Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Reforma administrativo-territoriale, e miratuar të enjten në Kuvend, e përcaktuar si një prioritet kyç i programit qeverisës 2013-2017, synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike vendore përmes rritjes së efikasitetit të tyre, por dhe aksesit të qytetarëve në to, si dhe fuqizimit të njësive vendore të cilat janë shumë të fragmentuara dhe joefikase në ofrimin e shërbimeve.
Harta e re administrativo-teritoriale e ndan Republikën e Shqipërisë në 12 qarqe dhe 61 bashki. Nga ky organizim i ri i territorit konstatohet se ndarja në nivel qarqesh mbetet e pandryshuar. Rrethi, si njësi territoriale dhe nënndarje e qarkut, është suprimuar, në kushtet kur numri i bashkive është zvogëluar në 61 të tilla.
Në disa raste territori i bashkive të reja, përkon dhe me kufijtë e rretheve, ndërsa mesatarisht çdo qark përbëhet nga 5 deri në 6 bashki. Me këtë konfigurim të ri të territorit shihet e arësyeshme që të hiqet ndarja në rrethe si njësi territoriale.
Niveli i parë i qeverisjes vendore propozohet të riorganizohet me 61 njësi vendore, nga 373 bashki e komuna që janë aktualisht. Ndarja administrativo-territoriale me 61 bashki bazohet në metodologjinë e ?zonave funksionale?. Ky term nënkupton njësinë vendore, e organizuar rreth një qendre urbane, që ka numrin më të lartë të popullsisë krahasuar me qendrat e tjera brenda zonës, dhe po ashtu ka mundësi të ofrojë një gamë të plotë të shërbimeve publike që duhet të ofrojë një njësi vendore.
Në krijimin e 61 bashkive të reja janë bashkuar bashki dhe komuna ekzistuese, të cilat janë një zonë funksionale nga pikpamja e kritereve teknike të miratuara nga komisioni i posaçëm parlamentar. Në këtë rast koncepti i njësive të reja vendore presupozon hapësira administrative të mëdha nga pikpamja e territorit dhe e popullsisë, që përfshin si zonat urbane ashtu dhe ato rurale, duke lejuar një harmonizim të politikave zhvillimore dhe dule ulur pabarazitë e thella që ekzistojnë në ofrimin e cilësisë së shërbimeve, mes zonave urbane dhe rurale.
Ligji i ri i ndarjes territoriale, i miratuar më 31 korrik në Kuvend, në nenin tre të tij përcakton se ?organet e njësive vendore, të konstituuara pas zgjedhjeve lokale të vitit 2011 dhe me juridiksion territorial sipas ndarjes administrativo-territoriale, të vitit 2000 do të vazhdojnë funksionimin e tyre deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015.
Zgjedhjet e ardhshme lokale do të organizohen dhe zhvillohen mbi bazën e ndarjes administrativo-territoriale të përcaktuar me ligjin e ri, ndërsa organet vendore që do të konstituohen pas këtyre zgjedhjeve do të organizohen dhe funksionojnë bazuar në ndarjen e re administrative.
Më poshtë vijon renditja e 61 njësive vendore sipas ndarjes së re administrativo-territoriale:
1. Malësi e Madhe
2. Shkodër
3. Vau i Dejës
4. Fushë Arrës
5. Pukë
6. Tropojë
7. Has
8. Kukës
9. Mirditë
10. Mat
11. Klos
12. Lezhë
13. Kurbin
14. Dibër
15. Bulqizë
16. Durrës
17. Krujë
18. Shijak
19. Vorë
20. Tiranë
21. Kamëz
22. Kavajë
23. Elbasan
24. Librazhd
25. Belsh
26. Cërrik
27. Gramsh
28. Prrenjas
29. Peqin
30. Rrogozhinë
31. Pogradec
32. Maliq
33. Korçë
34. Pustec
35. Devoll
36. Kolonjë
37. Divjakë
38. Lushnje
39. Fier
40. Patos
41. Roskovec
42. Mallkaster
43. Berat
44. Kuçovë
45. Urë Vajgurore
46. Poliçan
47. Skrapar
48. Përmet
49. Këlcyrë
50. Vlorë
51. Selenicë
52.Himarë
53. Tepelenë
54. Memaliaj
55. Gjirokastër
56. Libohovë
57. Delvinë
58. Dropull
59. Sarandë
60. Livadhja
61. Konispol
Gjykata dha masën e sigurisë me burg për të akuzuarit Lavdim...
Që guvernatori Ardian Fullani bën një jetë luksi, kjo nuk ës...
Pavarësisht se është në qendër të një skandali, Banka e Shqi...
Kishin planifikuar të vinin në Shqipëri për të kaluar pushim...
Komisariati i Policisë Nr.4 në kryeqytet sekuestroi dhe asg...
Banka Qendrore ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë të saj, t...
Ministri Ilirjan Celibashi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme...
Arrestohen dy shtetas grekë në pikën kufitare të Tre Urave n...
Policia ka arrestuar edhe personin e gjashtë në kërkim për v...
Administratorja e falimentit te firmës piramidale “Sude”, Mi...
Rruga nacionale Tirane – Peshkopi prej eshte bllokuar per sh...
Kompania ajrore serbe ”Air Serbia” fillon shërbimin e ri të ...
Efektivat e policisë së Komisariatit të Pukës asgjësuan mëng...
Aktori Jamie Foxx raportohet se është në bisedime për të lua...
Ashtu sic ishte paralajmeruar, 6 persona jane arrestuar per ...
Rihapet tuneli Tiranë-Elbasan, e bllokuar dy ditë më parë. B...
Vjedhja ne Bankën e Shqipërisë pritet te pasohet shume shpej...
SHKODER – Familjarët ende të mpirë nga humbja e të afërmit t...
Dyshime mbi sigurinë, jo vetëm bankare, dhe përse të gjithë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...