web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthimet, Tahiri dhe Didi inspektojnë Komisariatin e Fushë-Krujës

7 Mars 2014, 23:00, Politikë CNA

Pas ngjarjes jo të zakontë të ndodhur para pak kohësh në Komisariatin e Fushë-Krujës, ku janë shënuar dy shpërthime me tritol, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, kanë inspektuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ambientet e këtij komisariati. Në komisariatin e Fushë-Krujës janë regjistruar dy shpërthime njëri më 3 mars dhe tjetri më 20 janar. Pas këtyre shpërthimeve Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet. Nga burime pranë prokurorisë u mësua se janë identifikuar tre persona si autor të kësaj ngjarje. Identifikimi i tyre është bërë nga dy kamera sigurie të bizneseve pranë komisariatit. Gjithashtu prokuroria dyshon se pak minuta para shpërthimin një mjet tip Benz 190 është larguar me shpejtësi nga hyrja e komisariatit.





Lajmet e fundit nga