Procesi drejt fundit/ Numërohen 89% e votave për subjektet politike në Kosovë
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka folur për herë të parë, pas rinovimit të kontratës me kombëtaren kuqezi.
Në intervistën e dhënë për Tv Klan, tekniku kuqezi foli për eksperiencën në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, si dhe komentoi zgjatjen e marrëveshjes me FSHF për të vazhduar projektin e nisur në drejtimin e Shqipërisë.
Gjithashtu, trajneri Silvinjo foli edhe për ndeshjet e UEFA Nations League, ndërsa shtoi se objektivi i së ardhmes është kualifikimi në Botëror.
Më poshtë intervista e plotë:
Europiani i Gjermanisë, i keni analizuar edhe njëherë ndeshjet, tashmë me mendje të ftohtë, çfarë do të kishit bërë ndryshe? – Ka ardhur momenti të flasim për gjithçka ka ndodhur në këtë një vit e gjysmë punë. Një cikël i parë i rrugëtimit që kemi bërë bashkë. Një rrugëtim shumë i bukur, të shkosh të luash për herë të dytë në finalet e një Europianit, është diçka historike. E dimë të gjithë, edhe njerëzit, që nuk është e lehtë të arrish deri atje. Por kur arritëm gjetëm një grup të fortë dhe të vështirë. Por unë isha i kanaqur për këtë. Të përballesh më Italinë dhe Spanjën që fitoi Europianin si dhe Kroacinë një skuadër e jashtëzakonshme. Në fakt pas ndeshjeve është e lehtë të bësh analizën. Sigurisht ka gjëra që duhet të ishin bërë ndryshe, por unë shkova me mendimin që të përfaqësonim sa më mirë një komb. Edhe lojtarëve ju kisha thënë, me çdo kusht duhet të ishim në lojë në çdo ndeshje. Me Italinë bëmë mirë, ndeshja me Kroacinë edhe mund të ishte fituar. Ky është një kampionat i vështirë dhe me shumë rreziqe. Çdo gabim është një gol i pësuar. Jam shumë i kënaqur me futbollistët por sigurisht, gjithmonë ka diçka për të përmirësuar. Ndryshuam modulin për ndeshjen e dytë duke shtuar një lojtar në mesfushë, por në përgjithësi kemi bërë shumë mirë.
Në aspektin personal por edhe si trajner i Kombëtares, çfarë keni përfituar, cilat janë mësimet që morët nga finalet e Europianit? – Kemi mësuar shumë, eksperiencë e shkëlqyer. Si bashkëpunëtor kam qënë në Kombëtaren e brazilit në Botërorin e Rusisë. Edhe Europiani ka një nivel të njëjtë. Ne kemi një skuadër të re dhe kjo është e bukura. Kemi luajtur kundër lojtarëve dhe skuadrave shumë të forta. Të shkosh atje është një luks, për ne ishte çmenduri. Në aspektin personal mësova shumë. Çdo gabim të kushton shumë sepse niveli i garës është shumë i lartë. Lojtarët e dinin mirë këtë, që nuk lejohet të gabosh sepse pëson dhe del menjëherë jashtë loje. Është një eksperiencë e madhe edhe për lojtarët. Niveli i përqendrimit ishte shumë i lartë.
Pas finaleve erdhi edhe rinovimi i kontratës. Besoj se keni dashur të përqendroheni fillimisht tek Europiani e më pas të mendonit për rinovimin që besoj se nuk ishte diçka e vështirë për t’u arritur? – Jo, absolutisht jo. Në fakt ishte një dëshirë e Federatës dhe e jona, por ishte Europiani. Kemi logjikuar mirë të dyja palët, si Federata ashtu edhe ne si staf. Mendimi jonë ishte të punonim fort për Europianin, për të shmangur edhe gabimin më të vogël, në mënyrë që të mos humbnim përqendrimin. Gjëja më e rëndësishme në atë moment, ishin futbollistët, ishte një komb i tërë, ishin 3 milionë këtu e 10 milionë jashtë Shqipërisë. Për ne si staf është një avantazh të vazhdojmë punën përpara pas një rezultati të mirë. Sot ne nuk nisemi nga zero me Kombëtaren shqiptare. Sot ne nisemi nga më shumë se 50% njohje të ekipit dhe lojtarëve. Tashmë duhet të përmirësohemi, të shkojmë pas shumë futbollistëve të tjerë që mund të na shërbejnë. Ne jemi të kënaqur pasi njohim Tiranën, Federatën, njohim shqiptarët, kështu që rinovimi për ne ishte i lehtë.
Tashmë rinis puna, por me ndeshjet e Nations League. A keni një ambicje për këtë garë, apo këto ndeshje do të shërbejnë si përgatitje për kualifikueset e Botërorit, që është një qëllim shumë më i rëndësishëm se Liga e Kombeve? – Ka një ëndërr, një dëshirë dhe një objektiv për të shkuar në Botëror. Por ndërkohë kemi një kompeticion të rëndësishëm si Liga e Kombeve. Unë nuk e konsideroj si një moment kalimtar për të marrë eksperiencë apo për t’u përgatitur. Objektivi i parë është të përmirësojmë skuadrën, të gjejmë lojtarë të rinj. Kjo është Kombëtare, dhe si e tillë është e hapur. Nëse ka një lojtar që na shërben, atëherë ai do të vijë. Liga e kombeve është e vështirë, dhe kemi një grup të vështirë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Çekinë. Ne do të luftojmë për çdo pikë. Nuk do të jetë e lehtë por ne do të futemi në çdo ndeshje për të fituar.
Pas UEFA Nations League vijnë kualifikueset e Botërorit. A keni një plan për të ndryshuar diçka në skuadër, ndoshta mënyrë tjetër loje, apo mentalitet tjetër? Cili është mendimi juaj tani për tani? – Unë mendoj se ka gjithnjë vend për përmirësim. Përtej modulit, ne kemi një bazë të mirë, praktikisht 70 apo 75% të grupit e kemi, por kemi lojtarë që vijnë me shumë eksperiencë pas Europianit. Lojtarët kanë kuptuar një gjë që për mua, për Federatën dhe për Shqipërinë, përtej modulit, eksperiencës, lojtarëve, cilësisë teknike, ajo që nuk negociohet është zemra dhe shpirti i skuadrës. Lojtarët e dinë që këtë duhet ta kenë si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje sepse kjo na çoi në Europian. Dëshirën dhe shpirtin e skuadrës e kanë kuptuar edhe njërëzit, që shpirti dhe zemra është aty në fushë.
Joao Felix është lojtari më i ri i Chelsea-t, ndonëse zyrt...
Shqipëria do të nisë rrugëtimin në UEFA Nations League më ...
Ndarja e futbollistit Alvaro Morata, nga partnerja e tij, ...
Elmando Gjini është larguar zyrtarisht nga Teuta. Mbrojtës...
Milani ka marrë një goditje të madhe, para ndeshjes me Par...
Janë mbyllur dy sfidat e fundit për javën e parë në Superi...
Janë mbyllur pjesët e para në dy sfidat e fundit të javës ...
Skënderbeu ka kaluar në avantazh ndaj Elbasanit. Elvis Pre...
Janë publikuar formacionet zyrtare për dy ndeshjet e fundi...
Sfida mes Laçit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e parë t...
Mirlind Daku nuk ndalet së shënuari në Rusi. Sulmuesi i Sh...
Ilkay Gundogan është mesfushori i radhës që largohet nga k...
Marash Kumbulla bëri një lëvizje të rëndësishme në këtë me...
Sezoni i ri futbollistik 2024-2025 ka nisur tashmë edhe pë...
Partizani vazhdon të jetë ende pa trajner. Të kuqtë largua...
Cristian Shpendi nuk ndalet së shënuari në këtë fillim sez...
Në ndeshjen e Kupës së Zvicrës mes Zug dhe Zurich, u regji...
Dinamo e nisi me humbje sezonin e ri, teksa u mposht nga E...
Egnatia e nisi kampionatin me fitore. Kampionët në fuqi, t...
Antonio Conte e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar p...
Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për su...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Rado...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...