web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Broja me skuadër të re, zbulohen detajet e transferimit

21 Gusht 2024, 10:18, Sport CNA

Broja me skuadër të re, zbulohen detajet e transferimit

Armando Broja u ka dhënë fund dilemave dhe do të qëndrojë në Premier League, kampionat që e njeh shumë mirë.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka treguar se 22-vjeçari shqiptar ka pranuar të huazohet te skuadra e Ipswich Town.

Pasi Chelsea u dorëzua ta shiste këtë verë, palët kanë rënë dakord që ai të huazohet dhe duket se Ipswich është zgjedhja e duhur, ku paga do të mbulohet nga “Blutë”.

Gjithashtu kanë rënë dakord që “Traktorët” do ta transferojnë menjëherë Brojën verën e ardhshme për 30 milionë paund, nëse arrihet mbijetesa.





Lajmet e fundit nga