web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria anulon gjobat elektorale

4 Mars 2014, 23:00, Politikë CNA

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare ka kaluar projekt-ligjin ?Për faljen e Dënimeve Administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të periudhës 1 Mars deri në 31 Gusht, 2013.? Me anë të këtij projektligji do të anulohen të gjitha gjobat e vendosura gjatë periudhës në fjalë, periudhës para-elektorale dhe elektorale. Në një deklaratë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj  eshte shprehur. ?Deri dje gjobat përdoreshin si instrument i presionit politik, apo për të mbushur arkat e zbrazura nga keq-menaxhimi. Ky vendim vazhdon trendin pozitiv për ekonominë, që këto ditë është treguar dhe nga marrëveshja e arritur me FMN për programin dhe rritja gjithashtu e ndjeshme e të ardhurave nga tatimet dhe doganat ?.





Lajmet e fundit nga