Vlorë, Prokuroria kërkon gjykim për dy ish-zyrtarë të ALUIZNI, akuzohen për shpërdorim detyre
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar gjykim për dy ish-zyrtarë të ...
Fotoreporteri i mirënjohur, Hamza Hatika, njeriu që prej 10 vitesh fotografon çdo të enjte punimet e Kuvendit të Shqipërisë, dje nuk është lejuar nga forcat e gardës, të ushtrojë profesionin e tij. Hatika ka denoncuar përplasjen që ka ndodhur të enjten, para nisjes së seancës plenare, me disa punonjës të sigurisë, që sipas tij ka erdhur pas publikimit të fotove të një jave më parë të Kryeministrit, Edi Rama, teksa fliste në Kuvend. Hatika, më pas është rikthyer në sallën e Kuvendit, pas ndërhyrje së disa përfaqësuesve të medias, për të vijuar punën e tij. Ai gjithashtu ka publikuar edhe disa foto dhe një video nga ngjarja. Më poshtë keni mundësi të lexoni reagimin e plotë të tij.
?Të nderuar lexues dhe kolegë, më duhet të ndaj sot me ju, përpos lajmeve të shoqëruara me fotot e ditës edhe një shqetësim personal, të ?ofruar? nga punonjës të sigurisë në Parlament. Pikë së pari, duhet t?ju informoj se para se të jepni gjykimin apo komentet tuaja, duhet të dini se nuk jam anëtar i asnjë force politike. Nuk jam as militant dhe as shtojcë e ndonjë subjekti politik, dje apo sot, në pushtet apo në opozitë. Në deklarimet tatimore nuk kam përfituar asnjë projekt si OJF, apo si individ, këto janë lehtësish të verifikueshme. Ashtu si shumica e kolegëve, çdo gjë këto vite e kam ndërtuar me mund dhe djersë, vetëm në saj të punës sime, pa i shërbyer askujt dhe pa u bërë vegël e askujt. Ashtu si çdo seancë parlamentare kam denoncuar me foto dhe komente, me lajme dhe analiza se çfarë ndodh aty në Kuvend. Nuk kam manipuluar asnjë fakt, nuk kam shtuar asnjë detaj. Kam pasqyruar me foto-komente atë që ndodh realisht në Parlament, shikoni arkivën e www.kurajo.org rubrikë parlament.
Kam bërë atë që bëjnë një pjesë e kolegët e mi, kam treguar me foto-lajme ato çfarë kam pare dhe deri më sot asnjë deputet nuk më ka kritikuar nga ana profesionale. Një javë më parë fotografova kryeministrin Edi Rama, teksa fliste në Kuvend, gjatë disa momenteve debati dhe tensioni me opozitën. Pas publikimit të këtyre fotove edhe nga ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme, gjatë seancës së radhës së Kuvendit [ sot ], u ndalova të fotografoja si çdo javë. Disa punonjës të sigurisë, që nuk i kisha parë dhe as njohur më parë, me shumë nerva dhe kërcënime më ndaluan të fotografoja Edi Ramën në seancën e sotme sepse ai po kruante hundët?U përpoqa ti bindja se isha një nga fotoreporterët që vija në këtë institucion prej 10 vitesh rresht dhe i tregova edhe fotot e Sali Berishës, sepse unë nuk pasqyroj vetëm Edi Ramën.
Por arsyet e mia nuk ishin bindëse për ata, pasi siç duket fotot e kryeministrit Rama në media dhe rrjetet sociale, duhet të jenë të gjitha të kuruara nga Zyra e Informacionit në Kryeministri dhe nuk mund të dalin foto të pakontrolluara, siç ishte rasti i fotove të mia. Kjo ishte edhe arsyeja se përse unë sot u nxora me forcë nga salla e seancave të Kuvendit. Nga sa u informova, largimi i im nga seanca është bërë nga stafi i kryeministrit dhe forcat e sigurisë së tij. Dua të theksoj se nuk desha të përfitoja për të interpretuar frikacakun dhe masmedia prezent do të jepte lajmin e fundit, Jo nuk dua ndihmë artificiale, por dhuna e tyre verbale ishte e rëndë.
Të nderuar kolegë të mediave, puna jonë nuk është të bëjmë kronika apo foto që u pëlqejnë politikanëve. Puna jonë është që të pasqyrojmë ato që ndodhin realisht në vend, edhe në seancat e Kuvendit dhe tu themi qytetarëve; këta janë ata që qeverisin dhe që ne votojmë. Sot unë u përfshiva në një ngjarje, jo vetëm të rëndë për mua, por edhe sinjalizuese për lirinë e mediave nesër. Unë kërkoj sensibilizimin tuaj jo për mua, por për mënyrën sesi trajtohen mediat, sot dhe nesër.Drejtoresha Manjola Zeka si edhe Këshilltari për media i kreut të Kuvendit Emiliano Aleksi reaguan dhe kërkuan sqarim të situatës si edhe rikthim tim në punimet e seancës, por nuk isha aspak i qetë pasi puna jonë kërkon nerva të qeta.?
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar gjykim për dy ish-zyrtarë të ...
Ditën e sotme nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Traf...
Shqiptari që vrau rojen në burgun grek, Ilia Kareli është gj...
Prishja e dy objekteve pa leje nga INUK në fshatin Rroms në ...
Ish kopshti i vjetër Nr:10, ndodhur në rrugën “Ligor Rëmbeci...
E.Ç 17 vjeçe dhe M.Ç 13 vjeçe janë helmuar me insekticide. N...
Në nisje të seancës parlamentare të larguarit nga administra...
Policia greke ka sekuestruar, ditën e sotme,një sasi prej 46...
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur...
Policia e Shkodrës ka arrestuar sot një 32 vjeçar, me banim ...
Një 48-vjeçar nga Tepelena, ka ndërruar jetë pas plagëve të ...
I ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar, Dafina Llupi, akto...
Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore e radhës, nda...
Po ditën e djeshme, gjatë natës, është vjedhur me thyerrje b...
Fushë Kruja tronditet sërish nga një shpërthim me eksploziv....
Një aksident i rëndë me tre të plagosur ka ndodhur këtë pasd...
Zbulohet një bazë municionesh në një fshat të Korçës. Nga Sh...
Prej disa ditësh në qarqet politike dhe gazetareske qarkullo...
Nga strukturat e policisë Qarku Korçë, mësohet se ditën e dj...
Një person është plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në kryeqyt...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...