web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet një i kërkuar për trafik droge, mbante me vete armë

24 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Një tjetër person i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit, ditën e sotme. I arrestuari është shtetasi, Viktor Shkoza, 23 vjeç nga Lezha, i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale, trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim. Ai është ndaluar në rrugën ?Don Bosko? në Tiranë, nga Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit. Mësohet se gjatë ndalimit Shkoza mbante me vete një pistoletë tip makarov me krehër, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.





Lajmet e fundit nga