Tri dekada në polici/ Kush është drejtori i ri që pritet të marrë komandën për Tiranën
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Agnes Poirier
Titujt e mëdhenj ?ulërasin: ?Cunam politik?, ?tërmet?, ?big bang?.
Zgjedhjet europiane mund të kenë ndodhur në 28 shtete të ndryshëm, por rezultati në vetëm një prej tyre ofroi lajmin e madh të natës pas zgjedhjeve. Për kë dhe për çfarë po flasim? Partia e ekstremit të djathtë Fronti Nacional, e udhëhequr nga Marine Le Pen doli e para në zgjedhjet franceze për Parlamentin Europian, me 24.51% të votave. Eshtë një arritje historike për bijën 46-vjeçare të Jean-Marie Le Penit, themeluesit të partisë.
Dhe nëse do u besojmë titujve të gazetave, veçanërisht pasojat e këtij votimi do të ndihen për një kohë shumë të gjatë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Po të dëgjoje radiot dhe televizionet francezë gjatë të gjithë natës, nuk kishte asnjë dyshim se e gjithë klasa politike franceze dhe komentatorët nuk e kishin menduar asnjëherë që kjo do të ishte e mundur, të paktën jo në këto përmasa. Disa madje i mbërtheu një histeri e lehtë, drejtpërdrejt në televizion. Tipik ishte rasti i Laurent Wauquiez, ish ministër francez për çështjet europiane, i cili ? kollaj fare ? mbrojti idenë e një rikthimi në një BE të përbërë vetëm nga shtetet themelues ? Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Luksemburg, Belgjikë ? plus Spanjën. Nga një Union me 28 shtete anëtarë, tek një ?bërthamë? me shtatë.
Pak ditë përpara votimit, në një letër të hapur të botuar në gjermanisht dhe në frëngjisht, respektivisht tek Die Welt dhe Le Point, ish presidenti i Francës Nicolas Sarkozy propozoi që Europa të ndahej në tre zona, duke i dhënë fund Marrëveshjes Shengen, që lejon lëvizjen e lirë pa pasaporta mes shteteve anëtarë. U duk si panik. Në fakt, panik ishte! Përshtatur në shqip nga bota.al
Triumfi i Le Pen nxjerr zbuluar rënien e besimit të francezëve tek partitë tradicionale të djathta dhe të majta, që e kanë qeverisur Francën për tre breza, që nga fillimi i Republikës së Pestë në vitin 1958. Partia UMP e Nicolas Sarkozysë mori vetëm 20.77% të votave, ndërkohë që Partia Socialiste e presidentit Hollande mori vetëm 13.97%. Centristët me 9.81% dhe të Gjelbërit me 8.89% ngjajnë pothuajse të papërfillshëm.
Ndërkohë që presidenti Hollande ka thirrur një mbledhje të kabinetit për të përgatitur Këshillin e ardhshëm të BE në Bruksel, shumëkush po pyet përse një e katërta e elektoratit francez e hodhi votën në favor të të djathtës ekstreme. Sondazhet e kryer nga Harris Interactive tregojnë se ndjenjat antieuropiane nuk janë arsyeja kryesore. Në zgjedhjet europiane, problemet e brendshëm kanë gjithmonë peshë të madhe. Vetëm 22% e votuesve të Le Pen thonë se duan të dalin nga BE, sipas sondazheve. Dy arsyet kryesore që përmenden janë: ?Duam ndryshim? (43%) dhe ?kjo është një protestë kundër partive tradicionale në qeverisje? (37%).
Atëherë, nëse kjo nuk ka lidhje me ndjenjën antieuropiane, a duhet presidenti Hollande ta shpërndejë Ansamblenë Kombëtare, siç ka propozuar Le Pen? A duhet të japë dorëheqjen? Janë dy skenarë që nuk ka gjasa të realizohen, por më pas vjen një tjetër pyetje: Po zgjedhjet e ardhshme presidenciale? Një sondazh i kryer menjëherë pas daljes së rezultateve të të dielës mbrëma zbuloi se shumica e popullit francez nuk duan, as Hollande dhe as Sarkozy të kandidojnë për president.
Pak a shumë si Italia, ku shumica e italianëve i dhanë votëbesimin Matteo Renzit (një njeri që nuk ka qenë asnjëherë në qeverisje, është ende ?pa njollë? e si pasojë përfaqëson ?ndryshimin), Franca është në kërkim të politikanëve të rinj dhe të panjollosur, emrat e të cilëve nuk janë shfaqur asnjëherë në skandale të çfarëdolloji. Nuk është çudi të shohësh që Manuel Valls, kryeministri i sapoemëruar francez, që ndihet disi i ri në punën e tij, është një prej politikanëve më popullorë në Francë. Marine Le Pen, ndonëse i përket një dinastie familjare dhe establishmentit politik të Francës, përfiton gjithashtu nga një popullaritet që e gëzojnë vetëm ata politikanë të ?panjollosur? nga qeverisja.
Me fjalë të tjera, votuesit francezë duan që politika të ?ribëhet? nga një brez i ri. Natyrisht, ky mund të rezultojë ose një iluzion, ose ?rrufeja? që i nevojitet aq shumë klasës politike franceze. /CNN/
bota.al
uk janë vetëm Moammar Gheddafi, Saddam Husseini dhe të tjerë...
Gabo jeton. Vëmendja e jashtëzakonshme mbarëbotërore që iu k...
Rena Duru e SYRIZA-s është fituesja e betejës së madhe për p...
Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” i ka kërkuar qeveri...
Një efektiv policie ka përplasur me makinë një kalimtar. Ngj...
Grevistët që qëndrojnë prej gjashtë ditësh në çadrat e ngrit...
Prokurori i Antimafias së Italisë, Cataldo Motta ka deklarua...
Komisioni i Medias ka publikuar sot emrat e kandidatëve për ...
Një 67 vjeçar ka gjetur vdekjen në fshatin Katund i Ri në El...
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 35 vjeçar, për p...
Një operacion i policisë së Kakavijës ka bërë të mundur arre...
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gj...
Një 25 vjeçare në Durrës, është arrestuar nga policia, pasi ...
Në ditën e gjashtë të grevës së urisë, gjendja e të larguarv...
Një 47 vjeçare e cila rezultonte e zhdukur prej datës 27 pri...
Dy vajza, të cilat prej tre ditësh rezultonin të humbura, ja...
Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë Rihter u regjistrua sot në...
Shoqata e të vervërve dhe e paraplegjikëve ka kërkuar shlyer...
Përmeti ka përkujtuar sot Kongresin e mbajtur në 24 maj të v...
Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kazakista...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...