Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë: Anastasi? Prifti duhet të jetë patriot
TIRANE – Rrënjët e tij zënë fill tek pasardhësit e Skënderbe...
Byroja Kombëtare e Hetimit ndan më dysh Partinë Socialiste. Pesëmbëdhjetë deputetë të mazhorancës kanë dalë kundër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, sa i përket ngritjes së kësaj byroje. Sipas ligjvënësve të mazhorancës, ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit i mbivendoset institucioneve të Prokurorisë dhe dikton ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, sa i takon përgjimeve.
Deputetët i kanë bërë kërkesë kryeministrit Edi Rama për rishikimin e draftit, duke e shoqëruar me një sërë vërejtjesh. Shqetësimet e tyre kanë të bëjnë me vartësinë e kësaj super-strukture të policisë dhe me funksionimin e saj. Ligjvënësit e mazhorancës, vërejnë me shqetësim faktin se kjo strukturë krijon dualitet me Prokurorinë, veçanërisht me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi kanë të njëjtin objekt hetimi, si dhe kanë evidentuar faktin se përsa u përket përgjimeve dhe mbledhjes së të dhënave nga Byroja, cenohet Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale, sipas të cilëve, përgjimet apo regjistrimet me kamera në ambiente private nuk mund të kryhen pa vendim gjykate apo autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërkaq, në kërkesën drejtuar kreut të qeverisë, deputetët kanë vënë theksin te vartësia e kësaj byroje. Deputetët mendojnë se vartësia e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Ministri i Brendshëm bie në kundërshtim me parimin e paanësisë politike në të cilën bazohet veprimtaria e policisë.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, është shprehur se ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të krijojë mbivendosje institucionesh. Sipas Xhafajt, byroja nuk zgjidh problemin e policisë gjyqësore, ashtu sikurse nuk i jep zgjidhje edhe shumë problemeve të tjera. ?Shqetësimi im është ajo çfarë ju keni dashur të realizoni me këtë strukturë dhe duke pasur parasysh që nuk ndryshoni Kodin e Procedurës Penale. Vazhdoni të ruani të njëjtën shpërndarje të policisë gjyqësore. Nuk e zgjidh problemin e policisë gjyqësore kjo, nuk zgjidh shumë gjëra?, është shprehur Xhafaj. Në të njëjtën linjë janë shprehur dhe deputetët, Bashkim Fino, Pjerin Ndreu, Pandeli Majko, Erjon Braçe dhe Luan Rama. Sipas tyre,
Byroja Kombëtare e Hetimit dikton ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, lidhur me përgjimet. Po ashtu, ngritja e kësaj byroje është parë me skepticizëm dhe nga drejtuesi i Shoqatës së Avokatëve Penalistë Sajmir Vishaj. Sipas tij, kjo nismë është ekstraproceduriale. Juristi Vishaj kërkon ringritjen e strukturës së vjetër, e cila sipas tij ka qenë shumë efikase, dhe që është drejtoria e hetimit.
Mbështetësit e nismës Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj e ka konsideruar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit si veprim të zgjuar dhe me një rëndësi të jashtëzakonshme. ?E quaj veprim të zgjuar dhe shumë të rëndësishëm. E quaj të zgjuar sepse vetiu duke qenë gati dy dekada në politikë dhe duke e ditur patologjinë tonë, thosha vërtet se si mund të bëhet me këtë drejtësi thellësisht të korruptuar. Dhe është gjetur, e marrë nga modelet e tjera e përshtatur për Shqipërinë, gjykoj se është një strukturë që shpresoj të jetë e dobishme për nivelin e korrupsionit dhe krimit të organizuar?, tha Brokaj.
Deklarata e Saimir Tahirit Unë mendoj, në kushtet që jemi, kjo që kemi bërë me Byronë Kombëtare të Hetimit është maksimumi që kemi bërë për t?i dhënë një standard tjetër luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit elitar. Ajo që ne kemi bërë sot është që t?i përgjigjemi me sa kemi mundësi fushës së veprimtarisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të ngremë një strukturë të specializuar në Policinë e Shtetit që do të jetë në gjendje në mënyrë të fokusuar tematikisht dhe strukturalisht, t?i përgjigjet sfidave imediate që kemi ne në luftën kundër korrupsionit.
Funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit Byroja Kombëtare e Hetimit është një drejtori qendrore pranë kryeministrit që do të funksionojë për koordinimin e të gjitha shërbimeve, përmes një zyrë koordinative. Deri më tani shërbimet veprojnë paralelisht, duke nxjerrë jashtë skemës dhe informacione që s?duhet të dalin, por dhe duke u përdorur për luftën politike. Byroja Kombëtare e Hetimit do t?i detyrojë të gjitha këto shërbime të mos punojnë paralel. Byroja Kombëtare e Hetimit është një institucion i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga e gjithë asistenca e specializuar ndërkombëtare për Shqipërinë, për të bashkuar në një strukturë të vetme një sërë çështjesh që sot janë të pakoordinuara. Në këtë strukturë do të organizohen të gjitha këto shërbime, që kanë drejtime të ndryshme, por që sot janë të pakoordinuara e konsumojnë para pa punë. Kjo strukturë do të organizojë dhe do të garantojë mirëfunksionim edhe në pjesë të tjera të organizmit shtetëror. Programi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka këto pjesë shumë të rëndësishme. Ajo ka analizën e informacionit kriminal, lufta kundër trafiqeve njerëzore, armëve eksplozive anti-terrori, drejtimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit, njësinë speciale të agjentëve të mbulimit, policia shkencore dhe antikrimi kompjuterik, mbrojtja e dëshmitarëve, policia e qarkullimit e rendit etj. Këto shërbime do amalgamohen në një strukturë të vetme dhe kalimi i informacionit nga poshtë-lart të bëhet transparent, i kontrolluar nga mekanizma të ndryshëm dhe i pamanipulueshëm. Pikërisht këtë strukturë pritet të ngrejë menjëherë kryeministri Rama, për të reformuar sistemin. Byroja Kombëtare e Hetimit do të merret me analizën e informacionit kriminal i cili do të vijë nga shërbimet e specializuara të shtetit shqiptar. Me luftën kundër trafiqeve njerëzore që janë kthyer në një gangrenë në Shqipëri.
Gazeta SOT
TIRANE – Rrënjët e tij zënë fill tek pasardhësit e Skënderbe...
Bukuroshen, të cilën e kemi njohur vitin e kaluar pas paraqi...
Policia gjermane ka arrestuar një ndër shqiptarët më të kër...
Policia e Durrësit ka arrestuar sot kreun e komunës së Rrash...
Rrëfim nga qelia i Jaho Mulosmanit. Intervista e parë pas 14...
Foto nga xhirimet e “Vdekje me porosi , ” Skenari dhe regji...
Një ekip studiuesish gjermanë ka zhvilluar një lëndë fosfore...
Shifrat flasin vetë: Në vitin 2014 priten më shumë se 21 mil...
Një automjet tip fuoristradë me një sasi të vogël marijuane ...
1. Dritat e Veriut, gjate fluturimit ne Ameriken Veriore2. Q...
Poetët në Greqinë e lashtë, kanë thënë shumë kozmogoni. Por,...
Vittorio ZucconiNë muajt e fundit të qëndrimit në fronin e S...
MUHAMEDIARAB 570-632Besohet nga muslimanët që të jetë një pr...
Solange Knowles më në fund pranoi të vërtetën, edhe pse me p...
Nëse konsumimi i pijeve të ndryshme alkoolike është parë si ...
Nëndrejtori i burgut të Drenovës është gjetur i pajetë mëngj...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prezantoi në Komisionin e...
2.2 ton marijuane u kapën nga policia e Pratos, pas një heti...
Victoria Beckham ka ndarë me fansat në Twitter foto të papub...
Pas shume e shume vitesh te percare nga politika, ish-te per...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...