Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Deklaratë për shtyp e Artan Lames, drejtor i ALUIZNI-t
Rreth një vit e gjysmë më parë, Bashkia e Tiranës finalizoi të ashtuquajturin Planin e ri Rregullues, krimi më i madh urban i bërë në këtë qytet në këtë çerek shekulli të fundit. Aq i madh ishte ky krim, saqë bëri të domosdoshëm edhe ndryshimin e Legjislacionit në fuqi, për të bërë të mundur që batërdia e tij të merrte udhë. Dyshja Luli ? Berisha u detyruan të ndryshojnë edhe ligjin e Planifikimit edhe Rregulloren e Urbanistikës, për t?ja përshtatur ato batërdisë që parashikonte plani i tyre.
Partia Socialiste në atë kohë në opozitë e denoncoi këtë plan. Grupimet të Shoqërisë Civile e denoncuan dhe bënë përpjekje për të frenuar të paktën disa nga masakrat që parashikonte ai. Unë vetë në atë kohë jam shprehur herë pas here publikisht duke denoncuar me zë, figurë dhe paragraf për paragraf, hyneret e Planit të Bashës.
Kushdo i kujton denoncimet tona për Parkun e Namasgjasë, për Kopshtin Botanik, për shkatërrimin e zonave të mbrojtura të qytetit, për Parkun e Madh, për ndërtimet në Bllok, e kështu me radhë. ?Gënjeni? na thanë neve dhe gjithë qytetarëve të Tiranës. Tani të gjitha këto plagë janë hapur në trupin e qytetit.
Sot po dal sërish publikisht për të ri-denoncuar një tjetër nga krimet e këtij plani, shkatërrimin e Zonës Sportive poshtë digës së Liqenit.
E kam denoncuar këtë fakt që vjet në prill dhe Bashkia me paturpësinë më të madhe, publikisht gjithmonë është shprehur se ?ne po gënjenim?.
Tani që lejen e dhanë, po përdorin një gënjeshtër akoma më surreale, na thonë që duke ndërtuar këto 5 monstra betonarmeje, do të shtohet gjelbërimi në Tiranë. Me broçkulla të tilla, mashtrimi ka arritur nivele ku nuk ja vlen më të merresh më me to, por me këtë situatë tragjike ku po zhytet ky qytet.
Vetëm gjatë muajve të fundit janë miratuar në Bashki rreth 60 leje ndërtimi pallatesh të larta, pikërisht në zonat më të ndjeshme të qytetit.
Veç këtyre janë miratuar deri tani edhe rreth 70 studime, në secilin prej të cilëve do të jepen të tjera ndërtime të larta.
Dhe ndërkaq gjatë gjithë gushtit vazhdojnë të miratohen lejet e reja, si kjo monstra që po flasim sot.
Mënyra se si është konceptuar dhe si ka degraduar më tej Pushteti Vendor në Shqipëri që nga viti 2000 e këtej, ka bërë që vendi të ndahet në Pashallëqe Private, në të cilat është gati e pamundur të ndërhyhet nga Qeverisja Qendrore për të frenuar babëzinë, edhe kur ky vullnet qendror ekziston.
Këtë situatë e kanë rënduar më tej disa vendime të kohëpaskohshme të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë kufizuar edhe më tej mundësinë e një kontrolli të këtyre vendimmarrjeve të papërgjegjshme.
Dhe, si të mos mjaftonin këto, kanë qenë edhe vendime Gjykatash në nivele të një çmendurie absurde. Mjafton të kujtoj këtu rastin e fundit të përpara dy muajve, kur INUK ndërhyri në rrugën e Elbasanit për të bllokuar ndërtimin e një pallati që Bashkia i kishte dhënë një leje haptazi të paligjshme; dhe gjykata vendosi dhe çoi në arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të INUK-ut.
Në këtë situatë ka ardhur koha që e gjithë shoqëria shqiptare të ndërgjegjësohet për këtë spirale marrëzie në të cilën kemi hyrë.
Ka ardhur koha që Qeveria shqiptare, me të gjithë mjetet e mundshme ligjore, pavarësisht kufizimit të tyre absurd, të gjejë rrugët për të shpëtuar mbytjen e këtij qyteti në shtresën e betonit.
Askush nuk mund të fshihet më pas dokrrave për pavarësi të qeverisjes vendore, sepse këtu vetëm qeverisje vendore nuk kemi më.
Askush nuk mund të fshihet më pas dokrrave për sulme politike, sepse këtu s?ka më politikë, por beton që mbush me pará xhepat e ca të paktëve.
Me këtë spekulim imobiliar kolosal, të vetmit që përfitojnë janë një grusht njerëzish, ndërsa ata që humbasin jemi të gjithë ne qytetarët.
Personalisht, në cilësinë e funksionarit të këtij shteti; në cilësinë e veprimtarit prej shumë vitesh në radhët e Shoqërisë Civile; dhe në cilësinë e një qytetari që dua të rrit fëmijët e mi në këtë qytet; do bëj të pamundurën për t?i vënë fre kësaj dallge betonizimi.
Debati i dy ditëve të fundit, lidhur me ndërtimet tek diga e...
Deklaratë e deputetit te PD, Aldo BumçiMarrëveshja e maxhora...
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan ne Facebook se qeveria...
Nga Mero BazeDebati mes Lulzim Bashës dhe kundërshtarëve të ...
Ndoshta duket qesharake ose e pabesueshme, por deputeti soci...
Partia Socialiste dhe Bashkia e Tiranës vijojnë akuzat në di...
Qeveria shqiptare, do ndihmoje kurdet ne Irak me municione. ...
Kryetari i Partisë Demokratike ka dalë sërish në krah të Pre...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në “Facebook” deklaratën ...
Deklaratë e kryetares së Gruas Demokrate, Albana VokshiSkand...
Deklaratë deputetit te PD, Oerd BylykbashiSkandali i Sarandë...
NGA Igli CaraDeputet i PD-së, anëtar i Komisionit të Ekonomi...
Ish-kreu i PS ne Korce, Muharem Meko, nje nga njerzit me rep...
Por ndërsa video e skandalit seksual të një aktivisti të Koç...
Nga Sali BERISHANgjarja e Sarandes ka tronditur thelle çdo q...
Deputetja e Partise Demokratike dhe ish- Ministre e Integrim...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjet...
Deputeti i Partise Socialiste Koco Kokedhima, dje ne mbremje...
Deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, ka akuzuar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...