
Shkencëtarët kanë zbuluar vrimën e zezë më të vjetër deri më tani, një hapësirë kozmike e formuar afro 470 milionë vjet pas fillimit të krijimit të gjithësisë, fenomen që njihet si teoria ‘Big Bang’. Zbulimi nga teleskopi hapësinor i NASA-s ‘James Webb’ dhe Observatori i Rrezeve X Chandra, konfirmon se vrimat e zeza supermasive ekzistonin në periudhën e formimit të universit. Një vrimë e zezë është një pjesë e hapësirës në univers ku graviteti është aq i fuqishëm sa edhe drita nuk mund të shpëtojë.
Universi mendohet se ka një moshë prej 13.7 miliardë vitesh, çka nënkupton se vrima e zezë e zbuluar kohët e fundit, e njohur si UHZ1, mund ketë një moshë afro 13.2 miliardë vjeçare.
Shkencëtarët i ka befasuar madhësia e kësaj vrime të zezë, 10 herë më e madhe se vrima e zezë që gjendet në galaktikën tonë të njohur si “Rruga e Qumështit”.
Gjetjet që u publikuan ditë më parë konfirmojnë teoritë se vrimat e zeza supermasive ekzistonin në prag të formimit të universit.
Shkencëtarët e Teleskopit Hapësinor James Webb të NASA-s dhe Observatorit të Rrezeve X Chandra filluan bashkëpunimin vitin e kaluar për të studiuar dhe zbuluar vrimën e zezë.
Shkencëtarët besojnë se vrima e zezë peshon diku mes 10% deri 100% sa masa e të gjithë yjeve në galaktikën e saj, thotë Akos Bogdan me Qendrën Harvard-Smithsonin për Astrofizikën.
Hulumtuesit besojnë se vrima e zezë u formua nga retë kolosale të gazeve të formuara nga përplasja e një galaktike fqinje me një galaktikë me yje. Dy galaktikat u bënë njësh dhe vrima e zezë i përbiu ato.
Dy teleskopët, Webb dhe Chandra, përdorën teknikën e fokusimit të dritës gravitacionale për të zmadhuar vendndodhjen e galaksisë UHZ1 dhe vrimës së zezë.
Teleskopët përdorën dritën nga një grup galaktikash shumë më pranë, rreth 3.2 miliardë vite dritë nga Toka, për të zmadhuar pamjen e galaktikës UHZ1 dhe vrimën e zezë, shumë larg në periferi saj.
I lëshuar në hapësirë në vitin 2021, rreth 1.6 milionë kilometra larg, teleskopi Webb është observatori astronomik më i madh dhe më i fuqishëm që vëzhgon universin përmes rrezeve infra të kuqe.
Në vitin 1999, anija hapësinore Kolumbia lëshoi teleskopin Chandra i cili vëzhgon universin duke përdorur rrezet X. Po atë vit, NASA zbuloi imazhet e para nga shpërthimi i yjësisë Cassiopeia-A, fenomen që njihet si supernova.
Afro një çerek shekulli më vonë, teleskopi ende vazhdon të ndihmojë shkencëtaret për të kuptuar universin./ VOA
Modeli i nivelit fillestar i prodhuesit amerikan të automo...
Elon Musk ka lançuar një chatbot me AI të quajtur Grok...
Në luftën e tij për të bërë miliarda kursime, Volkswagen k...
Jensen Huang dhe Lisa Su kanë shumë të përbashkëta. Shefat...
Mbretëria e Bashkuar, SHBA, BE dhe Kina kanë rënë dakord q...
Shqipëria do të nisë së shpejti përdorimin e gjerë të Inte...
Facebook dhe Instagram po lançojnë abonime në pjesën më të...
Disa aplikacione mund të shkarkojnë baterinë tuaj të i...
Hëna sateliti më i madh i Tokës ka qenë prej kohësh një bu...
Stacioni i ri hapësinor i Rusisë do të vijë online në ...
Inteligjenca artificiale po u jep njerëzve mënyra të reja ...
Këtë vit, njerëzimi kaloi kufirin e tetë miliardë banorëve...
Dhjetra shtete të SHBA po padisin Meta Platforms (META.O) ...
Disa shenja tregojnë se telefoni juaj iPhone ose Andro...
Një automjet i rrallë transportues në formë anije kozm...
Gjiganti finlandez i telekomunikimeve, Nokia, do t’i shkur...
Një truk është zbuluar për të ndihmuar përdoruesit e i...
META po planifikon të ndalojë "WhatsApp"-in për versionet ...
Britanikët do të kenë së shpejti dronët e "Amazon" që ...
Jetojmë në një periudhë ku teknologjia po zhvillohet n...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...