Berisha kunder ligjit te Henri (Neim) Cilit
Ish-kreu i qeverise deklaroi nepermjet rrjetit social Facebo...
Kuvendi u përfshi sot nga debatet dhe akuzat gjatë seancës parlamentare, pas fjalës së mbajtur nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit artikuloi një seri akuzash dhe fyerjesh jo vetëm në drejtim të Qeverisë, por edhe të disa deputetëve socialist. Në përgjigje të akuzave ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla, i cili tha se shanset që Sali Berisha të rikthehet në pushtet i ka aq sa i ka Hondurasi për të fituar Kupën e Botës në Brazil.
Berisha:
?Sot është një ditë e madhe, është dita në të cilën u hapën dyert e lirisë për Kosovën dhe Kombin shqiptar. Sot është një ditë e madhe. Ky është një rast për të shprehur nderimin më të madh për të gjithë ata që vendosën jetën, bënë sakrificat më të mëdha për lirinë e Kosovës, e cila është mrekullia më e madhe e Kombit shqiptar. Nderimet më të mëdha për ish-Presidentin Rugova dhe komandantin Adem Jashari. Mirënjohje më të madhe për NATO-n?, theksoi Berisha.
Në vijim, ish-Kryeministri u ndal në 23 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.
?Sot shqiptarët kanë një ditë tjetër, 23 vjet më parë PPSH e mbledhur në një Kongres në Pallatin e Kongreseve, vendosi solemnisht të ndërrojë emrin, por duke ruajtur të gjithë trashëgiminë e PPSH. Por në 23 vite socialistët kontribuan në vlerat dhe demokracinë e vendit, dhe pa diskutim PS ka contribute të mëdha. Por të dashur socialistë dhe socialiste, sot ata që kanë mbërthyer Partinë tuaj nuk kanë lidhje me ju. Ato që kanë mbërthyer kokën e PS, janë ata që u morën pushtetin shqiptarëve me një sërë mashtrimesh. A nuk u premtuan shëndetësi falas, ulje të cmimeve të ushqimeve, legalizimeve falas? A nuk premtuan këta punësim dhe kanë punësuar vetëm sojin dhe sorrollopin e tyre. Punësuan gjithë fisin e tyre, nga i pari që ka futur 4 kushërinj në qeveri. Në krye të PS keni një mafie të vërtetë, e cila shërbehet nga dy apo tre sharës të paguar, përdhunues, trafikantë etj etj?, theksoi Berisha.
Gjatë fjalës së tij deputetët socialist Bashkim Fino dhe Erion Braçe kanë ndërhyrë duke kërkuar respektimin e seancës, por Berisha duke ndërhyrë tha ?nëse ju ndjeheni se këta janë socialistë (tregon me gisht nga QEveria) unë ju kërkoj të falur?.
?Këta zhyten me një shpejtësi të madhe në drogë, këta që bërtasin si cakej në sallë 90 % e tenderave e bëjnë pa procedura të hapura. Pyesni socialistë ku shkojnë paratë e buxhetit, sepse sot nuk ndërtohet një shkollë, një rrugë, një spital, dhe kjo ndodh sepse paratë kompanive këta ua japin me 15 %. Kompanitë kanë marrë paratë, këto kanë marrë përqindjet, ja sepse nuk ndërtohet një kilometër rrugë, nuk ndërtohet një shkollë, një spital apo një çerdhe. Koha qytetarë ka ndaluar për ju. Ky është një shkelmim për të gjithë kontributin tuaj 23 vjeçar. Kurrë ju nuk prisnit që t?ju zëvendësonte llumi dhe aleanca e qelbësirave. S?jeni ju o socialistë qelbësira, janë ata që sot po shkatërrojnë institucionet, janë ata që paguajnë paratë për të marrë poste?, theksoi Berisha.
Në vijim, ish-Kryeministri ka reaguar edhe për batutat e para disa ditëve të Kreut të Qeverisë Edi Rama kur tha se nuk do të kishte festime për marrjen e statusit dhe as koncerte ku të këndonte Çlijeta.
?Kryetari juaj tha se nuk do të festojë statusin dhe e dini pse, sepse nxin. Vete sulmon Çiljetën sepse këndoi në koncertin e anëtarësimit në NATO. Por të kishte 1 % të performacës artistike të Çiljetës nuk do të ishte një piktor i dështuar, që s?do të shiste dot as edhe një tablo. Por çdo të festosh ti more, ti atë ditë duhet të mbyllesh në bunker, ti e ke atë ditën më të zezë të jetës tënde. Nuk mund të gjesh asnjë politkan në Europë që ka bllokuar statusin e vendit kandidat. Vete dhe i thotë Fyles se reformën në drejtësi e bën Fatmir Xhafaj dhe jo Qeveria. E di ti Nasip pse nuk ta jep Rama ty realizimin e reformës në drejtësi? Ty s?të pëlqen, por mua më pëlqejnë të vërteta. Standardi i Ramës është që të merresh me drogë, ndaj s?ta jep drejtësinë ty Nasip. Ti ke 1 mijë të zeza, por me drogë nuk merresh Nasip?, theksoi Berisha.
Në vijim të fjalës së tij, ish-Kryeministri akuzoi se në 23 vjet në këtë sallë asnjë nga ngjarjet e rrugaçërisë apo kriminale nuk janë organizuar nga socialistët.
?Të gjitha janë organizuar nga Skënder Gjinushi dhe Edvin Kristaq Rama. Ky i fundit ka stilin e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës, stil i neveritshëm?, theksoi Berisha.
Pas fjalës së mbajtur ai u largua nga salla e Kuvendit, ndërsa përballë akuzave dhe sharjeve ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla.
Ligjvënësi socialist Taulant Balla nuk ka lënë pa përdorur batutat ndaj ish-.Kryeministrit, të cilit madje i ka uruar pleqëri të mbarë.
?Sot është 23 vjetori i krijimit të Partisë Socialiste dhe socialistët janë krenarë se janë më të bashkuar. Çiljeta ka kohë që e ka lënë, por më duket se po e le edhe ti?, iu drejtua Balla ish-Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, në një kohë kur Berisha po linte sallën e Kuvendit.
Në vijim, deputeti socialist tha se për shkak të moshës, pasi ka mbushur 70 vjet, shanset që Berisha të ulet në karrigen e Kryeministrit i ka sa i ka Hondurasi për të fituar Kupën e Botës në Brazil.
?Saliu është bërë si Enveri kur fliste përçart. Enveri të paktën e vendosi emrin në luftën nacional-çlirimtare, ndërsa Saliu të vetmen luftë që bëri e kishte që të merrte paratë e shqiptarëve dhe t?ia jepte fëmijëve të tij. Ju uroj në emër të Grupit Parlamentar socialist 40 vjetorin e kryetarit de juro, se de fakto iku të marrin ilaçin e qetësisë. Edhe ju që mendoni se deri dje ishit në pushtet, thjesht ishit shërbëtorë të oborrit të Sali Berishës?, iu drejtua Balla deputetëve demokratë.
Më tej Balla përmendi disa nga arritjet e Qeverisë shqiptare në këto muaj qeverisje.
?Qeveria e shkuar punonte vetëm për një pjesë të vogël të oborrit të Sali Berishës. Këtu përmendi Berisha deputet të opozitës, për rënie të financave. Për 5 muaj administrata tatimore i ka rritur të ardhurat e veta me 70 milionë dollar më shumë. Kjo gjë u bë e mundur, pasi u hoq shoku i djalit të Sali Berishës, ja pra këto janë të ardhurat dhe niveli i Doganave. Janë mbledhur 5 milionë dollarë më shumë nga kontributet, vetëm për pak kohë. Administrata doganore ka arkëtuar 42 milionë dollar më shumë sesa në vitin 2013. Ndaj ku i merrni shifrat? Shani Shqipërinë, por ajo nuk është kurrë Kolumbi. Kolumbi mund të jetë në mendje të Saliut Shqipëria. Saliu është shumë i vjetër për të pasur më shans për tju kthyer karriges së kryeministrit të Shqipërisë, ju urojmë pleqni të mbarë?, tha deputeti Balla.
Paloka
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka reagoi në Kuvend pas deputetit socialist Balla.
?Parafolësi nuk ka faj dhe i jap të drejtë për ato që tha për Sali Berishën, pasi Berisha e kishte në dorë ta çonte atje ku duhej të ishte dhe jo në këtë sallë të Parlamentit. Unë nuk dola të mbroj Berishën se ai mbrohet vetë, por dola të reagoj ndaj asaj që tha parafolësi në lidhje me Enver Hoxhën. Ai tha se Enveri është më i mirë se ai që e rrëzoi. Ju po i thoni shqiptarëve se më e mirë është diktatura sesa demokracia, ju po thoni që ne që rrëzuam atë sistem nuk jemi më të mirë sesa ata që rrëzuam. Unë nuk pres që ju ta doni Saliun, pasi ai rrëzoi etërit tuaj nga pushteti?, iu drejtua Paloka deputetëve socialistë.
Gazeta Tema
Ish-kreu i qeverise deklaroi nepermjet rrjetit social Facebo...
Kryeministri Rama u takua sot në Paris me presidentin france...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot përfa...
Kryeministri Rama nga Franca tha se e ardhmja e Shqipërisë ë...
Ministri i Brendshëm Tahiri tha se Shërbimi i Kontrollit të ...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministri i Jasht...
Çekia mund të bllokojë statusin e vendit kandidat për Shqipë...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë mbledhjes...
Kryeminstri Edi Rama u shpreh se në këtë sezon turistik krye...
Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po godet op...
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të minis...
Në prag të Këshillit Europian për dhënien e statusit ose jo ...
Partia Demokratike vendosi të ndërpresë protestat, deri në m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, e ka quajtur ...
Ditën e sotme është zhvilluar takimi i parë i të zgjedhurve ...
Ndërkohë që vijojnë punimet e seancës së sotme parlamentare,...
Në seancën e sotme parlamentare Partia Demokratike ka rikërk...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh sot n...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi sot deputetin sociali...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur raportin e Kom...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...