web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Maqedoni/ VMRO- DPMNE 61 deputetë, LSDM 34, BDI 19, PDSH 7, RDK 1

28 Prill 2014, 19:45, Aktualitet CNA

Kjo do të jetë përbërja e re parlamentare, që ka dalë nga zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ):

-VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj ?Për Maqedoni më të mirë? ka fituar 61 deputetë.

-Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM), 34 deputetë.

-Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), 19 deputetë.

-Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), 7 deputetë.

-Rilindja Demokratike Kombëtare (RKD), 1 deputetë

-GROM, 1 deputet.

Këto rezultate vijnë pas 99,91 përqind të votave të numëruara nga KSHZ-ja.

Sipas KSHZ, VMRO-DPMNE ka fituar 480.588 vota, LSDM 283.869 vota, BDI 153.577 vota, PDSH 66.392 vota, GROM 31.610 vota dhe RDK 17.783 vota.

Në zgjedhje kanë dalë 1.139 milion votues. Pjesëmarrja ishte 64 përqind.

Si i vlerëson zgjedhjet OSBE/ODIHR

Misioni monitorues i zgjedhjeve OSBE/ODIHR ka paraqitur raportin paraprak lidhur me zgjedhjet e djeshme në Maqedoni.

OSBE/ODIHR ka konstatuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u zbatuan në mënyrë efikase, por problemet dolën gjatë fushatës së zgjedhjeve, ku partia në pushtet nuk ka bërë ndarjen midis aktiviteteve shtetërore dhe partiake.

Por ndërkohë, janë numëruar edhe probleme të tjera që i kanë dhënë një imazh negativ procesit zgjedhor.

?Vëzhguesit tonë kanë vërejtur se kishte frikësime të votuesve gjatë gjithë fushatës. Gjithashtu partia shqiptare në pushtet (BDI) vazhdoi bojkotin e presidencialeve dhe ushtroi presion ndaj votuesve shqiptarë të mos votojnë. Politikanët me përvojë si qytetarë të vendeve demokratike evropiane asnjëherë nuk nxisin politika të bojkotit kur bëhet fjalë për zgjedhje?, thanë nga OSBE.

Gjithashtu u theksua se me keqardhje është pranuar lajmi se partia më e madhe opozitare maqedonase ka vendosur mos t?i pranojë rezultatet e zgjedhjeve.

?U bëjmë thirrje të gjithë liderëve të punojnë së bashku për tu siguruar fillimin normal i punës së qeverisë së re. OSBE është e gatshme të ndihmojë liderët në këtë proces me qëllim përparimin e demokracisë?, tha Kristine Mutonen nga misioni i OSBE.

Sipas raportit paraprak, mediat kanë qenë në shërbim të pushtetit duke u lënë më shumë hapësirë kandidatëve të partisë në pushtet dhe kandidatit të saj për president, ndërsa kanë udhëhequr fushatë negative dhe kritike ndaj atyre opozitarë.

Cilët janë deputetë shqiptarë që fituan mandatin

Partitë shqiptare në zgjedhjet e djeshme parlamentare fituan 27 deputetë. BDI fitoi 19, PDSH 7 dhe RDK 1 deputet.

BDI sipas zonave ka fituar këto deputetë:

Njësia 1:

Ermira Mehmeti

Rafiz Aliti

Zulfi Adili

Njësia 2:

Rexhail Ismaili

Shkodrane Zenuni ? Dardhishta

Mirvan Xhemaili

Artan Grubi

Njësia 5:

Musa Xhaferri

Ramiz Merko

Vjollca Mehmeti Nuredini

Njësia 6:

Ali Ahmeti

Hazbi Lika

Shpresa Hadri

Talat Xhaferi

Xhevat Ademi

Selvije Saliu

Ejup Rrustemi

Jamin Sinani

Nora Aliti

Deputetët e PDSH nëpër njësi:

Njësia 1:

Bekim Fazliu

Njësia 2:

Orhan Ibrahimi

Njësia 6

Menduh Thaçi

Ernad Fejzullahi

Merale Ferati

Imer Aliu

Gazmend Aliu

RDK me një deputet:

Njësia 6:

Rufi Osmani

(INA)





11:45 Aktualitet

Rrëfehet Rita Ora

Më në fund ajo ka folur rreth të gjitha të pathënave rreth s...

Lajmet e fundit nga