Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Shkencëtarët në mbarë botën po reagojnë ndaj lajmit se hulumtuesit në Shtetet e Bashkuara për herë të parë kanë prodhuar më shumë energji gjatë procesit të shkrirjes (fuzionit) sesa u përdor për krijimin e saj/tij. Por prodhimi i kësaj energjie, më e madhe se harxhimi i energjisë për krijimin e saj pavarësisht se në shkallë të vogël, shihet si një arritje kolosale në përpjekjet dhjetravjeçare për të kopjuar procesin që ndodh në diell. Sidoqoftë, do të duhen më shumë përpjekje që kjo teknologji të futet në zbatim.
Studiuesit në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore në Kaliforni janë pionerët e arritjes së fundit të njoftuar nga Departamenti amerikan i Energjisë.
Objektivi është përftimi i energjisë neto, të paarritshme sepse fuzioni (procesi i shkrirjes) ndodh në temperatuara dhe presione kaq të larta saqë është tejet e vështirë të mbahet nën kontroll.
Përftimi i enegjisë, në sasi më të madhe sesa i asaj të harxhuar për krijimin e saj, ofron mundësinë për prodhimin e energjisë së pastër bërthamore pa mbejte radioktive në centralet bërthamore.
“Për herë të parë ata realizuan këtë eksperiment në mënyrë që lënda djegëse për fuzionin të qëndronte në temperaturën dhe densitetin e duhur dhe për një kohë të caktuar të përftonin më shumë energji nga sa ishte krijuar nga rrezet lazër për krijimin e procesit. U përftuan tre megaxhaulë ndërsa u harxhuan dy”, thotë Dr Marvin Adams me agjencinë kombëtare amerikane për sigurinë bërthamore. (Një llambë 60 vatëshe përdor 60 xhaulë për sekondë).
Shkencëtarët krijuan një reaksion që prodhoi 1.5 herë më shumë energji sesa u harxhua për përftimin e saj. Jill Hruby drejton agjencinë kombëtare amerikane për sigurinë bërthamore (NNSA).
“Kemi ndërmarrë hapat e parë eksperimentalë drejt një burimi të pastër energjie që mund të revolucionarizojë botën", thotë ai.
Shkencëtarët thonë se i presin sfida të mëdha. Duhen ndërtuar dhe testuar materiale që mund t’u rezistojnë temperaturave ekstreme që krijohen gjatë procesit të fuzionit. Ky reaksion përfton më shumë energji sesa procesi i prodhimit të enegjisë në centralet bërthamore, ku realizohet ndarja e atomeve të rënda për të krijuar energji.
Një kompani në Oxfordshire të Anglisë thotë se synon që deri në vitin 2030 të arrijë të prodhojë energji elektrike nga procesi i fuzionit. Kompania shënoi një rekord historik duke arritur temperaturën e barabartë me 100 milionë gradë Celsius në qendër të reaktorit, ose gjashtë herë më të lartë se në diell. Kur kjo makineri është në punë, laboratori Oxford është vendi më i nxehtë në sistemin diellor.
Profesoresha Steffi Diem drejton hulumtimet në “Eksperimentin Pegasus-III” pranë Universitetit Wisconsin-Madison. Ajo thotë se ndërtimi i materialeve që i qëndrojnë temperaturave të lara është vetëm një prej sfidave.
Tjetër sfidë është mbajtja nën kontroll e procesit të fuzionit dhe pastaj transferimi i energjisë së përftuar për përdorim nga konsumatorët.
“Duhet të zhvillojmë materiale që u rezistojnë kushteve ekstreme brenda centraleve të fuzionit. Duhet të provojmë se mund të prodhojmë energji”, thotë profesoresha Steffi Diem.
Në jug të Francës gjendet Reaktori Ndërkombëtar Eksperimental Termonuklear, shkurtimisht ITER. Ky është reaktori me fuzion më i madhi në botë. Synimi është që t’u mundësojë vendeve që të krijojnë dhe instalojnë centralet e tyre të fuzionit duke mësuar përmes shkencëtarëve aty se çfarë funksionon.
Dr. Richard Pitts, kryeshkencëtari i këtij reaktori, thotë se studiuesit amerikanë ende nuk janë afër përftimit të sasisë së energjisë së nevojshme.
“Ata janë shumë larg për të prodhuar energji të shkallës së nevojshme nga pajisjet e tyre. Ata duhet të jenë në shkallën ku është sot reaktori ITER. Kur je në këtë shkallë, jeta bëhet edhe më e komplikuar”.
Ndërsa ndryshimet klimatike janë një problem në rritje për mbarë botën, shkencëtarët shpresojnë se novacionet për prodhimin e energjisë së pastër do të tërheqin investime për të çuar përpara hulumtimet./ VOA
Pa dyshim, chipset është një nga specifikimet teknike më t...
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Comcast, kompani...
Tema më e diskutuar në "Twitter" në orët e fundit është bë...
Një llogari në Twitter që gjurmonte avionin privat të ...
"Instagram" ka prezantuar një sërë veçorish të reja të kri...
CEO i Tesla-s i ka lënë vendin e parë në listën e mili...
Një veçori e rëndësishme e iOS 16.1 është bërë e dispon...
Xiaomi ka njoftuar zyrtarisht përditësimin e ri dhe më ...
Sam Bankman-Fried, themeluesi i këmbimit të kriptomonedhav...
Bashkimi Evropian u ka dhënë prodhuesve të telefonave afat...
Thashetheme të ndryshme qarkullojnë prej disa kohësh p...
PayPal ka ndërmarrë hapin e parë me ofertat e kriptove në ...
"WhatsApp" ka njoftuar prej kohësh tashmë, se përdorue...
Fshirja e të dhënave nga iPhone juaj nuk i fshin të dhënat...
Asetet kripto shpesh kanë tërhequr kritika nga ligjvënësit...
Temperaturat e ulëta nuk janë shumë në favor të iPhone...
Këngëtari me famë botërore, Elton John, është bërë per...
Gazeta Wall Street Journal njoftoi se gjigandi amerika...
Hakerët me bazë në Kinë vodhën të paktën 20 milionë dollar...
"BBC" ka siguruar disa fotografi të hapësirës së zyrës në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...