web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bylis surprizon Partizanin, Elbasani futet në katërshe

19 Prill 2025, 17:29, Sport CNA

Bylis surprizon Partizanin, Elbasani futet në katërshe

Bylis triumfoi minimalisht ndaj Partizanit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.

Ballshiotët mbajnë vendin e shtatë me 39 pikë, 1 më shumë se Skënderbeu i vendit të tetë, me të cilët do të përballet javën e fundit.

Partizani humb vendin e katërt dhe zbret në vendin e pestë me 50 pikë. Vendin e katërt e ka marrë Elbasani me të njëjtën kuotë pikësh, pas barazimit me Vllazninë.

Partizani dhe Elbasani do të përballen mes tyre në javën e fundit të kampionatit.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga