web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident, humb jetën 14 vjeçarja, plagoset rëndë shoqja e saj

20 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Maminasit, në Durrës. Nga aksidenti ka humbur jetën 14-vjeçarja Sebastiana Lala si dhe është plagosur rëndë shoqja e saj. Vajzat janë përplasur nga një makinë, teksa ishin duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Të miturat janë dërguar menjëherë në spital, por njëra prej tyre, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 30-vjeçarin Bledar Musta dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.





Lajmet e fundit nga