Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Thoma Dhima*
?Marrëdhëniet vëllazërore midis katolikëve dhe ortodoksëve janë frymëzim për gjithë popullin shqiptar, dhe dëshmojnë se për të krishterët është e mundur që të jetojnë në harmoni…?. Kështu do të deklaronte Papa Benedikti XVI, më 4 dhjetor 2011, gjatë vizitës zyrtare të Kryepeshkopit Anastas në Vatikan. Ky është vetëm një fragment nga marrëdhëniet vëllazërore midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe asaj Katolike. Kjo marrëdhënie është e përbërë nga nisma e takime të shumta, që fillojnë nga takimet dhe njohja e Fortlumturisë së Tij, Anastasit me Papa Gjon Palin, në takimet e shumta ndërkombëtare të iniciuara në emër të paqes dhe bashkëjetesës paqësore midis feve e deri te nismat e përbashkëta këtu në vend, si Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale dhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, takimet e shumta, pjesëmarrja në shërbesat e njëri-tjetrit në rastet e rëndësishme etj.
Ndaj, ardhja shumë e mirëpritur e Papa Franceskut I në vendin tonë është më se e mirëpritur dhe vazhdim i një tradite marrëdhëniesh të shkëlqyera. Dhe jo vetëm midis të krishterëve. Që nga rikthimi i lirisë fetare, komunitetet fetare themelore, myslimanët, ortodoksët, katolikët, dhe bektashinjtë, kanë kultivuar jo thjesht një tolerancë fetare dhe mirëkuptim, por diçka më të rëndësishme: respektin e ndërsjellë, reciprocitetin, bashkëpunimin krijues: fakt që ka ndihmuar më në përgjithësi rrugëtimin paqësor dhe zhvillimin e vendit. Jo rastësisht, para vizitës në Shqipëri, Papa do të deklaronte se ?ata kanë qenë në gjendje të krijojnë një ?qeveri të unitetit kombëtar? mes myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve dhe një këshill ndërfetar që ka ndihmuar shumë dhe që është i balancuar. Kjo është harmoni fetare.? Eshtë pikërisht kjo vlerë unike që populli ynë ka kultivuar në shekuj, që tashmë po përmendet si dëshmia më e rëndësishme që mund t?i japë Evropës dhe botës, duke e renditur me dinjitet krah vendeve më të qytetëruara. Po jo vetëm kaq!
Vendi ynë kaloi në një kalvar të paimagjinueshëm për vendet e tjera, në atë të persekutimit dhe ateizmit shtetëror, që goditi egërsisht të gjitha komunitetet fetare. U shkatërruan tempujt e besimit, u burgosen e u vranë klerikët, por mbi të gjitha u tentua të vritej shpirti i besimtarëve. Por pa rezultat! Që nga viti 1991 vendi ynë është gjithashtu edhe dëshmia më e jashtëzakonshme e ringjalljes së besimit, një vlerë e shtuar kjo për t?u paraqitur me kokën lart përpara botës. Vendi më ateist i botës po tregon se fara e besimit është e gjallë dhe më e fortë dhe se ky persekutim i përbashkët jo vetëm nuk i largoi komunitet fetare, por përkundrazi, i afroi edhe më shumë, ndaj askush nuk flet më sot për tolerancë fetare, siç trajtohet në vende të tjera, por për bashkëjetesë harmonike të pakrahasueshme.
Ndaj të gjithë ne, besimtarët e Shqipërisë, pavarësisht nga komunitetet ku bëjmë pjesë, shprehim së bashku dhe të ngrohtësisht mirëseardhjen për Papa Franceskun, i cili gjithmonë ka theksuar nevojën për paqe, marrëdhënie vëllazërore, si dhe kapërcimin e hedhjen pas të çdo lloj dasie dhe urrejtjeje. 21 vjet pas vizitës së paharrueshme të Papa Gjon Palit II, një kryetar i Kishës së Krishterë më të madhe në botë do të na nderojë duke vizituar përsëri vendin tonë, për të na përgëzuar për këto vlera, për të përkujtuar martirizimin, por edhe për të na mbështetur e inkurajuar në rrugën e paqes dhe të dashurisë.
*Kryeredaktor i gazetës “Ngjallja”
Botuar ne revisten “JAVA”, dt. 13.09.2014.
Parlamenti turk miratoi ashpërsimin e ligjit gjithsesi restr...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi që t’i drejtohet Gjyka...
Një ngjarje e rëndë u regjistrua të premten në zonën e Pasku...
Komuniteti Mysliman Shqiptar thotë se kohët e fundit është s...
Vizion Plus ka publikuar raportin e plote të Kontrollit te L...
Nga Sali BERISHA Sot mbarë kombi përulet me nderimin më të m...
David Beckham është i njohur për tatuazhet e tij të shumtë, ...
Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike, familjarë, mi...
Ata zakonisht duhet të jenë shembull për nxënësit e tyre.Por...
16 vjet më parë u nda nga jeta në mënyrë tragjike një prej f...
Policia parandalon një vrasje dhe arreston 7 agresorët.Konfl...
Mengjesi i kësaj të premteje ka nisur me një vrasje në Kurbi...
Ndoshta gjeniu më i madh ushtarak i botës së lashtë, mbreti-...
Me prezantimin e iPhone 6 dhe 6 Plus, u ngritën kritika dhe ...
Vjedhja e mbi 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë, pa...
Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia rrëfehet për herë...
Një 52 vjeçar është vrarë më thikë.Ngjarja ka ndodhur mbrëmj...
-Në vijim të nismës një vjeçare, të iniciuar nga Ambasada e ...
Ndërsa këtë të enjte pritej që prokuroria të merrte në pyetj...
Televizioni ABC News ka bërë publike kontratën mes Drejtoris...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...