web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Procedohet penalisht Qafzezi dhe pjesëtarë të tjerë të Shoqatës për Mbrojtjen e te Larguarve nga Administrata

26 Maj 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për Nertila Qafzezin për kryetaren e Shoqatës për Mbrojtjen e te Larguarve nga Administrata dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj shoqate. Burime nga policia bëjnë të ditur se Qafzezi dhe personat e tjerë kanë organizuar ditën e mërkurë datë 21 maj një tubim të paligjshëm për të protestuar, ku më pas është organizuar greva e urisë në shkelje të hapur të ligjit. Materialet hetimore proceduriale tashmë i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Ndërkohë të larguarit nga puna sot kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë dhe gjendja shëndetësore e tyre sa vjen edhe rëndohet.





Lajmet e fundit nga