Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë dhe Thumanë
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ashtu siç pritej, Presidenti Bujar Nishani nuk e ka dekretuar ndarjen e re territoriale, duke paraqitur tre argumente kundër.
Fillimisht, Nishani thotë se ndarja nuk ka qenë transparente dhe nuk është marrë mendimi i palëve të interesuara.
Së dyti, theksohet se ulja e njësive vendore cenon parimin e decentralizimit.
Së treti, thuhet se ndarja nuk është shoqëruar me përshtatjet e duhura në kuadrin ligjor.
Arsyet e kthimit të ligjit nr. 115/2014
?Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore
në Republikën e Shqipërisë?
Të nderuar deputetë,
Në seancën plenare të datës 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 115/2014 ?Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë?.
Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 6 gusht 2014. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë, në ushtrim të drejtës së parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës, por mbi të tjera në cilësinë e përfaqësuesit të unitetit të popullit, në përputhje të plotë me interesin kombëtar dhe me interesin qytetar, kam vlerësuar se ky ligj duhet të rishqyrtohet nga Kuvendi duke marrë në konsideratë arsyet dhe argumentet sa më poshtë vijon.
Së pari, edhe pse ndaj bindjen se reforma e ndarjes administrativo-territoriale është e vonuar pasi e konsideroj atë si një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, tek interesat dhe problemet e tyre, tek zhvillimi i territorit dhe ai ekonomik, tek infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare, me keqardhje konstatoj se gjatë procesit të hartimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, është keqzbatuar (për të mos thënë është shkelur) neni 108, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e cila qartazi përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Nga informacionet e administruara dhe bashkëbisedimet me një pjese te konsiderueshme te përfaqësuese te njësive vendore, ligji 115/2014 ka ndryshuar kufijtë e njësive të qeverisjes vendore pa marrë aspak mendimin e popullsisë që banon në to, ose në rastin më të mirë dhe më të rrallë, ky mendim është marrë në mënyrë të përciptë dhe të paplotë në kuptimin e normës kushtetuese së lartpërmendur.
Arrij në këtë konkluzion pas një analize të gjerë dhe të mirëdiskutuar me ekspertë të pushtetit lokal, zhvillimit rajonal dhe planifikimit të territorit me të cilët ndajmë një mendim të përbashkët se kemi të bëjmë me një proces aspak transparent. Asnjë nga propozimet e paraqitura nga shumë njësi të qeverisjes vendore, nuk janë konsideruar dhe nuk janë reflektuar duke mos respektuar Nenin 5 të Kartës Europiane të Autonomisë Vendore, si dhe nga fakti se këshillat e qarqeve janë ?harruar? jashtë këtij procesi duke mosrespektuar nenin 68 të ligjit nr.8652(1), datë 31.07.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore?.
Edhe vetë relacioni që shoqëronte projektligjin flet më shumë për takime konsultative me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe bizneset, në një kohë kur Kushtetuta kërkon mendimin e popullsisë që banon në zonat që preken nga ndryshimet e kufijve.
Nuk mund të pretendohet aspak se 50% e 16000 të intervistuarve përbëjnë ?mendimin e popullsisë?(2). Pushteti ekzekutiv gëzon të gjitha mjetet dhe format për të marrë një mendim të plotë nga popullsia që preket nga ndryshimet apo nga institucionet kushtetuese përfaqësuese të tyre, siç janë Këshillat e njësive vendore (neni 109 pika 1 e Kushtetutës).
Së dyti, në vlerësimin tim, sa më shumë të ulet numri i njësive të qeverisjes vendore dhe sa më të mëdha të bëhen ato, aq më shumë cenohen parimet e decentralizimit të pushtetit vendor dhe autonomisë vendore, të cilat janë të sanksionuara në nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Pikërisht në interpretim të kësaj dispozite vjen edhe Vendimi nr. 29/2006 i Gjykatës Kushtetuese i cili shprehet se: ?Në themel të decentralizimit qëndron parimi i subsidiaritetit, sipas të cilit ?ushtrimi i përgjegjësive publike duhet, në mënyrë të përgjithshme, t?i kalojë më tepër autoriteteve më të afërta të qytetarëve .??(3) Në këtë kuptim, ndaj me ju të nderuar deputetë, vlerësimin se sa më të mëdha të jenë njësitë e qeverisjes vendore, aq më larg do të jenë autoritetet nga qytetarët.
Për më tepër, Ju sjell në vëmendje një tjetër paragraf nga jurisprudenca e Gjykatë Kushtetuese e cila po në Vendimin nr. 29/2006 shprehet kështu: ?Qeverisja vendore nënkupton të drejtën e njerëzve në bashkësinë e caktuar territoriale që në mënyrë të pavarur të qeverisin punët e tyre, nëpërmjet organeve të cilat i zgjedhin vetë, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë. Parimi i decentralizmit të pushtetit është parim thelbësor mbi të cilin ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore. Ai ushtrohet nëpërmjet parimit kushtetues të autonomisë vendore dhe kushtëzon ekzistencën e një pushteti vetëqeverisës vendor, sipas koncepteve të përparuara të organizimit të shtetit demokratik. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të qeverisjes vendore si dhe raporti që ajo ka me pushtetin qendror varen nga kuptimi kushtetues dhe ligjor që u jepet decentralizmit të pushtetit, autonomisë vendore dhe vetëqeverisjes.?.
Në plotësim të këtij argumenti vjen edhe ligji nr. 8652, datë 31.07.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore? i cili në nenin 3 të ti përcakton misionin e pushtetit vendor: ?Pushteti vendor në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen në një nivel sa më afër shtetasve nëpërmjet:?.?.
Së treti, por jo më pak e rëndësishme, gjykoj se reforma e ndarjes administrativo-territoriale duhej të ishte paraprirë medoemos me përshtatjet e duhura në kuadrin ligjor i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive vendore në Republikën e Shqipërisë. Ligji i sjellë për shpallje nuk shprehet mbi ?fatin? e ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore? duke krijuar kështu kundërshti midis dispozitave të këtyre dy ligjeve dhe zbatimit të tyre në praktikë. Me ligjin Nr. 8652, datë 31.07.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore? ligjvënësi ka rregulluar organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre dhe të organeve përkatëse. Këto kundërshti midis dispozitave jo vetëm që rrezikojnë të prodhojnë pasiguri ligjore, por vënë në pikëpyetje edhe shërbimet që popullsia përfiton nga qeverisja vendore.
Për më tepër, në një kohë kur na ndan rreth 1 vit nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe vetëm 5 muaj nga detyrimi kushtetues që ka Presidenti i Republikës për të caktuar me dekret datën e zgjedhjeve, mbështes faktin se reforma e ndarjes administrative -territoriale duhej të ishte shoqëruar medoemos edhe me ndryshimet përkatëse në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 ?Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar.
Të nderuar deputetë,
Si përfundim, mosrespektimi i dispozitave kushtetuese të lartpërmendura si dhe mospërputhjet midis ligjeve brenda të njëjtit sistemi ligjor e bëjnë të padiskutueshëm nevojën e rishqyrtimin të këtij ligji nga ana Juaj. Ky ligj shkel parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, decentralizimit të pushtetit vendor dhe të autonomisë vendore. Ndaj, kërkoj mirëkuptimin tuaj në rishqyrtimin e ligjit nr. 115/2014 ?Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë?.
Ndonëse nuk ka cituar rastin e ndërtimit të kompleksit me 17...
Pas miratimit të hartës së re territoriale, qeveria merr edh...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka thyer urdhrin e K...
Presidenti Bujar Nishani zhvilloi një takim pune me përfaqës...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e shikon Konferencën e Bal...
Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi ka denoncuar pr...
DEKLARATË PËR MEDIA E NËNKRYETARES SË BASHKISË SË TIRANËS NE...
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe situatën në Bankën e Shq...
Deklaratë e deputetit Genc PolloEdi Rama i vuri një maskë ko...
Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj ka apeluar pagimi...
Zv.Kryeministri Niko Peleshi inspektoi punimet për sistemimi...
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në një tak...
Deklaratë për shtyp e Artan Lames, drejtor i ALUIZNI-tRreth ...
Debati i dy ditëve të fundit, lidhur me ndërtimet tek diga e...
Deklaratë e deputetit te PD, Aldo BumçiMarrëveshja e maxhora...
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan ne Facebook se qeveria...
Nga Mero BazeDebati mes Lulzim Bashës dhe kundërshtarëve të ...
Ndoshta duket qesharake ose e pabesueshme, por deputeti soci...
Partia Socialiste dhe Bashkia e Tiranës vijojnë akuzat në di...
Qeveria shqiptare, do ndihmoje kurdet ne Irak me municione. ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...