web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtoria Tatimore Korçë mashtron qeverinë

28 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Drejtoria Tatimore Korçë mashtron qeverinë. Ndërkohë që është mbyllur plani 3 mujor i të ardhurave, i cili është publikuar edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, deklarojnë se kanë realizuar planin, por po bëhet një investigim për të analizuar dhe për të parë si është vepruar me shifrat. Tatimorët e Korçës, kanë detyruar bizneset të derdhin taksat për të bërë të mundur realizimin e këtij plani, që do të thotë se Tatimet e Korçës nuk e kanë realizuar planin, pasi në vazhdin do të shfaqet gropa e të ardhurave, kjo pasi bizneset që 3 mujorin e parë kanë shlyer detyrimet. Tre mujori i dytë pritet të tregojë sesi Tatimet e Korçës kanë mashtruar me shifrat dhe të ardhurat që derdhin në buxhet.





Lajmet e fundit nga