Emily: Meshkujt dridhen para meje
Bukuroshen, të cilën e kemi njohur vitin e kaluar pas paraqi...
TIRANE – Rrënjët e tij zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut. Njëri nga prindërit mbante mbiemrin Muzaka, ndërsa tjetri mbante atë Greco. Shumë shekuj më parë, familja e tij pat lënë Arbërinë e shkrumbuar nga luftërat dhe qe vendosur në Kozencë. Arzobispo (Kryepeshkopi) Aleksandër, ndërsa flet për ?GAZETA SHQIPTARE? mundet ta kuptojë shqipen që ne flasim, por vetë, të përgjigjet me një gjuhë ku ngërthehet spanjishtja me italishten. Është hera e parë që vjen në Shqipëri dhe këmbët i kanë ndaluar në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku edhe e takojmë. Një shqiponjë dykrenare i stolis ballin, ndërsa na e prezantojnë si pasardhësi i Imzot Fan Nolit. Pas përshëndetjeve të rastit, marrim shkallët për në katin e dytë, ku biseda zhvillohet mes veprave të linjës së GKA, e në fund ai nuk ngurron të tregojë se është dashamirës i pikturës (dikur ka pikturuar edhe vetë), për ç?arsye ka ardhur edhe në galeri. ?Ardhja në Shqipëri është kthim në atdheun e gjakut tim, është një takim me vëllezërit e mi, është përmbushja e një ëndrre që kam prej shumë kohësh. Jam shumë i mallëngjyer…?, thotë Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuese e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit.
Kjo kishë ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai. ?Dy janë qëllimet e punës sonë: të shërbejmë që shumë njerëz të ritakojnë besimin tek Zoti dhe t?i takojmë shqiptarët me vlerat kulturore të kombit tonë përmes simboleve dhe historisë. Madje, synojmë që të gjitha këto t?i bëjmë në shqip?, thotë Kryepeshkopi me seli në Buenos Aires të Argjentinës.
Ai tregon se në këtë shtet dhe në gjithë Amerikën e Jugut ka shumë shqiptarë, shumë arbëreshë që kanë ikur nga Italia Jugore dhe janë vendosur atje. ?Ne jemi me mijëra, por shumica është e asimiluar në vendin ku ka jetuar dhe e kanë harruar pothuajse lavdinë e origjinës shqiptare. Po luftoj për t?i ribashkuar, për t?iu kujtuar origjinën. Në Amerikën e Jugut, për fat të keq, nuk flitet gjuha shqipe, ata që e dinin nuk e kanë trashëguar e të tjerët nuk e kanë mësuar?, – tregon ai. Në qershor mbajti një meshë për Nolin, ndërsa sot vjen në një rrëfim për ?GAZETA SHQIPTARE?.
Hirësia juaj, cila është kisha që ju drejtoni?
Kisha ime është vazhdimësia e veprës së kryepeshkopit Fan Noli. Ai themeloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kishën Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Kjo kishë në Boston është një dioqezë e rëndësishme e Kishës Ortodokse në Amerikë. Kisha jonë është një formacion latino-amerikan i punës së Fan Nolit. Unë jam kryepeshkopi i saj.
Si është të jesh vijues i punës së Nolit?
Për mua është nder i madh, përgjegjësi dhe punë që duhet bërë me kujdes. Për ne si kishë është e rëndësishme që populli ynë të rizbulojë identitetin e tij, ortodoks, kristian por edhe identitetin e tij shqiptar, e kjo është thelbësore. Sepse Ky është vendi ynë, Shqipëria është origjina e të gjithëve ne. Unë vij nga një familje me origjinë arbëreshe e jugut të Italisë. Paçka atyre shumë shekujve që kanë kaluar nga koha që familja ime la Shqipërinë, gjithmonë e kemi ruajtur edhe të folurën. Arbëreshët që jetojnë në Amerikën e Jugut e kanë humbur jo pak të folurën shqipe, gjuhën pra, e megjithatë po përpiqem ta rikthej vëmendjen tek ajo. Gjithnjë e kemi pasur në ndërgjegjen tonë, tokën e origjinës. Kjo koshiencë nuk ka humbur as përgjatë shekujve. Kjo është e rëndësishme për t?ia transmetuar edhe të rinjve tanë. Gjithnjë kam thënë se porta jonë është e hapur për të gjithë ata që kanë gjak shqiptar.
Cili ka qenë ndikimi i Fan Nolit tek ju?
Figura e tij është një figurë e mrekullueshme. Duhet t?ju kujtoj që ai ka përkthyer në shqip liturgjinë, por edhe Shekspirin, dhe Servantesin. Ka qenë njeri i jashtëzakonshëm, figura si ai nuk vijnë shpesh në historinë e një populli. Noli ka qenë një njeri i dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët, ai ia kushtoi gjithë jetën vendit të tij të origjinës. Figura e tij më ka ndihmuar shumë në punën dhe në misionin tim. Ai, me atë që ka bërë, na tregon ne të gjithëve, e mua si kryepeshkop një rrugë: që njëri vesh duhet mbajtur për të dëgjuar Zotin e tjetri vesh për të dëgjuar popullin. Kjo duhet pasur parasysh, sepse është një mësim i madh për ne: dashuria për atdheun.
A ka shumë shqiptarë që vijnë në kishën tuaj, pra që kanë origjinë të largët shqiptare?
Ka shumë shqiptarë që në një farë mënyre edhe e kanë humbur lidhjen me origjinën, por zemra jonë është e hapur për të gjithë shqiptarët, kristianë qofshin këta, myslimanë qofshin këta apo edhe ateistë, sepse të gjithë këta janë vëllezërit tanë, kemi të njëjtin gjak, jemi vëllezër, si bij të nënës Shqipëri, pa dallime, pa përçarje, pa pasur asnjë lloj ngurrimi e me gjithë respektin për shkak të fesë, a masës së besimit të secilit dhe me gjithë respektin për identitetin e tij.
(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Bukuroshen, të cilën e kemi njohur vitin e kaluar pas paraqi...
Policia gjermane ka arrestuar një ndër shqiptarët më të kër...
Policia e Durrësit ka arrestuar sot kreun e komunës së Rrash...
Rrëfim nga qelia i Jaho Mulosmanit. Intervista e parë pas 14...
Foto nga xhirimet e “Vdekje me porosi , ” Skenari dhe regji...
Një ekip studiuesish gjermanë ka zhvilluar një lëndë fosfore...
Shifrat flasin vetë: Në vitin 2014 priten më shumë se 21 mil...
Një automjet tip fuoristradë me një sasi të vogël marijuane ...
1. Dritat e Veriut, gjate fluturimit ne Ameriken Veriore2. Q...
Poetët në Greqinë e lashtë, kanë thënë shumë kozmogoni. Por,...
Vittorio ZucconiNë muajt e fundit të qëndrimit në fronin e S...
MUHAMEDIARAB 570-632Besohet nga muslimanët që të jetë një pr...
Solange Knowles më në fund pranoi të vërtetën, edhe pse me p...
Nëse konsumimi i pijeve të ndryshme alkoolike është parë si ...
Nëndrejtori i burgut të Drenovës është gjetur i pajetë mëngj...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prezantoi në Komisionin e...
2.2 ton marijuane u kapën nga policia e Pratos, pas një heti...
Victoria Beckham ka ndarë me fansat në Twitter foto të papub...
Pas shume e shume vitesh te percare nga politika, ish-te per...
Në vitin 1775, kolonët anglezë të Amerikës nisën sfidën e ty...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...