
Inteligjenca artificiale po u jep njerëzve mënyra të reja për të kujtuar të dashurit e tyre që kanë vdekur. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Maxim Moskalkov, njofton se si po punohet për të krijuar kopjen virtuale të një personi të vdekur me të dhënat e mbledhura nga mediat sociale.
Disa kompani të reja teknologjike po përdorin inteligjencën artificiale për t’u mundësuar njerëzve ndjesinë se kanë ende pranë një person të dashur që ka vdekur. E ashtuquajtura “inteligjenca artificiale e ringjalljes” mbështetet tek krijimi i programeve automatike të komunikimit (chat bots), ose të një kopjeje virtuale, të bazuar tek të dhënat në mediat sociale të personit të vdekur – imazhet, zëri, mesazhet e dërguara me telefon apo me postën elektronike.
Michael Jung punon me kompaninë “DeepBrain AI” që krijon këto dublikate virtuale.
“Le të themi se duam të krijojmë një kopje tënden. Atëherë shkojmë në studio, të filmojmë, lexon 300-500 fjali përpara kameras. Kështu që kemi tashmë këtë burim pamjesh origjinale. Dhe pastaj punojmë për një muaj që programi të përgatitet. Pas një muaji përvetësimi të materialit nga programi, krijojmë shëmbëlltyrën tuaj”, thotë zoti Jung.
Stephen Smith ka themeluar kompaninë teknologjike “StoryFile”. Në pamje nuk është realisht zoti Smith, por shëmbëlltyra e tij.
“Mendojeni si një album fotografish të gjalla. Ajo që po bëjmë është të përdorim inteligjencën artificiale për të mbështetur personin, që si një paraardhës, na kalon kujtimet e tij; siç mund të ishte bërë në forma të tjera”, thotë zoti Smith.
Ringjallja dixhitale është një koncept i komplikuar, thotë Irina Raicu, nga Programi për Etikën në Internet, të Universitetit Santa Clara.
“Në një mënyrë, ndjesia se mund të mbajmë të gjallë versionin teknologjik të njerëzve tanë të dashur, i përafrohet disi balsamosjes. Në vend që të balsamosim trupin e dikujt për t’u përpjekur që t’i mbajmë me ne, po përpiqemi të balsamosim mendjen e personit”, thotë ajo.
Ashtu si shumë teknologji të tjera të reja, inteligjenca artificiale për “ringjalljen” ka krijuar pikëpyetje të reja, ndërsa vazhdon të eksplorohet potenciali i saj i madh./ VOA
Këtë vit, njerëzimi kaloi kufirin e tetë miliardë banorëve...
Dhjetra shtete të SHBA po padisin Meta Platforms (META.O) ...
Disa shenja tregojnë se telefoni juaj iPhone ose Andro...
Një automjet i rrallë transportues në formë anije kozm...
Gjiganti finlandez i telekomunikimeve, Nokia, do t’i shkur...
Një truk është zbuluar për të ndihmuar përdoruesit e i...
META po planifikon të ndalojë "WhatsApp"-in për versionet ...
Britanikët do të kenë së shpejti dronët e "Amazon" që ...
Jetojmë në një periudhë ku teknologjia po zhvillohet n...
Shkaku i mundshëm i ngjarjes më të madhe sizmike të regjis...
Modelet e inteligjencës artificiale që mbështesin chat...
Microsoft ka përfunduar blerjen prej 69 miliardë dolla...
Microsoft Outlook së shpejti do të shkruajë "email"-e për ...
Pa dyshim, shumë gjëra që kemi në mendjen tonë çdo ditë, k...
Jeff Bezos, themeluesi i gjigantit Amazon, do ta zgjer...
Meta Platforms po eksploron një plan që mund t'i detyr...
Mark Zuckerberg ka zbuluar një palë syze inteligjente arti...
Shefi i Spotify, Daniel Ek, ka bërë me dije se nuk ka ...
Elon Musk, i cili bleu "Twitter"-in vitin e kaluar, i ...
Apple do të përditësojë iPhone 12 në Francë pas ndërpr...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...