web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Dinamo "blindon" portë, firmos lojtari që spikati në Superiore

15 Korrik 2023, 16:58, Sport CNA

ZYRTARE/ Dinamo "blindon" portë, firmos lojtari që spikati

Edmir Sali është lojtari më i ri i Dinamos. Klubi kryeqytetas, ka njoftuar këtë të shtunë, firmën me portierin 25-vjeçar.

Sali ishte pjesë e Kastriotit në sezonin e fundit, ku spikati me paraqitjet e tij.

Portieri e njeh mirë kampionatin, pasi përveç Kastriotit, ka luajtur edhe për skuadra si Flamurtari dhe Kastrioti.

“Ditën e sotme në prani të presidentit Bardhi, portieri vlonjat firmosi kontratën e re që e bën pjesë të bluve të kryeqytetit në sezonin e ri.

25-vjeçari më herët ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe Laçit ndërsa në dy sezonet e fundit ka mbrojtur portën e Kastriotit”, shkruan klubi.





Lajmet e fundit nga