Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë Marinën me armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Dyshime mbi sigurinë, jo vetëm bankare, dhe përse të gjithë heshtin?
Skandali i bujshëm në Bankën e Shqipërisë, ku Thesari i shtetit u vodh për katër vjet me radhë, ngre një sërë pikëpyetjesh të forta mbi rolin e disa institucioneve njëherësh, që prekin deri sigurinë kombëtare.
Së pari, mbi vetë Bankën e Shqipërisë. Detyra themelore e bankës është të garantojë sigurinë e sistemit financiar, duke e mbikqyrur atë për të mos lejuar keqmenaxhimin, abuzimet apo dhe korrupsionin brenda bankave private, që do të vinin në rrezik paratë e qytetarëve.
Dështimi dhe paaftësia për të ndalur një vjedhje disavjeçare në shuma marrëmendëse, brenda vetë strukturave të saj dhe në kasafortën, që duhej të ishte më e sigurta në vend, përveç se cënon rëndë imazhin e autoritetit që qeveris sistemin financiar, përcjell një mesazh të fortë negativ për publikun.
Për shumë kritikë, ngjarja reflekton mënyrën se si administrohet prej vitesh Banka Qendrore. Për disa vjet, posti i zv/guvernantorit administrativ, i cili duhet të merret me çështjet e brendshme, është mbajtur vakant, edhe pse organigrama e bankës është e përcaktuar me ligj.
Nga ana tjetër, rekrutimet e stafit kanë qenë shpesh të përfolura për nepotizëm dhe shkëmbim favoresh me pushtetin. Koincidencë apo jo, vetë drejtori i departamentit, në të cilin ka ndodhur vjedhja, është njeri shumë i afërt me Guvernatorin.
Grabitja e Thesarit mund të jetë edhe krim ordiner i një magazinieri, por në thelb ajo dëshmon rënien e një sistemi të tërë. Atij sistemi, që duhet të garantojë, së pari, sigurinë financiare, dhe, më shumë akoma, atë kombëtare. Pasi përtej bankës, ngjarja hedh përgjegjësi zinxhir mbi një sërë institucionesh të tjera.
Miliona dollarë të xhiruara me lehtësi në industrinë e kumarit, ngrenë pikëpyetje me radhë mbi autoritetin e lojrave të fatit, agjencinë e pastrimit të parave, shërbimet inteligjente dhe institucione të tjera, që merren me sigurinë kombëtare.
Pasi, nëse kanë dështuar kaq vjet të diktojnë një punonjës të thjeshtë, të xhirojë miliarda lekë në kumar, sa gjasa ka që e kanë bërë këtë me grupet e fuqishme kriminale, paratë e të cilëve mund të burojnë nga trafiqet apo kanale të tjera kriminale?
Në fund, superskandali ka nxjerrë në pah edhe një tjetër çështje. Kurrë më parë, Parlamenti dhe politika nuk ka heshtur përballë një ngjarjeje me këto përmasa. Madje, lufta politike ka qenë e ashpër edhe për skandale shumë më të vogla, pa pyetur nëse çështjet mund të ishin apo jo nën hetim.
Këtë herë, ndonëse ka kaluar më shumë se një javë nga shpërthimi i skandalit, vjedhja në Bankën e Shqipërisë ka qenë jashtë axhendës së të gjithëve. Së pari, jashtë axhendës së mazhorancës, e ardhur në pushtet me premtimin për të drejtuar ndryshe. Për të ndërtuar shtet, aty ku s?kishte, dhe për të luftuar korrupsionin.
Së dyti, jashtë axhendës së opozitës dhe organeve të saj të shtypit. Asaj opozite, që del çdo ditë në media, edhe kur në rrugë ka një aksident, por që hesht kur vidhet Thesari. Një fenomen, që ngre një tjetër pikëpyetje, mbi atë nëse, a janë apo jo marrëdhëniet mes Parlamentit, dhe politikës në tërësi, me Bankën, thjesht dhe vetëm institucionale? Apo janë deformuar nga të tjera interesa, të cilat sot mund të kenë blerë heshjten e përgjithshme.
Në media janë publikuar në masë emra familjarësh të deputetëve, që punojnë në Bankën e Shqipërisë. Një marrëdhënie, që ngjan më shumë me një biznes. Dhe ky nuk është një lajm i mirë. Pasi, Parlamenti është institucioni i vetëm, që ka autoritetin dhe detyrën për të korrektuar sistemin e rënë.
Publikohet axhenda e vizitës njëditore të Papa Françeskut në...
Punonjësit e HEC-it të Qafë Mollës në të cilën operon firma ...
Aktorja e famshme turke Beren Saat, ka lidhur kurorë me Kena...
Një ngjarje e rëndë u shënua në hidrocentralin e Qafë Mollës...
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) kallëzo...
Ardian Bitraj nuk figuron të jetë në listën e personave VIP ...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë vendim p...
Krimet brenda familjes duket se nuk kanë fund.Vetëm para pak...
Në Prishtinë, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë u morën ve...
Prokurori i posaçëm Clint Williamson, që drejton grupin hetu...
Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrint, Metju Nimic, zhv...
Një grua 35 –vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri.Vi...
Dëshmitari kyç që implikon Arben Frrokun në vrasjen e komisa...
Arratiset nga banesa e tij në Fier biznesmeni Arben Gropa. A...
Dy persona i kanë zënë pritë një patrulle të policisë së Kop...
Parashikohet një ditë me përgjithësisht pozitive për të gjit...
Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani, për vite me radhë ...
Ndërsa vendi zien nga debatet për vjedhjen e Bankës së Shqip...
Nga Artan HoxhaPer te gjithe ata qe e kane harruar, me qe me...
Tuneli i Kërrabës në autostradën Tiranë- Elbasan, do të mbyl...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...