web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Lajmi i hidhur, shtyhen ndeshjet e Serisë A

21 Prill 2025, 10:53, Sport CNA

ZYRTARE/ Lajmi i hidhur, shtyhen ndeshjet e Serisë A

Të gjitha ndeshjet e Serisë A, të planifikuara për këtë të hënë, janë shtyrë për datë tjetër.

Vendimi u mor, pak minuta pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Lega Serie A në një komunikatë për shtyp njofton se: “Pas ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Lega Nazionale Professionisti Serie A njofton se ndeshjet e planifikuara për sot të kampionateve të Serie A, Enilive dhe Primavera 1 shtyhen në një datë që do të përcaktohet”.


Më poshtë janë ndeshjet e shtyra:
SERIE A:
Torino-Udinese
Cagliari-Fiorentina
Genoa-Lazio
Parma-Juventus

PRIMAVERA:
Roma-Udinese
Monza-Sasuolo
Sampdoria-Torino.





Lajmet e fundit nga