Gjiri i Porto Palermos, plot relike dhe potencial turistik
Megjithë infrastrukturën modeste të Shqipërisë, turistë që k...
Një studim i fundit, që u fokusua tek raportet e të rinjve me median, nxori në pah dhe efektin e rrjeteve sociale, si dhe shkallën e besueshmërisë së informatave që qarkullojnë përmes internetit
Në mënyrë të sinkronizuar 10 organizata joqeveritare në 10 vende të rajonit Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Bullgari, Turqi, Slloveni dhe Shqipëri zhvilluan një studim, që kishte në fokus raportet e të rinjve me median. Nisur nga rritja e aksesit në internet dhe përhapja në shkallë të gjerë e mediave të reja synimi ishte për të hulumtuar aspekte të tilla si kanë përjetuar të rinjtë kalimin nga media konvencionale tek risitë, që ofron teknologjia dhe interneti (rrjetet sociale, blogjet, podcasting, etj); si komportohen ata, kur përballen me informacione kontradiktore; sa dhe si e shohin median me sy kritik; cilat janë burimet më të besueshme informative për ta etj.
Partneri shqiptar që hulumtoi pjesën e Shqipërisë ishte, EUNACAL, një institut i pavarur për studimin e politikave publike, me aktivitet prej vitit 2010 që promovon pjesëmarjen e qytetarëve dhe diskurin demokratik, duke trajtuar bërjen e politikave publike në tre nivele të qeverisjes (european, nacional & local ? nga dhe ka marrë emrin EUNACAL). Drejtori i institutit Alban Nelaj duke iu referuar gjetjeve kryesore të studimit që u bënë publike ditët e fundit, thkeson për DW faktin se të rinjtë shqiptarë shfaqen të dyzuar në lidhje me veprimet që ndërmarrin në rastet që konstatojnë se burime të ndryshme informacioni mediatik japin informacione kontradiktore mbi të njëjtën çështje.
Vlerësime të ndryshme ndaj rolit të medias
?Për 79% të të rinjve shqiptarë gjëja e parë, që do të bënin, do të ishte krahasimi me burime të tjera informacioni. Ndërkohë 62% e të rinjve shprehen se gjithashtu në raste të tilla do të merrnin parasysh vetëm burimet e informacionit, në të cilat ata kanë besim. Vetëm 47% e të rinjve shqiptarë shprehen se në raste të tilla do të diskutonin edhe me persona të tjerë për të marrë mendimet e tyre mbi çështjen, që pasqyrohet në mënyrë kontradiktore nga burime të ndryshme informacioni mediatik.?
Lami: Asnjëherë më parë nuk ka pasur mundësi që të shpërndahen idetë me kaq shumë njerëz.
Sipas Nelajt të rinjtë shqiptarë shfaqen tejet kritikë ndaj përmbajtjes mediatike. Kështu 59% e tyre mendojnë se media ka mangësi argumentimi, 53% shprehen se lajmet janë në trajtë propagande, 41% janë të mendimit se media përdor gjuhë, që krijon ndasi dhe 21% mendojnë se media përdor epitete çnjerëzore. 57% e të rinjve shqiptarë shprehen se mediat nuk paraqesin lajme në mënyrë të paanëshme, 32% mendojnë se mediat nuk ndërmarrin gazetari investigative, 29% janë të mendimit se mediat nuk paraqesin fakte të vërteta dhe 27% besojnë se media nuk paraqet mendime analitike mbi çështjet, që pasqyron.
Një aspekt tjetër interesant në këtë studim ishte besueshmëria e të rinjve në burimet e informacionit. Megjithëse televizioni mbetet në vend të parë me 43%, bie në sy rritja e interesit për të pasur si burim informacioni parësor internetin, që ka kapur kuotën e 32%. Në anën tjetër burimet e informacionit mediatik më pak të besuara janë organet e shtypit me vetëm 23% të të rinjve dhe mediat sociale me 14%.
Interneti si armë e re për të administruar shoqërinë mes të rinjve
Dr. Roland Lami, shef i departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara në Universitetin Europian të Tiranës, duke folur për efektet e përdorimit të rrjeteve sociale nga të rinjtë nënvizon faktin se asnjëherë më parë nuk ka pasur mundësi që të shpërndahen idetë me kaq shumë njerëz në botë. Sot të ekzistosh, do të thotë që të kesh një identitet në rrjetet sociale, shprehet dr. Lami për DW.
?Njerëzit duan te shfaqin veten në çdo moment të aktivitetit të ditës. Prezenca e theksuar në botën virtuale, i shtyn njerezit gjithnjë e më shumë t’i kushtojnë vëmendje krijimit të imazhit, që ata duan të përçojnë tek të tjerët. Kulti i vetes është kthyer në mani në rrjetet sociale. Krijimi dhe konsumimi i dukshëm i detajeve dhe pamjeve intime të jetës personale dhe të asaj të të tjerëve është kthyer në veprimtari kryesore në botën e rrjeteve sociale online, sidomos nga të rinjtë. Dukshëm miqtë bëjnë komente, që sido që të dalësh, te thonë se je bërë yll, dhe se shkëlqen si nje princeshë, pavarësisht se pamja, mund të lejë shumë për të dëshiruar. Rrjetet sociale po minimizojnë gjithnjë e më shumë komunikimin fizik mes të rinjve. Kur pijnë kafe, drekojnë së bashku, shpenzojnë më shumë duke ndërvepruar me teknologjinë sesa me njëri tjetrin. Bëjnë foto me njeri tjetrin, fotografojnë pjatat qe porosisin, pastaj i rrinë ?celularit mbi kokë’ për të parë sa ?like’ do të marrin, ndërkohë që shohin edhe se çfarë kanë postuar të tjerët, të cilëve mund ti bëjnë ndonjë koment, dhe kështu përfundojnë te gjithë në tavolinë duke mos komunikuar me njeri tjetrin, por me makinerinë?.
Nelaj: Të rinjtë shqiptarë shfaqen tejet kritikë ndaj përmbajtjes mediatike
Sipas dr. Roland Lamit në ditët e sotme ka ndryshuar edhe koncepti i miqësisë, sepse falë teknologjisë mund të mësojmë gjithçka për miqtë, pa qenë nevoja të takohemi me ta, përdoruesit e rrjeteve sociale, ndajnë online aktivitetin e tyre, ndajnë me këdo informacionin se me çfare po merren. ?Interneti është shndërruar në armën e re në arsenalin e të rinjve për të administruar shoqërinë e tyre?.
Niveli i përgjegjësisë për lajmet që qarkullojnë në rrjetet sociale
Ekspertët mendojnë se në ditët e sotme gazetari profesionist në kushtet e përdorimit masiv të rrjeteve sociale e ndan ?pushtetin? mbi lajmin me qytetarët e thjeshtë. Këta të fundit falë mediave sociale mund të vëzhgojnë, realizojnë, përzgjedhin, filtrojnë, shpërndajnë dhe interpretojnë lajmin njëlloj siç vepron një gazetar terreni.
Dr. Roland Lami në Universitetin Europian të Tiranës, kur përmend fluksin e madh të informacionit që shpërndahet përmes rrjeteve sociale, ngre pyetjen e autenticitetit dhe identifikimin e përgjegjësisë, në rast të një manipulimi të mundshëm të lajmit, apo respektimi i disa parimeve etike që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.
?Më përpara, kjo gjë ishte e zgjidhur nëpërmjet kodit të etikës që detyronte çdo gazetar t’i përmbahej disa kritereve objektive në transmetimin e një lajmi. Ndërsa sot, kjo situatë e re, ka ngritur disa pikëpyetje, përsa i përket aspektit etik, autenticitetit të lajmit dhe ajo që është më e rëndësishme, niveli i përgjegjësisë për transmetimin e lajmit?.
Megjithë infrastrukturën modeste të Shqipërisë, turistë që k...
Zyrtarë, mes tyre dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, pr...
Nikoleta KovaçiKa qenë mosbindja e një futbollisti për të mb...
Kreu i RTSH dhe gazetari Martin Leka ka gjetur nje menyre te...
Mijëra besimtarë myslimanë festuan qysh në orët e para të më...
Gjykata e Lezhës ka përfunduar gjykimin ndaj dy 22- vjeçarëv...
Një grup hakerash kanë hyrë në faqet e ministrive kryesore n...
Edhe drejtori i Thesarit të Shtetit, Dorian Çollaku është ma...
Ka gjithnjë e më shumë prova që sugjerojnë se pikëpamjet ton...
Një emër që në Itali ka famë shumë të keqe, jo pa arsye: kar...
Piramidat egjiptiane janë një nga çudirat më të mëdha botëro...
Tentohet të grabitet një argjendari në qytetin e Korçës. Mës...
Policia e Fierit ka parandaluar sot një tragjedi familjare n...
Pas akuzave të Partisë Demokratike mbi numrin në rritje të v...
Kompania e shperndarjes se energjise elektrike, ndryshon edh...
Dy persona kanë dhunuar një polic të qarkullimit rrugor.Ngja...
Policia do të nisë edhe njëherë hetimet për zbardhjen e vras...
Një fëmijë është rrëzuar nga ballkoni i shtëpisë së tij në n...
Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqiperisë, ...
Gazetari i A1 report, Arber Hitaj, ka denoncuar shantazhet d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...