web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të përndjekurit politikë, në ditën e dytë të grevës

28 Maj 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Paralelisht me grevën e të larguarve nga administrata, 17 ish-të përndjekur politikë kanë ngritur çadrat e grevës së urisë përpara parlamentit. Për ish të përndjekurit politik, kjo ka qenë dita e dytë e grevës. Sipas informacioneve, bëhet me dije se pjesëmarrësit në grevë kanë nisur të shfaqin problemet e para, siç janë luhatjet e tensionit, problemet me stomakun dhe diabetin.

Ish-të përndjekurit që marrin pjesë në grevë deklarojnë se do të ketë një përshkallëzim të numrit të pjesëmarrësve në këtë nisme. Grevistët parashtrojnë 5 kërkesa, sipas të cilëve duhet tu jepet zgjidhje. 

1- Dëmshpërblimi brenda 2 viteve të të gjitha kësteve
2- Status special për ata ish të përndjekur që janë gjallë
3- Rikthim në administratë
4- Shtimi në dëmshpërblim të internimit
5- Dënimi i figurës së diktatorit Enver Hoxha





Lajmet e fundit nga