web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen punonjësit e SHISH, u përplasen me rrugorët

1 Shtator 2014, 08:55, Aktualitet CNA

incident ku protagonistë janë punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Këtë herë ngjarja ndodhi në qytetin e Peshkopisë.

Policia ka ndaluar një makinë tip Mercedes Benz, që po drejtohej në gjendje të dehur dhe në kundravajtje nga A.N, punonjës i SHISH.

Por nga makina kanë dalë dy persona, të cilët kanë goditur punonjësit e policisë rrugore.

Dy personat, Iliaz Neli dhe Argjend Shehu janë arrestuar, kurse punonjësi i SHISH është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur?.

NJOFTIMI

Më datë 31.08.2014, strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Dibër kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1. Iliaz Neli, 59 vjeç, lindur dhe banues në Peshkopi.

2. Argjend Shehu, 29 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak dhe gjatë ushtrimit të detyrës dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se dy punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor, gjatë kryerjes së shërbimit në rrugën Tercilio Kardinali, në qytetin e Peshkopisë, rreth orës 21.00, kanë konstatuar një automjet tip Mercedes Benz, i cili po udhëtonte në krahun e kundër të lëvizjes në këtë rrugë me një korsi kalimi. Me konstatimin e faktit, punonjësit e policisë kanë kryer veprimet për ndalimin e mjetit, që drejtohej nga shtetasi A.N, vjeç, 39, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, i cili është prezentuar si punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ndërkohë që punonjësit e policisë po kryenin procedurat standarde të konstatimit të kundravajtjes rrugore, shtetasit Iliaz Neli dhe Argjend Shehu kanë dalë nga automjeti, i cili drejtohej nga shtetasi A.N, dhe kanë goditur me grushte punonjësit e policisë rrugore Sh.K dhe A.M. 

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Polisë së Qarkut Dibër menjëherë është bërë i mundur kapja dhe shoqërimi i autorëve të ngjarjes, Iliaz Neli dhe Argjend Shehu, ndaj të cilëve, pas kryerjes së veprimeve hetimore, u mor masa e arrestit në flagrancë për kryrje të veprës penale ?Kundërshtim i punonjësit të policisë? dhe ?Goditje per shkak të detyrës?, të kryera këto në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 137, 236 e 25 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për kryerjen e veprës penale ?Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur? parashikuar nga neni 291 te Kodit Penal shtetasi A.N, vjeç, 39, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror. Po nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk është përfshirë në konflikt dhe se pas ngjarjes është paraqitur vetë në polici. Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip Mercedes Benz, i cili drejtohej nga shtetasi A.N.





Lajmet e fundit nga