Digjet pjesësisht një automjet, në kërkim autorët
Ditën e djeshme është djegur një automjet në Pogradec. Ngjar...
Në datën 7 qershor Korça çel sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve. Kjo festë e bukur, bazuar në një nga traditat më të spikatura të qytetit të kulturës, fton në Korçë vizitorë nga e gjithë Shqipëria si edhe shumë turistë të huaj të cilët së bashku me qytetarët korçarë shijojnë paradën e grupeve të karnavaleve dhe bëhen pjesë e festimeve.
Me sloganin ?Korça qyteti i festave?, Bashkia e Korçës prej vitesh tashmë ofron një paketë të plotë eventesh festive të cilat sjellin në qytet një numur të madh vizitorësh. Sezoni turistik i qytetit malor, kulmon çdo vit në gusht me Festën e Birrës, këtë vit nga data 13-17 gusht.
E shtuna e datës 7 qershor me Karnavalet e Korçës që do të çelin sezonin turistik në qytet, ofron për banorët e qytetit dhe vizitorët shumë argëtim dhe ngjyra. Karnavalet edhe këtë vit do të sjellin paradën muzikore, gazin dhe harenë e maskave si dhe koloritin e kostumeve të shumta. Rreth 30 grupe pjesëmarrëse do të paraqiten me fabulën e tyre të shoqëruar me koreografi dhe skenar të veçantë. Krahas grupeve nga Korça dhe qytete të tjera të vendit, festivali i përmasave ndërkombëtare do të sjellë edhe karnavalet nga trevat e Ballkanit.
Festivali do të fillojë me paradën e grupeve përgjatë Bulevardit ?Republika? për të vazhduar me performancën e çdo grupi tek sheshi para katedrales të qytetit. Më pas grupet e karnavalit do të shpërndahen në baret dhe restorantet e qytetit ku festa do të vazhdojë gjatë. Veç grupeve pjesëmarrëse edhe qytetarët e Korçës veshin maskat dhe kostumet e tyre dhe i bashkohen festimeve.
Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 Prill të vitit 1994, në Korçë u organizua Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri. Një vit më pas u organizua Festivali i Dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri sot, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.
Korça është pjesë e FEEC (Federata e Karnavalit Europian). Në vitin 2013 qyteti i Korçës përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, Srumicë- Prilep 2013 në Maqedoni. Në këtë festival merrnin pjesë 57 grupe, që përfaqësonin shtete të ndryshme të botës si Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Polonia, Ukraina, Belgjika, etj. Grupi përfaqësues i qytetit të Korçës u paraqit me fabulën ?Udhëtimi i Çarli Çaplinit nëpër Ballkan?. Presidenti i Federatës së Karnavalit Europian, Van der Kroon e vlerësoi qytetin e Korçës me çmimin e madh ?GRAND PRI?, për performancën e shkëlqyer të këtij grupi, duke e cilësuar fabulën si një risi për Ballkanin dhe gjithë Europën.
Ditën e djeshme është djegur një automjet në Pogradec. Ngjar...
Ka filluar proçedimi në gjëndje të lirë për shtetasin E.A, 2...
Katër adoleshentë banues në Rrëshen, janë arrestuar mëngjesi...
Ish-të përndjekurit politik që paralajmëruan vendosjen e çad...
Ilir Dashi, ish drejtor i QSUT, aktualisht drejtor i një dre...
Mosha e pensionit do të rritet edhe për Forcat e Armatosura....
“Kriza ekonomike që ka goditur Greqinë dhe Italinë ka risjel...
Të larguarit nga administrata vijojnë prej shtatë ditësh gre...
Arrestohet një tjetër anëtar i trafikut të drogës, që lidhet...
63 vjeçari Naim Gusho, nga Pogradeci, i cili rezultonte i zh...
Ditën e djeshme, është gjetur i pajetë, nga kalimtarë të ras...
Policia e Korçës bën me dije se ditën e djeshme, në fshatin ...
Deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe ai socialist Armando P...
Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e ankimimit të Presi...
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naco u shpreh se KLD ka sjellë ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot raportin tremujor...
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të li...
Një 55 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri, mbrëmjen e dj...
Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 60 kilogramësh lë...
Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në kryeqytet, tek “Rr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...