane e bulevardit, pasi i kishte urdheruar ata te sulmonin dhe ti vinin zjarrin kryeministrise. Kam pare Izetin, me automatik ne dore tek sulmonte kryeministrine. Kam pare arkivolin e Azemit ta perdorin si tokmak per te thyer deren e kryeministrise. Kam pare flaket dhe tymin ti dale institucioneve me te rendesishme te vendit tim. Kam hyre per here te pare ne jeten time ne godinen e kryeministrise, te shpartalluar nga vandalet dhe kam shkelur ne zyren e kryeministrit pa me ndalur njeri(ne fakt kjo eshte hera e pare dhe e fundit qe kam shkelur ne ate zyre). …..dhe nuk kam ndermend te harroj gjithcka kam pare ate dite. Ne fakt edhe sikur te mundesha, nuk do ta harroja dot ate qe kam pare.
Ne foto, 1)-persona te armatosur dhe militante te opozites duke hipur ne tankun e Gardes se Republikes, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”. 2)-Nje personazh i njohur i grupit te armatosur prane opozites, me automatik ne dore pasi u ka vene zjarrin makinave te kryeministrise. 3)-Disa pjestare te grupit te armatosur pasi ka marre tankun e dyte te Gardes, me fotografine e Azem Hajdarit duke marshuar drejt selise se PD-se.
Nga Mero BazeÇfarëdo vendimi që të marrë Gjykata e Apelit li...
Nga Kastriot MyftarajSipas Kushtetutës së Shqipërisë, një gj...
Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj deklaron se ka b...
Dy ish drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Hysni ...
Ish-Guvernatori Ardian Fullani do të përballet mesditën e së...
Shperthim prane komisariatit te Fushe Krujes. Mesohet se shp...
Shtypi i shkruar po has një serë problemesh këtë dekadën e f...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Imzot Rrok Mirdita, ...
Kane FarabaughNdërkohë që gjithnjë e më shumë kinema nëpër b...
Fitoret apo disfatat e sovranëve të lashtësisë janë paralajm...
Hetimet për zbardhjen e skandalit të vjedhjes së 713 milionë...
Ky projekt ka pushtuar imagjinatën e të apasionuarve për hap...
TE VERTETAT E PAKENDSHME: Tweet-e, poste, chat, email. Mes s...
Evan AndrewsNga fundi i shekullit të katërt, Perandoria Roma...
Shkëlzen Berisha ka reaguar ndaj akuzave të Izet Haxhisë, se...
Dy doganierë të pikës kufitare të Kakavijës janë arrestuar n...
Nje ngjarje e rende u shenua gjate nates ne Tirane.Nje shper...
Nga Thoma Dhima*“Marrëdhëniet vëllazërore midis katolikëve d...
Parlamenti turk miratoi ashpërsimin e ligjit gjithsesi restr...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi që t’i drejtohet Gjyka...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...