Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë shtypi para nisjes për në Berlin, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se nuk do të diskutojë me kancelaren Angela Merkel për përgjimet.
Sipas tij, Shqipërisë s?mund t?i vijë asgjë e keqe nga Gjermania.
?Jo nuk do ta diskutoj. Besoj se askush nuk dyshon që Gjermania është një vend jo vetëm thellësisht demokratik por në mënyrë themelore një vend lider në Europë dhe me rëndësi të dorës së parë në NATO. Besoj se askush nuk e ka harruar që jemi pjesë e NATO-s dhe vendesh demokratike që bashkëpunojnë dhe luftojnë për më shumë siguri. Dhe, kur bëhet fjalë për siguri përpjekja për informacion dhe për veprim për të garantuar sigurinë nuk njeh kufij. Besoj se nuk na shkon aspak ta zmadhojmë një gjë të tillë, por sigurisht duke mos i hequr asnjë presje, asaj që tha Merkel. Ne në rrugët normale diplomatike do bëjmë shkëmbim të informacionit për të pasur qartësi mbi këtë çështje.
Por, e përsëris asnjë e keqe nuk i vjen Shqipërisë nese Gjermania apo vendet e tjera aleate në funksion të sigurisë në këtë fazë ku siguria kërcënohet nga ka faktorë afërsisht të lidhur me terrorizimin të bëjnë punën e tyre?, tha Rama.
Duke u ndalur tek deklaratat e Bujar Nishanit në Austri, kryeministri tha se ai flet si anëtar i PD-së dhe jo si presidenti i këtij vendi.
?E thënë nga një anëtar i vjetër i PD ka besueshmëri, referojuni PD në qeveri dhe asaj në opozitë për të kuptuar sa e vërtetë është kjo deklaratë?, komentoi Rama.
Duke u ndalur tek temat e diskutimit, Rama shpjegoi ?do flas për një politikë të re që ka nisur në rajon, në shtysën e fortë të paqes dhe mbi faktin e thjeshtë se ky është viti i parë që rajoni jeton pa konflikte. Mbi këtë themel duhet ndërtuar një marrëdhënie e re, në funksion të rritjes së financimeve për rajonin. Kriza financiare e ka goditur rajonin?.
?Janë 4 zona ku do kalojë diskutimi, bazuar sipas nesh në një strukturë që duhet të shkojë nga infrastruktura rajonale, bllok ku përfshihet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja për të mbështetur projektin e madh të korridorit të Kaltër, i cili lidh jugun e Kroacisë me Shqipërinë. Unaza e turizmit, është një aks për shkëmbim intensiv të njerëzve dhe mallrave në funksion të një rritje të qëndrueshme.
Ky projekt është në një fazë të avancuar, së dyti infrastruktura hekurudhore rajonale, së treti qendra për parqet logjistike dhe portet multimodale si dhe së 4-ti një shtysë për të ngushtuar hendekun mes Europës në pikëpamjen e teknologjisë dixhitale dhe në eksesin e shoqërive të Ballkanit. Siguria energjetike është një temë tjetër që pritet të diskutohet.
Ne si rajon përfshihemi në TAP por mbetet për të insistuar që të nxisim investime, të ketë ndërlidhmëri brenda rajonit. BE dhe rajoni të jenë në një rrjet të integruar të energjisë.
Do argumentojmë domosdoshmërinë për të siguruar në afat të mesëm dhe të gjatë financime për të mbështetur sipërmarrjen. Për ne rëndësi ka mbështetja për rritjen e arsimit profesional bazuar mbi modelin gjerman.
Së fundi do diskutohet edhe turizmi, si një shtyllë e rëndësishme. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm për nga potenciali që kjo kohë ka, përbën një shtysë të fortë për t?ju afruar rajonit në një tentativë të re. Ta cojmë së bashku në një fazë të re ekonominë dhe jetën sociale të rajonit. Objektivi i integrimit të kundërbalancohet me një zhvillim të përbashkët rajonal?, sqaroi Rama pikat ku ndalet dokumenti.
?Një qasje e re ndaj rajonit bëhet e mundur në funksion të një marrëdhënie të re mes BE dhe Ballkanit. Kjo qasje e re nuk mund të jetë njëplanëshe, por disaplanëshe, e për këtë arsye ne kemi konceptuar dokumentin tonë të bazuar në ato shtylla të vendosura si bazë e diskutimit të konferencës. Ky është viti i parë që rajoni në historinë e vet jeton pa konflikte në kufijtë mes vendeve. Pa burime alternative të forta vështirë se mund të besohet në një rritje të qëndrueshme në vazhdim?, tha Rama në konferencën për mediat në prag të nisjes për në Berlin ku do tëshoqërohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke ritheksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, u shpreh se fokusi i takimit është afrimi i vendeve të Ballkanit dhe afrimi fizik me vendet e BE.
?Për herë të parë BE i prezantohet një program për gjithë vendet e rajonit. Europa sot për sot ka dy kërcënime një që vjen nga lindja dhe nga kufiri jugor. Dhe ne mendojmë se Ballkani mund të transformohet në një histori suksesi, duke rritur bashkëpunimin me vendet e BE-së. Fokusi është tek rritja e bashkëpunimit rajonal.
Në 5 vitet e brendshme sipas komisionit të KE nuk do të ketë zgjerim, por synohet forcimi i bashkëpunimit me Ballkani Perëndimor. Kjo do t?i afronte vendet tona drejt një rajoni të vërtetë dhe të lidhur fizikisht edhe me BE. Nevoja për diversifikimin e burimeve energjetike ka rëndësi, dhe Shqipëria ka një pozitë strategjike në këtë pjesë, pasi në vendin tonë kalojnë dy projekte të rëndësishme strategjike?, tha ministri Bushati.
Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj u ndal tek bashkëpunimi ekonomik i vendeve, duke theksuar edhe rëndësinë që ka Shqipëria në rajon edhe duke iu referuar pozicionit strategjik.
?Tryeza e bisedimeve e ministrave të Ekonomisë do të fokusohet tek rritja e bashkëpunimit mes vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit. Me rëndësi është edhe bashkëpunimi në fushën e energjetikës, por edhe të infrastrukturës. Synohet edhe rritja e mbështetjes për sipërmarrjen, duke u fokusuar edhe tek aftësimi profesional sipas modelit gjerman.
Turizmi është pjesë e integruar e sektorëve të Mesdheut. Projektet e infrastrukturës dhe katër shtyllat e tjera do bëjnë që turizmi të jetë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të ekonomive të Ballkanit. Ballkani shihet si treg i rëndësishëm i domosdoshëm, dhe Shqipëria brenda Ballkanit nuk shihet si element sigurie, por si promotor i zhvillimit dhe integrimit europian?, u shpreh ministri Ahmetaj.
Nga Sali BERISHADokumenta autentike te botuara ne mediat e s...
Nga Sali BERISHANe modelin e regjimeve diktatoriale, Edvin K...
Shoqata e Komunave i kërkon Partisë Demokratike që të jetë e...
Nga Spartak NGJELAShumë zhurmë dhe shume kundërshti ka për r...
Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po con p...
Nga Spartak NgjelaGjendja e drejtësisë shqiptare është në kr...
Deklarate për mediat e deputetes Esmeralda ShkjauPartia Soci...
Nga Sali BERISHADy dite me pare, piktori deshtak deklaroi ne...
Mjalinda Beregu fton mazhorancen ne shtator te filloje me li...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një komenti ...
Nga Oerd BYLYKBASHIDuke degjuar dje lumin e sharlatanizmave ...
Qeveria shqiptare bëri të ditur se do të bëhet pjesë e koali...
Kjo Qeveri nuk është zgjidhja, por vetë problemi. Kështu shk...
Parti Socialiste ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës...
Në Vjeshtë një shumë prej 5 milionë USD, pjesë e Fondit të N...
Ardit Çela jep dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjiths...
Ashtu siç pritej, Presidenti Bujar Nishani nuk e ka dekretua...
Ndonëse nuk ka cituar rastin e ndërtimit të kompleksit me 17...
Pas miratimit të hartës së re territoriale, qeveria merr edh...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka thyer urdhrin e K...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...