web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha ne Kongresin e PPE në Dublin, më 6 dhe 7 Mars

6 Mars 2014, 16:36, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që mbahet me 6 dhe 7 mars në kryeqytetin e Irlandës, Dublin. Në Kongres, do të diskutohet mbi programin zgjedhor të PPE-së si dhe do të zgjidhet kandidati i saj për President të Komisionit Europian. PPE ka 73 parti anëtare nga 39 vende, presidentët e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian, 12 kryetar shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare të BE-së dhe 6 jo anëtare, 13 komisionerë të Komisionit Europian dhe Grupin më të madh në Parlamentin Europian. 





Lajmet e fundit nga