web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënohet me vdekje Igli Tare

28 Korrik 2014, 15:44, Aktualitet CNA

Nikoleta Kovaçi

Ka qenë mosbindja e një futbollisti për të mbërritur në Lacio, për shkak se ai zgjodhi skuadrën ?armike? Roma, që ka irrituar në kulm tifozerinë laciale, e cila ka nisur një mori pafund mesazhesh dhe telefonatash kërcënuese ndaj shqiptarit që drejton klubin, Igli Tare. Pak ditë më parë, kohë kur Tare festonte edhe 41-vjetorin e lindjes së tij, në telefonin e tij dhe të bashkëshortes së tij kanë mbërritur sms me përmbajtje të frikshme, ku sipas vetë Tares ai është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjes së tij. Prokuroria ka nisur menjëherë hetimin për kërcënimet, duke urdhëruar Taren që të ndryshojë numrin e telefonit, por kërcënimet kanë vijuar. Telefonata më e frikshme për të, mësohet se i ka ardhur nga ?Alitalia?, kompania ajrore, një telefonatë në të cilën Drejtori Sportiv i Lazios mësoi se kishte një vend të rezervuar në linjën e Roterdamit. Madje personat që i kishin ?prerë biletën? kishin përcaktuar edhe arsyen e lëvizjes së shqiptarit në drejtim të Holandës pasi sipas tyre Tare do të kryente bisedime për sjelljen e një mbrojtësi holandez tek Lazio. Sërish Tare ka vijuar të vërë në dijeni autoritetet hetimore në lidhje me atë ç`ka po i ngjet, ndërsa mësohet se dy netë më parë edhe në telefonin e gruas kanë ardhur kërcënime me vdekje. 

Kërcënimet

Ka qenë gazeta ?Il Tempo?, që ka marrë një prononcim nga drejtuesi sportiv i Lacios në lidhje me gjithë situatën e ditëve të fundit. Kërcënimet me vdekje që janë nisur në drejtim të tij dhe të  familjes së tij, kanë ngritur në këmbë policinë dhe hetimin vendas, por duke patur parasysh numrin e madh të personave që janë grupuar në këto kërcënime, ende nuk është bërë e mundur të zbulohet ndonjë kërcënues dhe të vihet para përgjegjësisë. Sipas shqiptarit që gjendet në krye të Lazios, Igli Tare bëhet me dije se numri i sms-ve që kanë ai ka marrë me përmbajtje kërcënimi me vdekje i kalojnë shifrat e 2 mijë të tillëve, ndërsa agjensi të ndryshme janë ankuar për Taren, pasi tifozët iu telefonojnë kompanive në emër të shqiptarit. Grupi hetimor që po merren me ngjarjen ka mbledhur të gjitha të dhënat e këtyre kompanive dhe përmbajtjet e kërkesave që kanë bërë personat në emrin e Tares, ndërsa vijohet të kërkohet prej shqiptarit ndryshimi i numrit telefonik. Igli Tare, gjatë reagimit të tij në lidhje me kërcënimet e jetës, ndjehet i shqetësuar jo vetëm për faktin se si mund të kërcënohet me jetën e tij dhe të familjes, por edhe për faktin që i duhet të ndryshojë numër telefoni kaq shumë, pasi sipas tij telefoni është një mjet i domosdoshëm për të mbajtur kontaktet. Tashmë pritet që policia dhe hetimi të ndërmarrin një hap konkret jo vetëm për të zbuluar autorët e sulmit ndaj zyrtarit lacial, por madje edhe për të marrë në mbrojtje të veçantë shqiptarin dhe familjen e tij.

 Kërcënimi me jetën e fëmijës 

Mësohet se kërcënimet ndaj Igli Tares kanë nisur në fundin e janarit të këtij viti. Situata sërish ka qenë e ngjashme, por që është arritur të mbyllet shpejt. U duk sikur kërcënimet për jetën dhe familjen nuk do të përsëriteshin më. Mirëpo, nisja e kërcënimeve kohëve të fundit për ikjen e Astorit në drejtim të Romës kanë nxjerr në pah edhe një problem që ka shqetësuar së teprimi hetuesit e çështjes është fakti se në në telefonin që Tare është detyruar të dorëzojë në duart e hetimit ka patur edhe foton e të birit. Hetuesit dyshojnë se tifozët kërcënues mund të kenë përvetësuar pamjet e djalit të Tares e për pasojë frika e ndonjë rreziku të mundshëm për jetën e tij është edhe një kërcënim për autoritetet vendase. Gjithashtu vetë Tare mësohet të ketë thënë për mediet se numrat e tij gjenden nga tifozet, publikohen në internet dhe prej aty në drejtim të tij vijnë më qindra mesazhe kërcënuese. ?Pas takimit që pata me tifozët në hotel në lidhje me transferimin e paarritur, rinisën problemet me kërcënimet. Dikush duhet të ketë hyrë sërish në posedim të numrit tim dhe më pas është hedhur në internet. Filluan të mbërrijnë mesazhet e zakonshme kërcënues, por jo vetëm. Kam marrë telefonata të çuditshme, si një nga ?Alitalia?. Dikush kishte rezervuar një fluturim në Roterdam për emrin tim. Gjithçka që mu tha kishte të bënte me disa negociata për të blerë mbrojtësin De Vrij. Kam kaluar dy orë për të kuptuar se kush ishte ai që kishte rezervuar biletën pasi nuk arrija të kuptoja dot se ç`po ndodhte? ka shpjeguar ndër të tjera Igli Tare për mediet italiane. 

Tare, tifozëve: Astori na preu në besë 

 Blerja e parealizuar e një mbrojtësi ka shkaktuar stuhi rreth Igli Tares, shqiptarit që është në rolin e drejtorit sportiv te Lacios. Davide Astori, i cili dukej sikur ishte fare pranë skuadrës bardh e kaltër, në çastin e fundit është rrëmbyer nga Roma. Një lëvizje kjo, që ka tërbuar tifozët lacialë, që kanë humbur kështu “derbin” e parë pa nisur mirë sezoni dhe ndjehen të tradhtuar pikërisht prej drejtuesve. I detyruar për të dhënë shpjegime para dhjetëra tifozëve që u paraqitën përpara hotelit ku është grumbulluar Lacio, drejtori sportiv shqiptar ka kërkuar të nxjerrë veten pa faj: “Kishim të mërkurën një marrëveshje me lojtarin. Pastaj Astori më telefonoi, duke më thënë se ishte në konfuzion, sepse i kishte mbërritur një zë, sikur ne ishim dorëzuar. Unë i shpjegova që s’ishte e vërtetë, pasi kishim rënë dakord me të gjithë. Por ja që të enjten, zyrtarizoi kalimin te Roma, duke na prerë në besë. Na dha një goditje të fortë neve, pasi ndryshoi gjithçka në fund”. Pas kësaj humbjeje, tifozët i kanë kërkuar dorëheqjen, megjithatë ai ka dashur t’i qetësojë: “Të presim deri në fund të merkatos dhe pastaj të shohim. Nxi ose zbardh faqen time në të gjithë këtë. Jam i vetëdijshëm që na duhen dy mbrojtës. Por të shohim deri në fund të merkatos: jam gati të dorëhiqem, nëse s’arrij objektivat!”.    

Shekulli





Lajmet e fundit nga