web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasje fizike mes Gent Strazimirit e Armando Prengës në Kuvend

26 Maj 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe ai socialist Armando Prenga janë përleshur në korridoret e Kryesisë së Kuvendit.

Sherri mes 2 anëtarëve të Komisionit të Ligjeve ndodhi rreth orës 13.20 minuta.

Ata kanë lënë për një moment punimet në Komision dhe pasi kanë dalë jashtë, janë goditur me grushta në korridor.

Zhurma ka bërë që të ndërhyjnë menjëherë punonjësit e Gardës si edhe anëtarët e Komisionit të Ligjeve.

Gjithçka sipas A1 Report mësohet se ka nisur në Komisionin e Ligjeve, kur deputeti Strazimiri ironizoi kontrollin që deputetët socialistë po kryejnë në Shërbimin Informativ Shtetëror, duke iu drejtuar minsitrit Naço me pyetjen: ?Përse Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj nuk shkojnë në KLD për të inspektuar siç kanë bërë në SHISH??. Kjo ka ngjallur debat, ndërsa jashtë ambjenteve të Komisionit të Ligjeve, Qefalia i ka kërkuar Strazimirit të mos e përmend më emrin e tij. Vetë deputët Piro Lutaj dhe Xhemal Qefalia nuk kanë qenë të pranishëm në momentin që deputeti Strazimiri ka ironizuar duke përdorur emrin e tyre.

Mes depuetëve që kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin ka qenë edhe deputeti socialist Armando Prenga i cili është përfshirë në konflikt fizik me Strazimirin. Madje sipas A1 Report, Prenga ka hequr dhe rripin e pantallonave, por agravimi i situatës është ndaluar nga deputetët e tjerë të cilët kanë dalë të gjithë në koridorin e komisioneve parlamentare.

Gazeta Tema

Video –>

http://www.youtube.com/watch?v=__Kr0ahxidc





Lajmet e fundit nga