web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapen 700 kg hashash, në kërkim poseduesit

28 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Gjatë një operacioni policor mesditën e sotme u bë i mundur sekuestrimi i 17 çantave të mbushura me rreth 700 kg lëndë narkotike. Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë në fshatin Varfaj në Delvinë, në vendin e quajtur Bushec. Hashashi ishte fshehur nëpër shkure dhe mendohet se është transportuar atje me mushka. Dyshohet se destinacioni i drogës ishte Greqia. Policia po punon për identifikimin e poseduesve të lëndës narkotike.





Lajmet e fundit nga