web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Cesena merr vendimin për të ardhmen e Shpendit

21 Gusht 2024, 12:21, Sport CNA

ZYRTARE/ Cesena merr vendimin për të ardhmen e Shpendit

Cristian Shpendi, do të vazhdojë të jetë pjesë e Cesenas të paktën edhe për një tjetër sezon.

Drejtori sportiv i klubit italian, Fabio Artico, zbuloi se palët kanë rëndë dakord për të rinovuar kontratën për katër sezone të tjera.

“Me Shpendin dhe menaxherin e tij kemi gjetur akordin të shtunën kur ishim në Bentegodi, Cristian meritonte një vlerësim dhe do të firmosë një kontratë katërvjeçare. Kur do ta bëjë, ndryshon pak, por çdo gjë është e kryer. Mendoj se do të vijë sapo të mbyllet merkato.”, deklaroi ai.

Shpendi është një prej sulmuesve shqiptarë më në formë të momentit. Këtë sezon luan me Cesenan në Seria B.

Ashtu si dhe në Seria C, 21-vjeçari e ka nisur kampionatin duke shënuar gola. 2 gola për të fituar 2-1 përballë Carrarese, ndërsa kujtojmë se dhe 2 gola të tjerë i ka shënuar në po kaq ndeshje të Kupës së Italisë.





Lajmet e fundit nga