web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PS kërkon dorëheqjen e Bashës nga Bashkia e Tiranës

19 Gusht 2014, 14:02, Politikë CNA

Partia Socialiste dhe Bashkia e Tiranës vijojnë akuzat në distancë ndaj njëra-tjetrës. Socialistët i kërkojnë Lulzim Bashës të japë dorëheqjen nga posti i Kryebashkiakut, ndërsa Bashkia akuzon Qeverinë se ka bllokuar projektet për zhvillimin e qytetit.

Partia Socialiste

Partia Socialiste kërkoi sërish nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që të japë dorëheqjen, pasi nuk ka bërë asgjë për banorët e kryeqytetit.

Për të dytën ditë, sekretari për Çështjet Ekonomike në Partinë Socialiste Ervin Bushati në një prononcim për mediat nga parku i liqenit artificial, fajësoi kryebashkiakun për betonizimin e kësaj zone të kryeqytetit. Kjo pas lejes së dhënë nga bashkia për ndërtimin e një objekti 20 katësh në këtë zonë.

?Ka ardhur momenti që të largohesh nga bashkia e Tiranës, se qytetarët e Tiranës nuk janë të interesuar se çfarë politike mund të bësh ti, por çfarë mund të bësh për qytetin e tyre?, tha Bushati.

Ai i kërkoi kryebashkiakut që të mbajë premtimet e dhëna në fushatë elektorale, se ?nuk do të merrej me politikë? dhe se ?do ishte një kryetar bashkie që do merrej vetëm me problemet e qytetarëve?.

Reagimi i Bashkisë

Pas deklaratës së PD-së, ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës e cila e quan mashtrim të radhës akuzat që vijnë nga selia rozë.

?Në lidhje me projektin zhvillimor në zonën 5/33, Bashkia Tiranë bën me dije se jo vetëm që nuk cënohet asnjë centimetër hapësirë publike por me anë të formulës së menaxhimit të pronës, hapësirës publike i shtohen 2 mijë metra katrorë në zonën e pishinave e cila po ashtu ruhet e paprekur. i paprekur ruhet edhe kompleksi i fushave sportive, ku me investimin e Bashkisë së Tiranës prej 35 milionë lekësh u bë i mundur ndriçimi dhe rehabilitimi i fushave. Projekti zhvillimor kufizohet vetëm brenda pronës private dhe përbën një volum 4 herë më të vogël se projekti i babëzisë së Edi Ramës dhe sekserëve të tij. Ky projekt shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe në përfundim të tij, qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë metra katrorë hapësirë publike dhe gjelbërim?, thuhet në deklaratë.

Sipas saj, plani urbanistik i qytetit të Tiranës i dha fund epokës se betonizimit korruptiv të kryeqytetit.

?Vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryetar bashkie, Edi Rama betonizoi apo shndërroi në sheshe ndërtimi mbi 65 mijë metra katrorë lulishte dhe hapësira të gjelbra në zemër të kryeqytetit. Në tre vitet e fundit, Bashkia e Tiranës jo vetëm nuk ka lejuar cënimin e asnjë hapësire të blertë por ka shtuar 96 mijë metra katrorë gjelbërim në qendër dhe në lagjet e banimit, ka mbjellë mbi 23 145 pemë dhe dru dekorativë dhe po punon për shtimin e 300 mijë metrave katrorë gjelbërim, përmes projektit të bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës. Ky bilanc mes të djeshmes dhe të sotmes është arsyeja e vërtetë e mllefit, bllokimit, dhe fushatës së shpifjeve që Edi Rama ka zgjedhur përpara interesave të qytetarëve?, theksohet në reagimin e Bashkisë së Tiranës





Lajmet e fundit nga