Kavajë, helmohen 2 motra të mitura
E.Ç 17 vjeçe dhe M.Ç 13 vjeçe janë helmuar me insekticide. N...
Ish kopshti i vjetër Nr:10, ndodhur në rrugën ?Ligor Rëmbeci?, tek lulishtja ?Vangjush Mio?, jo më shumë se disa sekonda larg Bashkisë Korçë, është objekti i radhës i harruar dhe i braktisur, prej gati një viti. Godina ka shërbyer për shumë vite si kopësht, për qindra e mijëra fëmijë. Sot një hap larg Bashkisë, ka ngelur në mëshirë të fatit, duke u kthyer, siç shihet dhe nga fotot, në një WC publike.
Drejtori i Drejtorisë Mbështetëse Arsimore, Arben Ilia, tha për City FM se, fëmijët nuk janë lënë pa kopësht. Për t?i sistemuar ata, është marrë me qera një godinë, e cila ndodhet në krah të Katedrales së qytetit. Sipas Ilias, fëmijët shkojnë në kopësht normalisht dhe kjo është gjetur si një zgjidhje për ta, pasi godina e ish kopshtit nuk është funksionale, për shkak të disa rikonstruksioneve që po kryhen në të. Duke filluar që prej verës së vitit të kaluar, me një fond të akorduar nga një Fondacion Italian, në këtë godinë, kanë filluar punimet dhe është përfunduar vëtëm rikonstruksioni i çatisë, por jo ambientet e brendëshme, duke përfshirë këtu instalimet hidraulike, elektrike dhe një suvatim i përgjithshëm. Mungesa e fondeve të tjera, për përfundimin e punimeve ka bërë që godina të jetë jashtë funksionit. Drejtori i Drejtorisë Mbështetëse Arsimore, ka bërë me dije gjithashtu se qeraja që paguhet për ambientet në të cilat është zhvendosur aktualisht kopshti, është 30 mijë lek të reja dhe ky fond jepet nga Bashkia. Ai shtoi më tej se nuk dihet ende se kur kopshti i vjetër do të jetë në dispozicion të fëmijëve.
Në lidhje me mungesën e investimeve në ish kopshtin Nr:10, Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Korçës, Leonard Gjançi, tha për City FM, se gjendja e godinës ishte emergjente dhe kërkonte menjëherë ndërhyrje. Me një fond prej 3 milion leshësh të reja, të akorduar nga një Fondacion Italian, është bërë rikonstruksioni i çatisë por duhen të tjera fonde për të përfunduar punimet. ?Nevojitet ndoshta një fond pothuajse sa fondi i parë, për ta kthyer në gjendje normale godinën. Ne kemi aplikuar në programe të ndryshme (fondacione, shoqata, etj) për sigurimin e këtij fondi, por ende nuk është siguruar shuma e domosdoshme.? ka thënë Gjançi. I pyetur se, çfarë do të ndodhë me kopshtin nëse nuk gjenden fondet e duhura, për përfundimin e punimeve, Drejtori i Punëve Publike, pranë Bashkisë Korçë, tha se investimi më pas do të kryhet nga Bashkia. ?Ne do të përpiqemi që punimet e kësaj godine të mbyllen brenda këtij viti. Nëse nuk gjenden fondet e nevojshme, ky investim do të bëhet nga Bashkia.? ka përfunduar Gjançi.
Prej gati një vit, që kopshti nuk është në funksion dhe fëmijët zhvillojnë mësimin në një godinë me qera, me një llogaritje të thjeshtë, rezulton se shuma e paguar nga Bashkia për qeranë e këtij objekti shkon rreth 400 mijë lekë të reja, të cilat do të ishin të mjaftueshme për të kryer një pjesë investimi për këtë kopësht. Pa harruar faktin që Bashkia shumën e kërkuar mund ta siguronte me kredi apo ta vendoste kopshtin në prioritetet e investimeve. Kjo për faktin se Bashkia ka shpallur projekte me miliona euro investime dhe ka harruar apo lënë mënjanë kopshtin Nr:10.
Problemi përkohësisht duket i zgjidhur për fëmijët, por zvarritja e gjetjes së fondeve dhe lënia jashtë prioriteteve, ngre hije dyshimi, në lidhje me qeranë që Bashkia paguan tek pronari i objektit ku janë zhvendosur fëmijët. Godina në krah të Katedrales së qytetit, në të cilën aktualisht fëmijët zhvillojnë mësimin, është pronë e familjes Kondi. Dikur në këtë godinë janë zhvilluar kurse të gjuhës greke dhe shpesh herë godina është shndërruar në zyrë elektorale gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Ashtu si ky kopësht i vjetër, në qytetin tonë, ka dhe objekte të tjera, të cilat vuajnë mungesën e rikonstruksionit, për shkak të mungesës së fondeve.
E.Ç 17 vjeçe dhe M.Ç 13 vjeçe janë helmuar me insekticide. N...
Në nisje të seancës parlamentare të larguarit nga administra...
Policia greke ka sekuestruar, ditën e sotme,një sasi prej 46...
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur...
Policia e Shkodrës ka arrestuar sot një 32 vjeçar, me banim ...
Një 48-vjeçar nga Tepelena, ka ndërruar jetë pas plagëve të ...
I ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar, Dafina Llupi, akto...
Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore e radhës, nda...
Po ditën e djeshme, gjatë natës, është vjedhur me thyerrje b...
Fushë Kruja tronditet sërish nga një shpërthim me eksploziv....
Një aksident i rëndë me tre të plagosur ka ndodhur këtë pasd...
Zbulohet një bazë municionesh në një fshat të Korçës. Nga Sh...
Prej disa ditësh në qarqet politike dhe gazetareske qarkullo...
Nga strukturat e policisë Qarku Korçë, mësohet se ditën e dj...
Një person është plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në kryeqyt...
Është zhvilluar sot takimi i radhës kundër trafikimit të qën...
Policia e Tiranës ka arrestuar 23 vjeçarin Sali Hoxha, banue...
Prefektura Korçë, me iniciativën e Policisë së Shtetit, orga...
Përplasja e dy automjeteve, ka shkaktuar plagosjen e dy pers...
Policia e Qarkut Korçë, ka bërë të ditur se ditën e sotme, u...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...