web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Bregu firmos me Dinamon, zbulohen detajet e kontratës

7 Gusht 2024, 18:33, Sport CNA

ZYRTARE/ Bregu firmos me Dinamon, zbulohen detajet e kontratës

Dejvi Bregu është zyrtarisht një lojtar i Dinamos. Sulmuesi rikthehet të luajë në Superiore, ku ka spikatur në të kaluarën.

Zyrtarizimi i transferimit ka ardhur nga vetë klubi i Dinamos, që njofton se ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Bregun.

NJOFTIMI I KLUBIT:

 Dejvi Bregu vishet blu!

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e një emri të njohur të futbollit shqiptar, si Dejvi Bregu. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë goditjen e madhe, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin vlonjat.

Bregu luan në të dy krahët e sulmit, por edhe si numër 10. Futbollisti 28-vjeçar është aktivizuar në vendin tonë me Flamurtarin, Luftëtarin, Skënderbeun dhe Teutën. Ai ka luajtur gjithashtu në dy kampionate të huaja, në Turqi dhe në Poloni.

Dinamo City siguron kështu një lojtar cilësor me eksperiencë, që pritet ta ndihmojë për arritjen e objektivave të sezonit të ardhshëm. Mirsevjen në familjen blu, Dejvi Bregu!





Lajmet e fundit nga