web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim nga Interpol, arrestohet në Vlorë

27 Maj 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një 24 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Bëhet fjalë për Skerdi Dëshalla, me banim në lagjen ?4 Heronjtë? në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra nga policia për vendndodhjen e tij. Ndaj tij Gjykata e Firences në Itali ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, pasi dyshohet për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike të llojit heroinë, kokainë dhe kanabis, e kryer në bashkëpunim. Dëshalla, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej disa vitesh dhe kishte arritur ti shpëtonte dënimit duke u strehuar në Vlorë.





Lajmet e fundit nga