Bologna “trondit” Interin, goli me roveshatë vendos sfidën
Bologna triumfoi minimalisht ndaj Interit, në një ndeshje ...
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, stadiumet shqiptare, nga Superiorja e deri tek nivelet më të ulëta, kanë zgjuar një interes të madh. Kthesa vjen nga një “tifozeri” e re që shfaqet si për mrekulli çdo katër vjet.
Ata që më parë nuk shfaqeshin as për derbi, tani janë ulur në tribunat e stadiumeve periferike, në qytete që dikur i kujtonin vetëm në fushatat e mëparshme. Kudo ku mblidhen më shumë se dhjetë persona, “rrjedh” menjëherë një i interesuar nga elita politike, që për një çast bëhet tifoz, ekspert futbolli, dhe mik i madh i lojtarëve, trajnerëve, e madje edhe i kujdestarit të fushës.
Kjo prani nuk është tjetër veçse një teatër i vjetër, me aktorë të njohur, por me skenografi të përditësuar. Klube që për pjesën më të madhe të vitit janë të harruara, të lëna në mëshirë të fatit, dhe që funksionojnë falë mundit personal të presidentëve, bizneseve vendore dhe dashurisë për sportin, papritur përqafohen nga figura që deri dje nuk pranonin as të dëgjonin për hallet e tyre.
Nuk është rastësi që shumica e klubeve janë ende nën varësinë direkte ose indirekte të pushteteve lokale, duke u përdorur si monedhë politike në kohë zgjedhjesh dhe të braktisura menjëherë pas rezultatit elektoral. Nuk ka politika afatgjata, nuk ka investime strukturore, nuk ka reforma për të forcuar sistemin sportiv, ka vetëm lëmosha, ndonjë premtim për stadium “të ri” ose “rikonstruksion”, që më shumë duket si përsëritje premtimesh të vjetra.
Në tribunat e ndeshjeve, sheh fytyra që të përshëndesin me përulje të sforcuar, që takojnë lojtarë dhe trajnerë si të ishin pjesë e një projekti të përbashkët për ringritjen e sportit. Presidentët e klubeve, që me vite kanë hedhur para nga xhepi, ndihen në siklet para këtij entuziazmi të papritur dhe, shpesh, hipokrit. Sepse askush nuk i ka pyetur më parë se çfarë i nevojitet klubit, çfarë duhet ndryshuar, apo si mund të ndihmohen për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm sportiv.
Ligji i sponsorizimeve, i mbetur që nga viti 1994, është bërë ndërkohë si një personazh tragjik i një telenovele pa fund. Premtohet në çdo fushatë, por asnjëherë nuk miratohet apo përditësohet. Futbolli shqiptar s’pret më të jetë si në Gjermani apo Angli, kërkesa e vetme është që të arrijë së paku standardet e Kosovës. Por edhe kjo mbetet një ëndërr që përsëritet çdo katër vjet, për t’u harruar menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit.
Në një vend të vogël e të varfër, shpresa vdes e fundit. Por gjithsesi, është legjitime të shtrohet pyetja: deri kur? Sepse nëse kjo farsë vazhdon, një ditë jo shumë larg, tribunat e këtyre stadiumeve do të jenë bosh. Fushat do të jenë të rrënuara. Klubeve do t’u ketë humbur zëri dhe komuniteti nuk do ketë më as nerv, as vullnet, për të dëgjuar edhe një herë tjetër të njëjtën gënjeshtër të recituar me zell fushate. Dhe atëherë, politika do të kuptojë, por si gjithmonë, shumë vonë, se stadiumet nuk janë për fushata, por për respekt, investim dhe vazhdimësi.
Bologna triumfoi minimalisht ndaj Interit, në një ndeshje ...
Skuadrat londineze nuk zhgënjyen në ndeshjet e javës së 33...
Partizani B ka siguruar pjesëmarrjen në Kategorinë e Dytë ...
Kategoria e Parë luajti javën e fundit, ku nuk kishte surp...
Pritjes disa vjeçare i ka ardhur fundi. Flamurtari është r...
Java e 35-të e Superiores uli siparin pasditen e së shtunë...
Duke nisur nga ora 15:00, luhen gjashtë ndeshjet e javës s...
Këtë të diel, do të luhen ndeshjet e fundit në Kategorinë ...
Merkato e verës pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme ...
Në një nga momentet më delikate të sezonit, Barcelona përb...
Me afrimin e fundit të sezonit, Premier League po përjeton...
Java e fundit do të japë të gjitha verdiktet për skuadrat ...
Barcelona ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit ...
Dinamo pësoi një tjetër humbje në këtë fund kampionati. Bl...
Kampionati i këtij sezoni, duket një nga më të luftuarit e...
Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Egn...
Bylis triumfoi minimalisht ndaj Partizanit, duke hedhur nj...
Teuta triumfoi minimalisht ndaj Tiranës, duke siguruar mat...
Superiorja është futur në fazën vendimtare. Me vetëm dy ja...
Armando Broja do të luajë ndeshjen e dytë radhazi si titul...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident u rregjistrua rreth orës 01:00 të së dielës, ...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Pas muajve të trazuar të një konflikti të hapur me Shtetet...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...